Fjalimi i fortë në Kuvend i gruas që ka në dorë dosjet e Sigurimit: Ja kush ishte grupi i deputetëve që u ekzekutua

10 Tetor 2017, 14:41Politika TEMA

Nga Gentiana Sula 

Të nderuara familje Beja, Deliallisi, Sazani, Karbunara, Dhonato, Dani, Kokalari, Toto, Konjari, etj. Të nderuar deputetë.

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik Më lejoni së pari të shpreh respektin për deputetët e këtij parlamenti, të cilët, të impenjuar në kauzat e mëdha që shqetësojnë kombin, dedikuan axhendën e ngjeshur dhe e huazojnë sot shtëpinë e tyre, për përkujtimin e ekzekutimit të “grupit të deputetëve” 70 vjet më parë.

“Grupi i deputetëve” përbëhej nga figura të shquara të shoqërisë së kohës, antifashistë, profesionistë dhe politikanë të nderuar, me reputacion shumë të mirë në popull, të cilët dolën deputetë nga zgjedhjet e para të pasluftës. Por ata e donin Shqipërinë si demokraci perëndimore.

Vizion që u munduan ta vënë në jetë me kurajë të pashembullt, përballë terrorit e spastrimeve që kishin filluar të shfaqeshin, që pa mbaruar mirë lufta.

Për këtë arsye, dhe u dënuan me vdekje. Ata mbetën përjetësisht në tregimet e shqiptarëve si “grupi i deputetëve” e me këtë emër hynë dhe në histori, duke kthyer sakrificat e tyre sublime në standardin më të lartë të përkushtimit ndaj lirisë dhe demokracisë.

70 vjet më parë, me ekzekutimin e deputetëve, u themelua institucioni i eleminimit fizik të mendimit ndryshe, institucion i cili do të ishte një realitet i përditshëm në 43 vitet në vijim.

Sot përulemi para vlerave më të larta që përfaqëson “grupi i deputetëve” dhe bashkëpunëtorët e tyre që humbën jetën tragjikisht po atë ditë:

1. Shefqet Beja (me varje)

2. Enver Sazani (me vdekje)

3. Sheh Karbunara (me vdekje)

4. Selaudin Toto (me vdekje)

5. Irfan Majuni (me vdekje)

6. Tefik Deliallisi (me vdekje)

7. Hysen Shehu (me vdekje)

8. Salim Kokalari (me vdekje)

9. Sulo Konjari (15 vjet burg)

10. Ramazan Tabaku (me vdekje)

11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)

12. Rustem Sharra (burg përjetë)

13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)

14. Rram Marku (burg përjetë)

15. Beqir Çela (me vdekje)

16. Riza Alizoti (me varje)

17. Sulo Klosi (me varje)

18. Paolo Saggioti (me vdekje)

19. Foto Bala (burg përjetë)

20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)

21. Shefki Minarolli (burg përjetë)

22. Pertef Karagjozi (me vdekje)

23. Mehmet Prishtina (me vdekje)

24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

Le të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tyre! I përjetshëm iu qoftë kujtimi! Në përputhje me mandatin tonë, i propozuam deputetëve një aktivitet të veçantë: thellim në njohjen për këtë ngjarje, duke u bërë zëri i atyre që jeta iu pre tragjikisht në mes.

Deputetët për deputetët! Ata morën dosjen e plotë që kemi zbardhur me rastin e kësaj dite, e cila përbëhet nga rreth 1000 faqe tashmë të digjitalizuara, si dhe burime të tjera rreth ngjarjes, përfshirë 2 artikuj studimorë.

Gjej rastin të falënderoj z. Hamit Kaba dhe znj. Sonila Boçi të Qendrës së Studimeve Albanologjike që përgatitën një artikull të përditësuar. Në këtë mënyrë mundësojmë të drejtën mbi të vërtetën, duke i dhënë jetë një dialogu të shëndetshëm dhe të bazuar mbi fakte për këtë periudhë të historisë sonë jo të largët.

Leximi i historisë në hapësirën dhe dritën e duhur na bën të njohim vetveten, të jemi të vetëdijshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë dhe të rritim breza të shëndetshëm e më të imunizuar në sfidat që kohët hedhin mbi ta.

Politika ka një vlerë të jashtëzakonshme në krijimin e kësaj hapësire dhe kësaj drite. Ishte pikërisht politika që i dha jetë transparencës mbi arkivat sekrete të diktaturës.

Është po politika që ka krijuar këtë hapësirë diskutimi këtu sot. Shpresoj që bashkëpunimi konkret me deputetët e të gjitha grupeve të formalizohet e forcohet më tej, me krijimin e një dialogu të vazhdueshëm mbështetës për institucionin tonë të ri, si dhe për çështje të rishqyrtimit të historisë dhe edukimit qytetar për vitet e diktaturës. Kanë kaluar 27 vjet nga dita e rënies së sistemit totalitar dhe akoma ndihet një mosartikulim historik i 45 viteve diktaturë.

Figura si Musine Kokolari, Sabiha Kasimati, grupi i deputetëve e shumë të tjerë, ende nuk njihen mirë. Ditë kujtese si kjo e sotmja i shërbejnë pikërisht njohjes dhe artikulimit të përpjekjes sonë kombëtare për të mbrojtur si pasuri të çmuar mendimin ndryshe, që nuk reshti në diktaturë.

Leximi i kësaj përpjekjeje na bën nder të gjithëve dhe na lejon të ndërtojmë një ballafaqim pa komplekse me prindërit dhe fëmijët tanë, me një ndjenjë krenarie për shpirtin liridashës të shqiptarëve, edhe nën tirani.

Është një fitore e të gjithë shoqërisë shqiptare që Dita e Kujtesës së Mendimit të Lirë të themelohet sot, së pari në tempullin e fjalës, në parlamentin shqiptar. Jam shumë e sigurt që deputetët e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht nëse i përkasin minorancave apo mazhorancës, sot ndihen të gjithë brenda këmishave të kolegëve të tyre historikë, të torturuar e vrarë jo shumë kohë më parë.

 

19 komente në “Fjalimi i fortë në Kuvend i gruas që ka në dorë dosjet e Sigurimit: Ja kush ishte grupi i deputetëve që u ekzekutua”

  1. SHQIPETARI I TURQISE says:

    @@Gentjana Sula: Me “Mallengjeve” shume me keto te mesipermet:NUK NA THONI MOJ Zonje KUSH JANE ATA QE ULEN NE KARRIGET E PARLAMENTIT SHQIPETARE DHE KANE PSEUDONIME?????????????
    2-Kush jane ata qe kane Bashkpunuar me UDB-e Serbe??????????
    3-DHE KUSH NAGA Pushtetaret apo Qeveritaret Shqipetare ka Bashkepunuar me Agjenturat e Huaja?????????KETO NA THONI DHE JO ATO qe na Ndodhen me Grupin e “deputeteve” Turpe dhe faqa e zeze….na Nxirreni njehere Spiunet pastaj….fillojeni me Viktimat qe na i bete “Heronje” dEMOKRACIE:::DUKET SE SHQIPETARET QE BASHKEPUNUAN ME OKUPATORET KANE QENE “DEMOKRATE” TE THEKUR….lol

    1. Fiamuri Arberit says:

      Po ata qe bashkepunuan me serbo-malaziasit Popoviq, Mugosha, Tempo, Rankoviq… a thua nuk ishin tradhetare ?

      1. Plaku says:

        Tani ne ate kohe me Serbet e Ruset bashkepunuan dhe Anglezet dhe Francezet dhe keta jane tradhtar? Stalini u quajt hero nga Curcilli. S#kishte faj Vekja qe bashkepunoj me Serbet se ata i erdhen ta ndihmonin, s’i erdhen Perendimoret qe s’u rruhej per ne. Anglezet lepinin buzet me Greket kush e kush te merrte ndonje cope nga jugu i Shqiperise. SDq vekja i dha drute Jugosllaveve sa pa se ata po benin numra.

        Pastaj keshtu sic e sheh ti dhe keta qe ishin deputet te Zogut, serbet i sollen ne krye se nese s’e di Zogu me ndihme te serbve erdhe e rrezoi Nolin.

    2. Peza says:

      Gjithcka mund te ishin ata deputete,vetem atdhetare te Shqiperise nuk ishin!
      Sa per krahasim llogjik:
      -Ata kane qene aq patriote dhe atdhetare sa kane qene dhe jane te gjithe deputetet e zgjedhur pas vitit 90-te!
      Me keta deputete Shqiperia ka marre te tatepjeten,pasuria kombetare eshte grabitur,historia e Shqiperise eshte kthyer mbrapsht duke bere kriminelet heronj dhe heronjte kriminele
      Shikoni shatoren e tradhetarit me te madh te kombit shqiptar satrapit Ahmet Zogolli dhe i keni dhene pergjigje te gjitha ulurimave tuaja antishqiptare.
      Shikoni spiunin e UDB-se Sali Berishen,qe e shkaterroi Shqipoerine,percau popullin dhe i futi ne lufte vellavrasese,por eshte akoma deputet ne vend qe te kalbej ne burg tre perjetshem!
      Ai shpertheu depot dhge populli rrembeu armet e mbetura pa u grabitur nga kriminelet e Berishes dhge tani po vrasin njeri tjetrin per dite!
      A nuk jane te njejte per nga krimet anti shqiptare ata ish deputete,fashiste,zogiste e balliste me keta deputetet e ketyre 27 vjeteve?
      Beni nje referendum ne popull qe te japin mendimin per te gjithe keta deputetet e pas 90-tes dhe do kuptoni se te gjithe ata jane per ne gijotine!

      1. Ejavu says:

        A mjer ti per kete llogjike

  2. Qytetari says:

    Paolo Saggioti antifashist? Tani ne mund te tjerrim lesh sa te duash, por fakt eshte qe nje pjese e tyre ishin bashkepuntor te fashizmit e nazismit dhe oportunist qe vodhen ne kurriz te popullit. Shumica ishin thjeshte te emeruar e marjoneta te Zogut te pazgjedhur. Ndaj dhe pervec familjeve te tyre te ngushta askush se vuri ujin ne zjarr per keto ‘gjema’. Pak a shume sic jane keto shushunjat qe po na pijne gjakun tani. Po te dal njeri e te thote a doni ti denonin parlamentaret qe kemi, shumica do vonte ‘pro’- Po nejse te behen dhe keto perkujtimore, nuk jam kundra.

  3. Fjalimi i forte ?! says:

    Fjalim i forte?!!!! Ku e shihni fortesine e ketij fjalimi? Besoj eshte nje titull ironik, pasi vetem fjalim i forte nuk eshte. Vazhdo mi shoqe te mbash fjalime, se tjeter gje s’ke c’ben.

  4. Arben says:

    Grupi i deputeteve duhet te vecohet nga pjesa tjeter e te penalizuarve se ndryshme ngaterrojme miellin me krundet. Si mundet te ngrihet ne kembe parlamenti per nje eksponent te fashizmit si Foto Bala, apo mjafton thjesht me qene antikomunist dhe per inerci je demokrat?! Vetem ne Shqiperine pseudodemokratike nderohen kuislinget. Turp me te madh nuk ka per nje vend qe u rreshtua ne krahun e fitmtareve te Luftes se Dyte Botrore.

  5. neseba says:

    Bla bla bla Të jesh politikan, profesionist, i shkolluar nuk do të thotë se se nuk bëhesh tradhëtar i kombit. Flisni e vrisni se ju ka ardhur dita, por mos harroni se historia përsëritet, se kjo botë kështu ka shkuar dhe do të shkojë.

  6. Salkaro says:

    Lesh arapi. …..cna plasi me te kaluaren? …..merrini me te tash men

  7. @ says:

    Sa me lart qe ngjitet Propaganda dhe Demagogjia, aq me te medha jane krimet qe duhen fshehur..

  8. bregdetari says:

    TEK KY FJALIM SHOH NJE PROBLEM TE MADH.
    VARESINE E LEXUESES NGA POLITIKA.
    KESHTU NUK HAPEN DOSJET.
    DO TI SHTOJA NJE PARAGRAF FJALIMIT ME DESHIREN E MADHE QE TA LEXONTE ZONJA NE FJALE.
    “…POLITIKA I MORRI NE QAFE TE GJITHE LISTEN E NJERZVEQE KE RRESHTUAR ZOTROTE SI TE DENUAR ME VARJE,VDEKJE,PUSHKATIME,DENIME TE NDRYSHME ETJ…”
    SA ME SHPEJT TE BEHET TRANSPARENCA AQ ME SHPEJT DO TE BASHKOHET KY POPULL.MUA KJO ME DHEMB.
    SA ME SHUME TE VONOHET BASHKIMI I KETIJ POPULLI AQ ME VONE DO TE VIJE ZHVILLIMI I VENDIT.
    DUKE PARE SE ZHVILLIMI I VENDIT U VONUA QE U VONUA
    (LLOGARISNI VETE SE PER 25 VJET AQ SA KANE KALUAR DERI ME SOT NE DEMOKRACI , NE KOHEN E KOMUNIZMIT DO TE ISHIM PEREAFERSISHT NE VITET ’70 , VITE KUR NE SHQIPERI LEVRONTE LUFTA E KLASAVE,POR EDHE NISI ZHVILLIMI INDUSTRIAL I VENDIT E HODHI BAZAT EKONOMIA E KOHES )
    ATEHERE KETA PALOPOLITIKANET LLOGARISIN SHKURT :-PSE TE HAPEN DOSJET ???
    DOSJET E KUJT DO TE LEJOJME TE HAPIM NE ???
    TONAT ???
    AS MOS TU SHKOJE NEPER MEND.
    TI MOJ ZONJE KE BRENDA PARLAMENTIT BREZIN QE NE KETE PERIUDHE KANE NISUR AKTIVITETIN E TYRE…!
    KESAJ HERE ME FJALIMIN TEND BERE NJE SPEKTAKEL TE RRADHES.
    KE PARAGRAFE QE NESE I LEXON ME VEMENDJE DUKET SE I NGRE ELEOZHE POLITIKES SI DHE I SERVILOSESH ASAJ.
    VERTITESH E VERTITESH DHE I PERULESH SI VASALE E DENJE.
    NJE PERSONALIET I TILLE NE POZICIONIN QE MBULON NUK PREMTON PAANESI APO PAVARESI.
    E NE KESI RASTESH PER TY “RROFTE POLITIKA”.
    TI DUHET TE KISHE THENE SE POLITIKA E KA DETYRIM DHE OBLIGIM DHE JO QE POLITIKA KA VLERA TE JASHTEZAKONSHME QE KRIJOI HAPESIRA DHE DRITE….???????????
    KULMI !!!
    CFARE HAPESIRE ?
    CFARE DRITE ?
    PAS AFRO 25 VJETESH !
    NESE DO TE RESPEKTONIM KOLEGUN TEND DAUT GUMENI NE INTERVISTEN QE KA DHENE PER KETO PROBLEMATIKA , ZOTROTE JE JASHTE LOJE ME DAUTIN , POR JE NE SINKRON ME POLITIKEN SE CILES I REFEROHESH DHE E LEVDON.
    JENI DY VETE PER TE NJEJTEN PUNE DHE TE KUNDERT NE THELB.
    PER MENDIMIN TIM KA TE DREJTE GUMENI.
    PERSONALISHT , TEJ NE HORIZONT SHOH NJE TE VERTETE TE MADHE.
    AS JANE HAPUR , AS NUK DO TE HAPEN NDONJEHERE DOSJET NE VENDIN TONE.
    PSE ?
    SEPSE DISA PREJ POLITIKANEVE TANE KANE PATUR “KYCET” NE DUART E TYRE DHE KANE QENE DHE ENDE JANE TE PERLYER E TE BERE AQ PIS , SAQE JANE MOLEPSUR NGA TE GJITHA KRAHET , SI BRENDA EDHE JASHTE VENDIT , SI ME LINDJEN ASHTU EDHE ME PERENDIMIN.
    NISUR NGA INTERESAT GLOBALE , ATA JANE , POR EDHE SILLEN SI AKROBATI NE LITARIN E TE POLITIKES BOTERORE DUKE MBAJTUR EKUILIBRIN QE U TAKON ME PADRONIN.
    DHE PADRONI I TYRE NUK ESHTE POPULLI.
    INTERESAT TONA (TE POPULLIT PRA) ,PER TA JANE TE VOCKLA , TA PAPERFILLSHME.JANE INTERESA TE NJE SHRESE E NIVELI TE ULET : “…-SA PER TE NGRENE BUKE E PER TE RROJTUR.PER TE MBAJTUR FRYMEN GJALLE…”
    INTERESAT E TYRE JANE ”MADHORE”.
    NE KETE KENDVESHTRIM VENDI YNE NUK BEN PERJASHTIM NGA KY EKUILIBER POLITIK NDERKOMBETAR.
    MADJE JEMI NE UDHEKRYQ.
    E NE KETE RAST I DUHEN EKUILIBRIT TE MESIPERM “NJEREZ NE PERDORIM”.
    A NDIKON SHQIPERIA NE ARENEN NDERKOMBETARE ?
    SHUME PAK ,POR AQ SA NDIKON VENDI YNE SICKUNDER ESHTE NE SKENEN E KESAJ POLITIKE PO ASHTU KA , SI AKTORET EDHE AUTORET E SAJ TE CILET JANE POLITIKANET TANE TE DASHUR ,TE PISTE E TE PERLYER , TE SHITUR E TE BLERE TE CILET NE I VOTOJME PLOT QEJF ME VULLNET E DASHURI DUKE I BERE EDHE HERONJ.
    INTERESAT E TYRE JANE NE SINKRON ME INTERESAT E LUFTES GLOBALE.
    PER NJEREZIT E THJESHTE PASOJAT MUND TE JENE DRAMA POR MUND TE JENE EDHE TRAGJEDI.
    E KEQJA ESHTE SE KA PASOJA QE COPETOJNE EDHE VENDIN POR PER TE SHITURIT AQ BEN.
    ATA JANE NE SHERBIM TE PADRONIT GJITHE KOHEN E DERI NE VDEKJE NDAJ S’UA BEN SYRI TERR.

  9. Lisi says:

    Edi Rama !
    Kur do merresh me krimet e ” demokracisë ” ?
    Pas 70 vjetësh ?!
    Tallu Edi Rama , tallu , të ka ardh dita !

  10. drejtesia says:

    pse merreni me te kaluaren dhe nuk shikoni perpapra Pse hapni vellavrasjen Pse nuk merreni me corupsionin e sotem me dosjet e tyre me lidhjet e tyre me agjenturat e huaja Shqiperia po shitet the ju merreni me dosjet e dy brezave te shkuar Pse nuk luftoni te keqen qe u ka zene per 27 vjete po merreni me kohen e dictatures Ajo u permbyse po e keqja me e madhe eshte se cfare po bejme tani Ku po shkojne shqipetaret 60/ e shqipetareve mosha te reja po denohen per posedim droge ,prostitucioni vjedhje e tjera Kjo eshte shqetesuese Kush e beri kete ata qe na mesojne te merremi me te kaluaren dhe jo me te tanishmen ( me bemat e tyre)Po ajo qe u be para viteve 90 u be se i tille ishte sistemi dhe iku po tani po thellohet me shume Kush eshte lleverdia e saj ? te jetojme me te kaluaren dhe te harrojme te tashme dhe te ardhmen e brezave Kjo ruge u sherben vetem disave qe pasurohen ne kurriz te popullit pa te drejte Largojne vemendjen nga e tanishmja qe t kene me te lehte per veten e tyre te bejne si te duan

  11. PRESIM TE SHKUNDET PS-ja NGA PLEHU I FATOS NANOS says:

    Ka ardhur koha e shurrakeve te bajraktarit dhe e kanunit ,
    duke na cuar me qindra vjet prapa ! Duke qene injorante
    deri ne kufijte e shtazeve, truri u ka ngecur e vertitet ne
    rreth te mbyllur , duke u jargosur per gjithecka me gogolin
    e komunizmit , edhe pse komunizem nuk ka pasur kurre
    dhe eshte nje enderr e kendeshme , por e pa arriteshme !

  12. Padrino says:

    Hajde edvin, ripjellja hajde, tall bumbreket me shqiptaret e shkrete. Pse smeresh me sali UDBne, lulush hollandezin, qe shiti detin gerqise, apo like defterin, me thaset e floririt ne krrabe. Pse nuk meresh me ata qe kane 27vjet qe po zhvasin gjithe pasurine e popullit e po majmosen ne kuriz te qe 30vjet qe tradhtohet, e neperkembet. apo sic duken gjerat je pjese, lojes dhe ti i biri Kristaqit. Je kryeminister kukull, asgje me teper. Gjithe bashibozuket, luftes se Dyte Boterore po na dalin flamurtare te shkerdhatokracise. hajde kuje hajde. Shqiperia ekziston sot fale Atyre Burrave qe reshtuan Shqiperine ne kampin Antifashist. me BS, Angline, e Ameriken. PKSH shpetoi Shqiperine nga coptimi mbas perfundimit te luftes. Llomotisni sa tè doni historine se zhbeni dot, osé ta beni sipas qejfit tuaj, ju legena negacioniste.

  13. Ben says:

    Enver Hoxha ishte armiku me i madh shqiptar i shqiptareve gjate shekullit XX.

  14. avdyl says:

    nje gje esht e sigurt sa vret kapitalizmi nuk vret komunizmi

  15. Persekutari says:

    Merru me korropsioni e tanishem o legena se è xhveshet shqiperin komplet o hajduta rrit rrogat dhe pensione se akoma jemi vendi me i varfer ne europe ai Eshte kujtimi mi i mire per ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje