Luli është i djathtë apo i majtë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Dilema në se Luli është i majtë apo i djathtë, ka shoqëruar shumicën e “gardës së vjetër” shumë vite më parë, madje qysh me krijimin e KOP-it. Kjo jo vetëm për faktin se Luli nuk kishte fare kontribute në PD, por edhe sepse ai nuk njihej si përkrahës dhe mbështetës i të djathtës derisa Berisha e afroi pranë vehtes. Pavarsisht se Luli u “zgjodh” me shumicë votash kryetari PD, mendoj se ai nuk mund të konfirmohet plotësisht dhe pa asnjë hezitim, si lideri i të djathtës në Shqipëri.

Të jesh i djathtë nuk është edhe aq e lehtë, (por edhe te jesh i majtë) pasi e djathta njeh si ideologji politike substancën dhe jo formën, pasi e djathta bazohet mbi vlera universale. Padyshim këto vlera të së djathtës, nuk mund të tjetërsohen sa hap dhe mbyll sytë, pasi janë thesare të çmuara. Kurse e majta padyshim është progresiste, pasi me kohë ka zëvëndësuar gjithçka të vjetër me qasje dhe vlera të reja duke qenë e vetëdijshme në rolin dhe misionin e saj. Në rast se je i djathtë, nuk është çështje deklamimi por mënyrë reagimi dhe kulture qytetare dhe shoqërore, e cila shprehet çdo ditë në reagimet e tua si qytetar, politikan apo kryetar partie.

Sot në terrenin politik shqiptar, ka dy kahe politike, që janë pothuajse të dyja të majta, pasi e djathtë nuk është as PD dhe as Luli, që nuk kanë asgjë të përbashkët as në substancë, as në përmbajtje dhe as në formë. Partia e Luli realisht nuk është një forcë e djathtë, dhe këtë e përforcon substancialisht fakti se, edhe kur bëjnë mbledhje të grupit parlamentar, mbizotëron togfjalëshi standard si psh “ti je tradhëtar, ti je i shitur, ti je i blerë, qepe gojën, ulu aty”, apo arrihet deri aty sa shkohet edhe në dhunë verbale dhe fizike.

Një parti dhe një kryetar i djathtë nuk toleron dhe nuk stimulon në mbledhjen e kryesisë apo grupit parlamentar, që “akuzat” për kundërshtarin të kthehen në skena luftarake ndaj çdo zëri kundër. Luli në çdo dalje publike nuk dëgjohet të ketë prezantuar asgjë të djathtë në substancë, por vetëm sa ka urdhëruar servilët dhe jeniçerët e tij, “të punojnë me orë të zgjatura e të përgatitin fjalime, që të kenë një perfomancë të admirueshme në parlament”.

Pra Luli u jep porosira dhe urdhëra “prurjeve të reja” të kenë kostume dhe kollare të shtrenjta, (por jo atlete) të flasin lirshëm në foltore dhe jo budallalliqe, “ta godasin qeverinë atje ku nuk e pret” duke i transforumuar ata në paramilitarë dhe jo deputetë dinjitozë. Mënyra se si Luli i trajton deputetët e tij (kryesisht të rinjtë) është tipike e majtë, duke i drejtuar ata tek mënyra e majtë e zhvillimit të luftës brënda Parlamentit. Fare lehtë konstaton se në sallën e Parlementit sot janë dy forca të majta, nga njëra anë PS e Ramës (një e majtë progresiste) dhe nga ana tjetër PD e Lulit një e “majtë” kopjace.

Rama pothuajse në çdo debat elektoral dhe parlamentar, publik dhe politik, ka arritur ta tërheqë Lulin në fushën e tij, duke e detyruar atë të merret me broçkulla apo të recitojë fjalime pa kuptim. Luli formalisht është i djathtë, por bazën e ka të majtë, sepse veç të tjerave rëndësi ai gjithmonë i jep e formës dhe jo përmbajtjes. Me këtë

mentalitet politik, ai po formëzon edhe deputetët e rinj, të cilët duhet thënë se akoma e shohin atë si Zeusin e PD. Edhe zgjedhja e Ruçit si kryetar Parlementi, ishte një kurth i pastër që Rama i ngriti Lulit, duke e detyruar atë të bëjë spektaklin e rradhës para kamerave brënda dhe jashtë sallës. E “djathta” e Lulit ka kohë që është e përfshirë vetëm në “spektakle” televizive, duke mos evidentuar në asnjë rast se cili është misioni i saj si “forcë politike e djathtë” siç pretendon që është.

Ndoshta ka ardhur koha që Luli, të deklarohet me maturi, “qetësi e dashuri”, nëse është një lider i konfirmuar nga baza, dhe nëse vija e tij ideologjike është e djathtë, apo më e majtë se e majta në Shqipëri. Sinqerisht kjo do ta lehtësonte shumë imazhin dhe rolin e tij si lider, apo thjesht kryetar i përkohshëm partie.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Luli është i djathtë apo i majtë?”

  1. bregdetari says:

    LULI ESHTE KRYETAR NE NJE PARTI TE VETEQUAJTUR TE DJATHTE E CILA KA DREJTUAR PER SA KOHE KA QENE NE PUSHETET ME AKTE POPULISTE MAJTISTE POR ME DOREN E DJATHTE DHE KEMBEN E MAJTE.
    AMALGAMA E PERBERJES SE KESAJ FORCE POLITIKE ESHTE E DESTINUAR TE SHKERMOQET DHE TE SHKATERROHET DUKE MARRE DREJTIMIN E ORIGJINES.

    1. Zagro says:

      Luli nuk eshte as PD-ist, as i majte, as i djathte dhe as i qendres. Luli eshte Salist. Tani te gjithe e dime qe Saliu eshte komunist i thekur qe nga vitet 70′. Por fakti është që Luli shkon nga fryn Saliu.

  2. bregdetari says:

    DHE VETE LULI NUK DI SE CA ESHTE !

  3. Lili says:

    Luli eshte i perzgedhuri i klanit serb,qe u pregadit nga serbet, edhe do qendroje aty derisa investimet serb ne porto romano, ne minier edhe ne shume aset tjera te jene aty. Kur te shiten, lulin e ´degazhojné vete serbet.

  4. shushica says:

    Qe te jesh i majte apo i djathte ,natyrisht para se gjithash duhet te jesh parti .Por PD ne radhe te pare as ka qene ,as eshte dhe as do te jete parti ,deri sa te jete gjalle Berisha.PD eshte nje grummull njerezish ku perfshihen ,ish pinjolle te bashkepunetoreve te pushtuesve ,ish pronare me ideologji orientale anadollake ,nje numer i konsiderueshem ish ekstremiste komuniste dhe aventuriere ne kerkim te pasurimit te shpejte,lumpen proletare anarkofashiste.Ne fillimet e veta pati edhe intelektuale dhe te rinj me orientim liberal ,por tashme ata nuk bejne pjese ne kete grupim.Si rrjedhim qe PD te shnderrohet ne parti ,pastaj te jete e djathte ,duhet te rithemelohet krejtesisht me fytyra e ide te reja te frymezuara nga liberalizmi i qendres se djathte europiane ,gje qe aktualisht ,as nga Basha ,as nga kundreshtaret e Bashes eshte e pamundur te realizohet.Kalimi nga socializmi doktrinar ortodoks ne kapitalizem ne Shqiperi u realizua nepermjet nje shndrrimi anarkofashist regresiv ,reaksionar ,shkaterrues i struktures ekonomike ,shkencore ,arsimore ,morale dhe psikoĺogjike te shoqerise te udhehequr nga Berisha ,nen ndikimin e qarqeve serbo greke dhe lobeve te tyre amerikane dhe perendimore.Kjo ishte hakmarrja ndaj Shqiperise qe realizoi si petendimi ashtu edhe lindja..Natyrisht kjo hakmarrje ishte dicka e vecante ,kriminale pa krahasim me vendet e tjera.Duket qarte akoma ,kur gjithe lindja ,pa asnje kusht u pranua ne BE dhe NATO….nderkohe qe tentohet hapur pranimi i Serbise perpara nesh,megjith luftrat dhe krimet e tmerreshme qe ata bene ne vitet 90…Vitiet enfundit dicka po leviz ,nen ndikimin gjerman dhe amerikan ,por gjithmone shume ngadale.

  5. Gudari says:

    Luli eshte gjinia asnjeanese. Pr
    a si puna mushkes qe ka baba gomarin Sali

    1. Erka says:

      Karrieristi me i ndyre qe ushqen toka per momentin ky eshte lyli. Nuk gjeje fjale per te pershkruar kte njeri te vrazhde.

  6. taraboshi says:

    Kur Luli nuk din me ba asnje pune si ka me e dite a eshte i majte a i djathte Por une di nje gja qe kur bete premtime ne fushate ato ishin jo socialiste por komuniste si(mjeksi falas arsim falas librat falas ushqim falas ne cerdhe kopshte dhe te gjitha shkollat dritat ujnat falas gjysma e popullsise dyfishim rrogash e pensionesh)dhe me keto premtime aj fitonte 10 5% ÷te votave qe do vinin e kerkonin pashaporta shqiptare edhe 5% e gjermanve .Ja ky eshte Lul mzvria .

  7. taraboshi says:

    He prap nuk po e botoni komentin e taraboshit .

  8. nikolla says:

    LULI SHKERDHAT

  9. uskania says:

    Luli dhe ata që e komandojnë janë të majtë.Madje, të majtë revolucionarë.Bëhet qeveri e vogël, nuk e duan.Vendoset ligj për pagim energjie dhe uji , nuk duan.Prishen ndërtimet pa leje, nuk e duan. Një dy dhe i bëjnë thirrje popullit të marrin zyrtarët e shtetit dhe ti zvarritin rrugëve si revolucioni kulturor kinez.Doni më?

  10. wow says:

    as i djathte as i majte por nje koqe qe nuk di cfare ben .

  11. sadna babul ka bidai says:

    SI NE TE MAJTE ,SI NE TE DJADHTE HYN PASARDHESIT QE DIN GJERAT E TYRE DHE NUK KA TE BEJ FARE ,NE OPOZITA NUK HYN NJEREZ SI DERRI NE THES .NUK MUND TE THUASH E FUTI KY APO AI

  12. Ron says:

    po edi rama eshte i djathte apo i majte? se deri tani e shkriu popullin ne taksa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *