Ahmetaj tregon prioritetet për mandatin e dytë: Në fokus punësimi dhe investimet e huaja

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka zhvilluar paraditen e së martës një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka bërë një ekspoze të të dhënave ekonomike.

Në fjalën e tij, Ahmetaj ka deklaruar se prioritet i mandatit të dytë qeverisës do të jetë zbritja e shifrës së papunësisë nëpërmjet rritjes ekonomike.

Ndër të tjera, Ahmetaj ka bërë me dije se, Shqipëria tërheq 25 për qind të investimeve të huaja që bëhen në rajon dhe në këtë drejtim, sfidën kryesore e ka me Serbinë.

“Është koha të fokusohemi tek investimet për shërbimet prodhuese, për turizmin, etj”, ka vijuar Ahmetaj.

Një tjetër pikë ku është ndaluar ministri ka qenë kreditë e këqija, për të cilat tha se në korrik 2017 është regjistruar niveli më i ulët i tyre, 10 për qind më pak se koha kur PS mori pushtetin.

Gjithashtu, “kemi rritje të eksporteve me 12.9 për qind. Interesante janë eksportet që rriten në mënyrë konstante, pa përfshirë mineralet dhe energjinë. Sfida jonë tani është zgjerimi i gamës së eksporteve”, ka thënë Ahmetaj.

Sa për borxhin publik, Ahmetaj ka theksuar se, ky është viti i dytë që qeveria do ta mbyllë me bilanc pozitiv.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Ahmetaj tregon prioritetet për mandatin e dytë: Në fokus punësimi dhe investimet e huaja”

  1. fiona says:

    Pergezime ne detren tuaj ju uroj nje mandat te mbare, ndryshimi me cfare ka qene me pare eshte si dita me naten dhe pse ka akoma shume per te ndryshuar dhe nevoje per me shume pune, ja vlen te theksohet se cfare eshte arritur deri tani ne permiresimin e situates financiare ne vend eshte padiskutim dhe merite e juaja nepermjet politikave te duhura

    1. rozi says:

      me vjen shume mire qe po mendohet me shume seriozitet per punesimi me shume se kushdo tjeter po tregoni se keni vullnetin per ti sjelle gjithnjë e me shume përmirësime ekonomisë dhe vendit, shume suksese ne punën tuaj ne vazhdim

  2. alda says:

    Vlersime qeverise per iniciativen shume te gjetur per vazhdimin e plotikave te duhura qe ndihmojne rritjen e punesimit dhe terheqin investimet e huaja.

  3. Emiljano says:

    Eshte bere nje pune e mire persa i perket ekonomise dhe prioritete e vendosura ecin fiks me ato cka eshte bere deri tanu

  4. Bruno says:

    Per kete ju votuam qe ti beni

  5. Xeni says:

    Ec Beno se je danoc… ke punu

  6. Ari says:

    Ia vlen te besohet ne idete tuaja mbi ekonomine

  7. Luani says:

    Investimet e huaja duhet te jene nje prioritet per nje vend ne zhvillim si jemi ne. Investimet ne sektorin prodhues sidomos te cilat kane mundesi te punesojne shume njerez. Kjo do ta ulte papunesine. Bravo zoti Ahmetaj qe mendoni per nje stategji per uljen e papunesise.

  8. Klisman says:

    Me vjen mire qe MF ka perparesi turizmin.Turizmi duhet te jete nje nga fokuset kryesore ekonomike te vendit tone. JEmi te bekuar nga zoti per kete natyre qe kemi dhe duhet ta shfrytezojme ate maksimalisht duke I nxjerre perfitimet nga Turizmi, si dhe duke punesuar sa me shume njerez ne sektorin e sherbimit ne lidhje me turizmin.

  9. anisa says:

    nje pergezim per ministrin Ahmetaj I cili po fokusohet ne pikat kryesore te nxitjes ekonomike. Prodhimi vendas dhe eksporti I japin nje rritje te dukshme ekonomise.

  10. ilda says:

    Bashke me luften kunder informalitetit keto pika qe ministry ka theksuar jane pikat kyce per te rritur ekonomine. Suksese ne punen tuaj Beni.

  11. Luftimi says:

    Bravo zoti minister qe keni vendosur ne focus edhe investimet e huaja pasi investimi I tyre ne vendin tone do perkonte edhe me rritjen e punesimit. Ju lumte per punen qe keni bere deri tani. Suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *