Vasili “shpërthen” ndaj Ramës: Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë të pak ditëve më parë në lidhje me futjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël.

Përmes një statusi në Facebook, Petrit Vasili shkruan se mijëra qytetarë që kanë biznes të vogël dhe mbajnë familjen me të janë në ankth.

Sipas Vasilit, “TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë dhe se rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike”.

Statusi i Petrit Vasilit:

Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël.

Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.

TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.

Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.

Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.

Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.

Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shëndrruar në marionetë të oligarkisë.

Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...