Dhunonte barbarisht bashkëshorten, pranga 39-vjeçarit në Tiranë

Një 39-vjecar është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të së martës për dhunë në familje.

Kanë qenë agjentët e komisariatit numër 3 që kanë arrestuar shtetasin Vath Uku, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burime policore bëjnë të ditur se, pasi e ka dhunuar fizikisht, 39-vjecari e ka kërcënuar të shoqen me thikë për t’i marrë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohte, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *