“Më mirë na pushkatoni, se të na merrni Vjosën"

10 Tetor 2017, 17:01Sociale TEMA

Nga Eda Zari

“Më mirë na pushkatoni, se të na merrni lumin.”

Përse koncert dhe jo protestë për Vjosën? Kjo pyetje, në të vërtetë, ngre një stuhi në gotë, teksa stuhia nevojitet të ndodhë gjetkë.

Dukuria e ndarjes në grupime sociale: të mirë dhe të ligj, të vlerë dhe të pavlerë (sidomos në Shqipëri), është shumë interesante për t’u vëzhguar! Qeniet njerëzore brenda një grupi të caktuar, tek veprojnë për një motiv të dobishëm, pretendojnë se format e tyre “luftarake” janë më efikase dhe kanë vlera të larta, krahasuar me grupin tjetër i cili lufton për të njëjtin motiv, interes apo kauzë, veçse format, mjetet apo toni i tyre ndryshojnë. Për të shpjeguar këtë disonancë mes grupeve do të doja të përdorja vetëm gjysmën e teorisë së Asimetrisë së Atribuimit të Motivit. Artistët nuk janë shprehur se janë të vetmit në mirësinë e motos së tyre, as se janë shpëtimtarë të asaj që po kërkojnë të mbrojnë. Artistët nuk po i amputojnë askujt (qofshin individë, grupe apo shoqata) motivet apo format e tyre të dobishme në mbrojtje të natyrës. Kemi dëshirën (Elina, unë, Vlashenti, Linda, Genti, Oda, Iliri, Eltoni dhe shumë të tjerë artistë shqiptarë dhe nga gjithë trojet e Shqipërisë, por dhe të huaj) të bëhemi pastoralë dhe pajtues kur themi: Duhet të përpiqemi të gjithë së bashku, për të bërë më të mirën në mbrojtje të Vjosës, Valbonës, dhe lumenjve të Shqipërisë. Të gjithë tok në mbrojtje të natyrës, të jetës! Të themi atë që mendojmë të domosdoshme dhe të drejtë në këtë çast, por aspak nuk kemi për ta thënë me dhunë.

Solidariteti nuk është fjalë e huaj. “Mos ma prek Valbonën”, “Lëre lumin të lirë”, “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri” dhe tashmë “Mos ma prek Vjosën” kanë qenë dhe janë kauzat e koncert-protestave prej tetorit të vitit 2016, si dhe atyre që do të pasojnë. Ky është zëri protestues i artistëve, ku së bashku me shoqata pro natyrës, përmend: Friend of Vjosa, River Watch, Econature, apo Thurja, Mos ma prek Valbonën, Toka dhe znj. Bohne, dhe aktivistë të tjerë të dedikuar e të angazhuar prej vitesh brenda dhe jashtë vendit (ndjesë që nuk përmend të gjithë emrat, por janë shumë), bashkë me atë pjesë të shoqërisë që patriotizmin ndaj atdheut nuk e manifestojnë me flamurë krahaqafë, daulle e tam-tame boshe, angazhohen për të kundërshtuar vendimet e politikë-bërësve me kurajën e tyre civile, me ndërgjegjen e tyre të gjelbër, në mbrojtje të natyrës, tokës, ujit, ajrit dhe jetës!

Gjithnjë e më shpesh, teksa vitet shkojnë, përsërisim shprehjen: “Eh, ato ishin kohë të arta…”. Vallë, a mund ta themi këtë edhe për të ardhmen? Jo, jo domosdo. Kur do të kuptojmë se natyra nuk bën asnjë negociatë në dëm të vetvetes? Është mendjelehtësi të bësh “ujdi“ apo të lidhësh kontrata biznesi me jetën e saj. Po, ne jetojmë prej natyrës, por kjo nuk na përligj pandehmën se, meqë jemi “miq” prej kohësh me të, mund të sillemi sikur i kemi prerë kërthizën! Tashmë natyra është krejt e panjohur për ne, sepse njohuritë tona rreth saj prej kohësh i kemi transferuar nga organi ynë më i lartë i arsyes, tek kuleta. Kultura e parasë, fitimi dhe mirëqenia në kurriz të të tjerëve garanton rrënimin e shoqërisë. Në fakt, këtë nuk e zbuluam sot. E dimë se toka nuk po rritet, por kërkesat e njeriut po dynden, padrejtësia dhe pabarazia po rritet.

A duhet të shkatërrojmë lumenjtë për të begatuar jetën e disa kompanive apo individëve? Çfarë shansi u është dhënë banorëve, të cilët urtësisht jetojnë prej gjeneratash pranë Vjosës, Valbonës, lumit të Matit, Lëngaricës, lumit të Shalës dhe gjithë lumenjve të tjerë, shtrati i të cilëve është planifikuar të kthehet në varrezë? Thënë me fjalë të tjera, neglizhenca jonë kolektive mundëson që këto teprime të kthehen në gjëra të zakonshme! Natyra nuk harron. Toka, uji, nuk harron se sa plehra e toksina i ka dhuruar dhe vazhdon t’i dhurojë njeriu! Së fundmi, nuk është halli tek kujtesa e natyrës, janë vetë ligjet e saj që vonojnë, por nuk harrojnë të na kujtojnë se sa të vegjël jemi para saj!

Aktualisht, rrjedha e Vjosës është ende e lirë – por, edhe për sa kohë? Diga e Kalivaçit kërcënon ndalimin dhe “rrahjet e zemrës” të të gjithë sistemit natyror të lumit, duke bllokuar transportin e sedimenteve nga malet, deri në Detin Adriatik.

Nga filmi i mrekullueshëm i Ilir Kasos për sensibilizimin në mbrojtje të Vjosës, me titull “I am the River”, dëshiroj të përmend një apel drithërues të banorëve pranë Vjosës drejtuar pushtetarëve: “Vjosa, çdo vit do të hajë dy ose tre veta, i ka ka kurbanët e saj. Dhe ne në Vjosë kemi kurbanët tanë, qe ia kemi bërë kurban Vjosës. Kështu që nuk e pranojmë një gjë të atillë! Për mua, më mirë u thuaj atyre, kush ka vendosur ta bëjë këtë punë, thuaji atyre, shkoni dhe u merrni jetën një qyteti të tërë prej 13.000 banorësh, vërini të tërë në turmë dhe u merrni jetën, pushkatojini, se sa t’u merrni lumin! Për neve Vjosa është jeta!”

Nuk mund të bëhesh bujar duke lënë më të mirën tënde të sakatohet, për t’u humbur e zhdukur përgjithmonë para syve!

Prej kohësh deficitet ekologjike, natyrore, biokapacitetet, nga viti në vit janë shkatërruar e tashmë shihen dukshëm si të pakthyeshme. Çfarë duhet të presim? Të vërtetojmë, të provojmë apo të testojmë? Boll më me ping-pongun e shkarkimit nga përgjegjësitë institucionale, mjaft më me ngecjen e dopjo-gjashtës së fajit në dorë dhe me teatrin politik, me teoritë tuaja prej Pinoku!

Po, shoqëria jonë ka probleme, i ngjan një fushe të minuar: sistemi shëndetësor, sistemi arsimor, papunësia, aveniri i rinisë, barazia gjinore, dhuna në familje, dhuna ndaj fëmijëve, dhuna ndaj gruas, dhuna ndaj burrit, dhuna ndaj kafshëve, ndotja e ajrit, droga, korrupsioni, mund të shtojmë derte plot. Të gjitha këto tipare, tashmë kanë çuar në krijimin e shumë getove në kryeqytet, qytete, e fshatra, ku kontrasti midis të pasurve dhe të varfërve ka zbehur të mesmen e artë që i nevojitet domosdoshmërisht ekuilibrit të një shoqërie.

Kthehem sërish aty ku varet ekzistenca jone jetike: Natyra, Toka, Uji, Ajri! Vjosa, Valbona, gjithë lumenjtë e Shqipërisë që rrezikohen nga digat! Tek importi i mbetjeve ne Shqipëri! Lajm i mirë është, që ende ka shpresë për Vjosën dhe natyrën e Shqipërisë! Lajm i mirë është që çështja e Valbonës vazhdon të ndiqet me përkushtim nga juristë, prej nga marrim lajme se gjërat do të kthehen në të mirë të Valbonës dhe se do të luftojmë.

A do të mundemi të ndërgjegjësohemi për një të vërtetë të madhe se, as në një të ardhme të afërt, por as të largët, kurrë, s’ka për të pasur një Shqipëri të dytë me këtë natyrë si kjo që kemi? Prandaj ejani ta mbrojmë. Ky është apeli i artistëve si vullnetarë, qytetarë, prindër, fqinjë, miq, kolegë, bashkëkombës, mbi të gjitha si NJERI. Pa iniciativat e banorëve, nismat dhe mbështetjen e shoqatave pro natyrës dhe aktivistëve të përkushtuar, specialistëve dhe shkencëtarëve vendas e të huaj, nuk do të kishim transparencën e nevojshme. Përveç fushatës disavjeçare të organizatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, mendojmë se një koncert i tillë është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj një kauze që nuk u përket vetëm banorëve dhe aktivistëve, por cilitdo që dëshiron dhe shpreson të vazhdojë jetën në këtë vend, në Shqipëri.

Duke mbështetur thirrjen për koncertin sensibilizues, por dhe SOLIDARIZUES: “Mos ma prek Vjosën! Lum Lumi i lirë! dëshiroj të vij në fund të këtij shkrimi duke huazuar fjalët e Hubert Reeves, (astrofizikant kanadez): “Njeriu është i marrë. Ai mbron një Perëndi të padukshme, tek vret një NATYRË të dukshme, pa kuptuar se kjo natyrë që po shkatërron është vetë Perëndia e padukshme”.

Koncerti do të mbahet me datë 18.10.2017 në orën 19.00 përpara Muzeut Historik Kombëtar në sheshin Skënderbej.

PËRSE KONCERT DHE JO PROTESTË PËR VJOSËN?

9 komente në ““Më mirë na pushkatoni, se të na merrni Vjosën””

  1. Fatmir says:

    Lere Vjosen se ka kush ta zgjidhi, ti zgjidh problemet tuaja te prones e mos ler nam.

  2. Viroi says:

    Bravo! Me18 Tetor me ke aty. Te sheshi.

  3. zeri i vjoses says:

    Kush eshte kjo mi, ajo qe rrafi nonen per pare pronash e?

  4. Niku says:

    Ca lidhje ka prona re idjot… bravo vazdoni keshtu Eda

  5. Niku says:

    Ca lidhje ka prona re idjot… bravo vazhdoni keshtu Eda

  6. E verteta says:

    Eda Zari, ti je nje rrugaçe, një ordinere me ate çfare i bere nenes tende. Ti nuk do t`ja dish per familjen tende. Kam pasur respekt per performancen tende si artiste, por mesova se akuzat e nenes tende jane te verteta. Sjellja jote vetem me rrugaçeri mund te perkthehet. Nuk ke turp!Edhe kete, ma do mendja se e ke kapur si kauz te pastrosh figuren tende e te na dalesh si vajze me moral e patriote. Do qe te mbulosh gjerat e shemtuara, akuzat qe rendojne mbi ty por veprimet e tua i ka nxjerre media dhe nena jote ka folur. Nuk kemi nevoje per njerez qe jashte kamerave sillen si rrugeçer e hajduter dhe para kamerave si njerez me “moral te larte”. Ik tutje!

    1. Agron Dume says:

      Nena e Eda Zarit eshte e semure. Asnje prind i mire, i urte i mencur, nuk del te zbulloj b… te shaj femijen. Ishte dhe nje nene tjeter aktore, djali i saj vrau e beri gjemen duke i marre jeten disa njerezve! Sefundmi ajo tha: Denoj aktin , por ai eshte femija im! Mos u merrni me nje grua te moshuar dhe gjendjen e saj psiqike. Ato media qe shesin lajme te blera te manipuluara kane tjeter qellim. Jane firmat qe ndertojne dhe vjedhin Lumin e Vjoses. Ata jane rrugacet. E verteta…Ti je gje ajo gazetarja qe te i ferkoje doren ne interviste nenes se Edes? Ajo qe te kapen para dy muajsh zonja Tili,duke marre pare nendore nga tv Report?

      1. E verteta says:

        Po ti more kodosh kush je, bandilli i Eda Zarit, Eda Zari vete apo ndonje qe rri tek kafja e lagjes dhe nuk ka çfare te beje tjeter veçse te merret me thashetheme banale?Pse te prek kaq shume ty?Apo je ndonje gjitholog qe na i ditke te gjitha?”Zoti apo zonja qe i di te gjitha”, kujdes kur komenton se nuk te kerkoi kush replike.Sa per m…tin qe leshon nga goja mbaje haje dhe ville prape.Une dhashe mendimin tim dhe nuk mbaj krahun e asnje pale ndersa ti ke dale ketu per te mbrojtur nje pale, veprimet e se ciles jane mjafte te dukshme dhe te diskutueshme.Mos e ço problemin tek Vjosa, per Vjosen ka shtet i cili duhet te merret me skandalin ne fjale.Sa per rrugaçeri, denoncimi i nenes se Edes, edhe nga komenti yt qe qelbet ere, del se paska pasur te drejte.Ne fakt ne kete vend po the te verteten quhesh nga vemjet qe mbulojne maskarallekun i çmendur, i semur psiqik..Edhe ti tek keto vemje hyn!Po na tregoke ti se kush eshte prinder i mire apo i keq.Po na beke te ndjeshmin e moralistin e madh nderkohe qe do te mbulosh aktin e shemtuar qe prej teje tani, jam me se i bindur qe ka ndodhur.Hajde ik zhduku!

  7. Agron Dema says:

    Nena e Eda Zarit eshte e semure. Asnje prind i mire, i urte i mencur, nuk del te zbulloj b… te shaj femijen. Ishte dhe nje nene tjeter aktore, djali i saj vrau e beri gjemen duke i marre jeten disa njerezve! Sefundmi ajo tha: Denoj aktin , por ai eshte femija im! Mos u merrni me nje grua te moshuar dhe gjendjen e saj psiqike. Ato media qe shesin lajme te blera te manipuluara kane tjeter qellim. Jane firmat qe ndertojne dhe vjedhin Lumin e Vjoses. Ata jane rrugeçerit per te cilen duhet te lefni si qen, sepse po na marrin jeten. Qe vjet kur Eda ishte per mbrojtje te Valbones ju vune keq mediat te paguara nga keto firma. Ska nevoj Eda Zari te pastroj imazhin. Ju qe flisni me cka shikoni ne mediat qe nxjerrin k…, e shale, b… vetem shesin genjeshtren e pacavuret . Fukaralliku ka per tju mbulu. Per mendimin tim nje media qe e njeh rregulloren e vet nuk duhet te lejoj komente fyese. Tju vij turp qe nuk merrni me Vjosen ju komentues te moralischem. Do na zer kolera me ca po i beni Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje