Tension diplomatik Turqi-SHBA, arrestohet një tjetër zyrtar i konsullatës amerikane në Stamboll

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër-arrest për një punonjës të dytë të konsullatës amerikane në Turqi.

Reagimi vjen ndërkohë që ministri i Drejtësisë në Turqi i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndryshojnë vendimin e tyre për pezullimin e vizave për qytetarët turq.

Autoritetet turke njoftuan, pa dhënë asnjë arsye, se një punonjës i dytë i konsullatës amerikane në Stamboll ishte “ftuar” në zyrën e kryeprokurorit të qytetit për të dëshmuar, njoftoi AP.

Raportet thonë se punonjësi është një shtetas turk dhe zyra e prokurorisë tha se gruaja dhe fëmija i tij janë arrestuar gjithashtu për t’u marrë në pyetje.

Ai ndjek arrestimin e Metin Topuz, një qytetar turk i cili ka punuar në konsullatën e përgjithshme të SHBA-së në Stamboll. Ai thuhet se ka lidhje me klerin turk në mërgim Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Një gjykatë ka vendosur se Topuz do të mbetet në paraburgim, ndërsa lidhjet e tij me Gulen do të hetohen.

Arrestimi i Topuzit bëri që Shtetet e Bashkuara të njoftojnë se po pezullonin “të gjitha shërbimet jo-emigruese të vizave në të gjitha objektet diplomatike të SHBA” në vend, duke përmendur “ngjarjet e fundit” të cilat kanë “detyruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Turqisë për sigurinë e objekteve dhe personelit të misionit në SHBA”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Tension diplomatik Turqi-SHBA, arrestohet një tjetër zyrtar i konsullatës amerikane në Stamboll”

  1. Bert says:

    Rendë,shume rënde,eshte Erdogani.E hengri pushteti,e ka çmendur komplet.

  2. adi says:

    Tani e hengri amerika.
    Mire me korene e veriut qe prodhon bomba atomike.
    Po me truqine qe prodhon cifte ci duhej qe merej.
    Ka shume mundesi qe turqia ta ndaje ameriken nje pjese tja japi canadase nje pjese mexices kurse nje pjese mund ta mbaje vete.
    Apo nuk ka aleate turqia . Ka kosoven palestinen, ca jevgj ne afganistan, ca jevgj ne egjypt dhe patjeter gjithe jevgjit e arabise.
    Ka per tu tronditur bota.
    Sa mire ne qe e kemi muhabetin mire me turqine tani qe do behet superfuqi qe do i bjeri edhe amerikes edhe rusise edhe gjermanise . Ka shume mundesi qe guvernator te amerikes te vendosi ndonje nga kosova, te rusise ndonje nga maqedonia ndersa guvernator te gjermanise patjeter ndonje nga shqiperia e mesme. Prandaj mos u nxitoni me llotarine amerikane e duke ikur naten ne gjermani do shkoni si bossa andej do beni ligjin , ja edhe pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *