Ruçi pret Danielsson: Shumë shpejt Komisioni për reformën zgjedhore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Christian Danielsson.

Gjatë bisedës, Ruçi ka theksuar se “mes forcave politike shqiptare nuk ka diferencime sa i përket rrugës së integrimit të vendit për në BE” dhe se “sa i takon integrimit, pavarësisht qasjeve të ndryshme të forcave politike, qëndrimi i tyre është i njëjtë”.

Në mënyrë të posaçme, gjatë këtij takimi, z. Ruçi u ndal në veprimtarinë parlamentare të kësaj legjislature, duke nënvizuar hapat e hedhur në drejtim të konkretizimit të Reformës në Drejtësi, përmes miratimit të strukturave dhe organikës të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Kuvendi shumë shpejt do të konkretizojë dhe ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore.

Ndërkaq, në fjalën e tij, z. Ruçi bëri me dije se, aktualisht Kuvendi po shqyrton dhe do të miratojë së shpejti ligjin për pakicat kombëtare, i cili ka kaluar procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe është miratuar në dy komisione parlamentare. Po ashtu, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje vullnetin dhe angazhimin e tij që, shumë shpejt Kuvendi të miratojë Kodin e Etikës, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të etikës parlamentare në linjë me standardet europiane.

Nga ana e tij, Danielsson, vuri në dukje mjedisin pozitiv në Evropë për pranimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e saj dhe se Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo mundësi, duke përmbushur rekomandimet e BE-së për hapjen e negociatave. Z. Danielsson theksoi rolin e Kuvendit në përballje me sfidat e integrimit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *