Grabisinin qytetarët natën te Kodrat e Liqenit, pranga 4 adoleshentëve

9 Tetor 2017, 13:13Kronika TEMA

Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, pasi kryenin vjedhje tek kodrat e Liqenit Artificial.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit: • E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë • K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë. • E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë • A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:

– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”,

shtetasit L. R. – 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”,

shtetasit K. Gj. – 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”,

shtetasve T. H. dhe R. C. – 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.

– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.

– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.

– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Një krehër pistolete pa fishekë.

– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 193-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje