Vasili "shpërthen" ndaj Ramës: Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në

8 Tetor 2017, 16:41Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë të pak ditëve më parë në lidhje me futjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël.

Përmes një statusi në Facebook, Petrit Vasili shkruan se mijëra qytetarë që kanë biznes të vogël dhe mbajnë familjen me të janë në ankth.

Sipas Vasilit, “TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë dhe se rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike”.

Statusi i Petrit Vasilit:

Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël.

Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.

TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.

Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.

Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.

Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.

Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shëndrruar në marionetë të oligarkisë.

Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.

21 komente në “Vasili “shpërthen” ndaj Ramës: Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në”

  1. bruna says:

    TVSh seshte ndonje qamet I madh sic e beni juve.Paguhet ne te gjithe boten dhe keto shpifjet dhe sharjet sduken mire. Apo vetem kete te kane udhezuar te besh ne veprimtarine tende si deputet o vasil.

  2. Fuati says:

    Dikur e ke patur aleat kete qe e shan kaq shume more. Je njefigure shume e rrenuar o Petrit Vasili.

    1. joel shkodra says:

      Ke te drejte, aleate kane qene, por sot me shume shan E. Rama ata te LSI-se. Te dyja palet, a thua se nuk kane qene bashke. Por me shume keto sharje nuk i kane hije kryeministrit qe ben sikur nuk kane qene bashke.

  3. nikolin says:

    Ne vend te flasesh gjera me mend dhe te pergezosh kete reformed dhe nisme te ish aleatit tend, je bere si shares qe paguesh nga taksat e popullit

  4. Erol says:

    Vasili eshte hajdut

  5. Ledia says:

    Z.Vasili paskeni harruar faktin qe bizneset e vogla nuk paguajne tatim fitim. Aplikimi i TVSH dhe per bizneset e vogla do te detyroje te gjitha bizneset te mos pranojne mallra pa fature tatimore, pra ulja e informalitetit do te jete e ndjeshme.

  6. Alban says:

    Ky ndrriti shendetesine po merret me ekonomine.

  7. Illy says:

    Sa me shume nderhyn qeveria ne sistemin ekonomik duke percaktuar cmime tavan ose dysheme, me xhiro te diferencuara, me kufizime apo lehtesira per grupe te caktuara, aq me shume rritet informaliteti dhe shmangia nga detyrimet nga bizneset ne vend.

  8. Korçari says:

    Humbje e madhe për Shqipërinë që ky Lolua i Like Floririt nuk na u bë dot kryeministër.

  9. Vana says:

    Turp te kesh o Petrit po shan qeverine qe ke bashkeqeverisur deri dje.

  10. Orgest says:

    kur shani ju te tjeret si marioneta te oligarkise… po ku e gjeni guximin moral te pakten se kjo eshte me e habitshme? Po ti marionete e kujt ishe me ato tenderat ne ministrine e shendetesise? a ka oligarki me te madhe se lsi.shpk???? qe edhe drejtimin e partise ja le gruas trashegimi, me keq se koreja e veriut???

    Edi Rama i ka sjelle shume deme ekonomise dhe biznesit ne Shqiperi, qe nga tatimi mbi te ardhurat me nivele, qe nga heqja e tatimit te sheshte 10% per bizneset, dhe ne gjithe keto aventura ekonomike ju keni qepur gojen dhe e keni votuar pa guxuar te thoni nje cerek fjale. Sot qe me ne fund i erdhen mendte dhe po merr nje mase qe do te godase informalitetin ne kete vend dhe do ktheje konkurrencen ne treg, ti si nje demagog patetik dhe populist e kundershton, thjesht sepse tani je ne kampin tjeter.

    Nuk e kuptoj si mund te dalesh kunder kesaj nisme qe zhduk deformimin e tregut? Ne gjithe vendet e botes, te gjithe bizneset jane subjekt TVSH pavaresisht xhiros vjetore, sepse ai qe e paguan tvsh eshte konsumatori final. Vetem ne Shqiperi bizneset deri ne 5 milion nuk jane subjekt te TVSH duke bere qe shume te abuzojne ne kurrizin e bizneseve si ne te tjeret qe paguajme.

    Turp te te vije per keto qe shkruan, sharlatan dhe injorant i ekonomise.

  11. Ana says:

    Mendoj se futja e biznesit te vogel tek skema e TVSH-se do te sjelle uljen e kontrabandes sepse bizneset e vogla nuk do te pranojne mallra pa fature TVSH

  12. Syti KORITA says:

    BRAVO te qofte Peco Vasili!!! Per 4 vitet qe shkuan Ti i serviloseshe K/Ministrit ! ” te Paditur dhe mizor” , ” marionet e oligarkise ” ” medioker K/minister ” …” nga arroganca e shkollepakut “, ” nepsqar ” ?! Sa POSHT ke rrene o Peco Vasili !!!

  13. artan says:

    Sa here ta shoh fytyren tende te shemtuar o Vasillaq, me perzihen zorret.

  14. eraldo says:

    Biznesi i vogel nuk do preket fare nga kjo gje dhe ti e di shume mire. kjo mase thjesht sa rregullon tregun. biznesi i vogel sot faturat e blerjes i ka me tvsh, tani do te kete dhe ato te shitjes. nderkohe qe perfitimi per ekonomine eshte i madh sepse eliminon informalitetin pasi sot shume biznese kane shfrytezuar kete fashe per tu mbrojtur, duke na demtuar te gjitheve.

    perse nuk i thoni gjerat xhanem? edhe kur behet nje gje e hajrit ne vend ta mbeshtesni e kundershtoni… xhanem dihet historia e shpk suaj…

  15. Alidemsi vjeter says:

    Nuk e nderojne figuren tende politike qe ti perfaqeson Z. Vasil Petriti shprehje te tilla ordinere ne adresen e ish aleatit tuaj.Te kujtoj si Dr. Petrit Vasili,, por me ndryshimin e vijes tuaj politike te Leshelise, e meriton emrin e mesiperm .

  16. Alban says:

    Kete Vasilin e kuptoj se ka mentalitet komunist. Tvsh eshte takse e konsumatorit fundor nuk la te beje me kosto per biznesin. Ky qe kujdeset per biznesin e vogel te ule shpenzet si deputet se mbahet nga taksat e ketij biznesi.

  17. mik says:

    Ka 27 vjet qe Shqiperia mundohet te ngrihet, dhe ” bijt” e saj nuk e len !! Tri partite kryesore ” flasin” kunder krimeve te njera-tjetres, por asgje nuk ndodh !! A nuk asht ky nje tregues qe te gjitha partite nje m… jane ?! Kujt duhet ti besojm ?

  18. prizem says:

    Tit Vasili mba shenim:
    Ishte: Grosisti shiste mallin te ata te pakices 85 leke + 15 leke TVSh te paguar nga ai vete = 100 leke
    U be: Grosisti shet mallin te ata te pakices 85 leke. Ky i pakices paguan 15 leke TVSh qe do te thote kostua eshte e njejte per te, pra 100 leke. Benefiti eshte qe ulet evazioni.
    Mbylli shenimet tani dhe mer Met kaponon ne tel.
    Tung

  19. Felioni says:

    Vasili mashtrusi me pasaporte jep mend per shtetin

  20. Klea says:

    Ky genjen per punen e tvsh …ajo e ben me mir biznesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje