Një burrë shteti për Shqipërinë

Nga Artur Ajazi

Shqipëria ka vite që kërkon një burrë shteti, një autoritet që të ndërlidhë shumë komponentë për të mundësuar ekuilibrat politikë e shoqërorë në këtë vend. Vendi ka vite që përjeton krizën e autoritetit, dhe pozicionin e burrave të shtetit e kanë pushtuar anonimët politik, të pamoralshmit, të korruptuarit, të ngriturit në majë sipas “shkatërrimokracisë”. Shqipëria në këto momente historike, ndjen nevojën e një burri të vërtetë shteti, të cilin akoma nuk e ka.

Por eksperienca e 27 viteve të fundit, ka treguar se mosnjohja e vetes, i ka shtyrë shumë politikane të synojnë vetëm majën. Deliri i madhështisë, mbetet një epidemi që ka prekur politikanët e këtij vendi, duke kultivuar mitin e vetvetes. Kjo garë që nuk njeh kushte dhe barriera ka “lojtarë” vetëm nga klasa politike ku shumica përbëhet nga mediokrit e krimbur në para. Duke mos njohur veten, ata deklarojnë dhe ripërsërisin gjithmonë dhe kudo që “Jemi të Parët”. Paradoksi dhe absurdi, amoraliteti dhe anormaliteti, mediokriteti dhe miti i vetvetes, përbëjnë një realitet sot në Shqipëri. Sikur politikanët të votonin në mënyrë të fshehtë për presidentin e Shqipërisë, ne do të ishim dëshmitarë të absurdit, ku në fund secili prej tyre kishte fituar nga një votë.

Një dukuri e tillë kur shfaqet në jetën politike të një vendi është mbushur me dhimbje, dramë, fatkeqësi, dhe fatalitete. Turrja pas karrierës, pushtetit, për të kapur majën , është tragjedia më e madhe e një populli që kërkon të ndërtojë dhe begatojë jetën e tij. Asnjë popull nuk mund të përparojë nëse në krye të drejtimit të tij, nuk ka burrë shteti. Mungesa e këtyre burrave në drejtimin e vendit, përbën krizën më të rëndë politiko-shoqërore, duke prodhuar kriza të tjera si ajo ekonomike e morale. Situata mbetet sa e zymtë dhe e trishtuar, pasi janë karrieristët dhe aventurierët , që deliri i ka çuar në marrëzi, në konflikte e armiqësi.

Kriza politike që përsëritet shpesh , është rrjedhojë e krizës së autoritetit, e mungesës së një klase politike me mentalitet të ri , idealistë, demokratë dhe europianistë. Dhe mungesa e një klase të tillë politike, ka sjellë pasoja që kanë reflektuar direkt në jetën tonë, dhe kanë sjellë drama dhe fatkeqësi, më tepër se lumturi. Shpura e politikës që kanë zënë vendin e burrave të shtetit, kanë ndërtuar sistemin e tyre që funksionon si një rrejt i sofistikuar merimangash, duke hequr shpresën e shumicës së shqiptarëve. Pavarsisht goditjes nga policia dhe strukturat e saj, krimi godet në mes të ditës, në qendër të qyteteve, varfëria është bërë e pranishme në shumicën e shqiptarëve, kurse pasuria shënon rritje të përvitshme tek të korruptuarit. Shtresa e intelektualëve ka vite që ka marrë rrugën e mërgimit, dhe këtu po mbeten “të parët” dhe pasuria e tyre e pamerituar. Në Shqipëri ata që merren me trafik dhe korrupsion, janë shtresa e pasur, një paradoks sa absurd dhe alarmant për fatet e një vendi. Në një situatë të tillë, vendi padyshim kërkon burrin e shtetit, të bëjë revolucionin, ndryshimin, progresin.

Në një gjendje e tillë, Rama e nisi qeverisjesn e tij 4 vjet më parë, duke qenë mes dilemës, të jepte dorëheqjen ose do të merrte mbi supe një mision të madh. Ai zgjodi të dytën. Kushdo që jeton sot në Shqipëri e sheh të vërtetën objektivisht dhe jo i ndikuar nga ideologjia partiake, duke dalluar shpesh mungesën e normalitetit institucional. Deri tani korrupsioni po luftohet me slogane, deklarata, konferenca shtypi, komisione parlamentare, me akuza në dukje të rënda, dhe në fund , shumë zhurmë për asgjë. Akuzon opozita qeverinë “si të korruptuar”, pa asnjë kallëzim në prokurori për ndjekje penale. Vetë kryeministri Rama e pranon se “ka korrupsion, ndonëse na e la peshqesh PD”. Megjithatë deri tani shumë pak kallëzime për ndjekje penale, për ish- ministrat, apo për ministrat e kabinetit të tij. E vërteta është se lufta me të korruptuarit është e vështirë për të mos thënë e pamundur . Përpara kësaj sfide ndodhet sot kjo sërish qeveria Rama, e cila ka nisur betejën me këtë të vërtetë, dule lënë pas praktikat e vjetra, zhurmën, për tu ndalur në raste konkrete.

Disa pushtetarë dhe parlamentarë, na bëjnë të gajasemi kur deklarojnë se kanë “një shtëpi me një dhomë e kuzhinë”, kur flitet se janë pronarë të pallateve, resorteve, ortakë me biznesmenë etj . Korrupsioni është i vështirë për tu luftuar, kur janë të implikuar ata që do ta luftojnë atë, korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që deri sot kanë dhënë prova që nuk janë implikuar, duke ndërgjegjësuar popullin, duke krijuar psikologji realiste, për të mbështur lëvizjet e guximshme politike dhe qytetare, dhe për ti gjetur Shqipërisë atë që edhe sot nuk e ka, “Burrin e Shtetit”.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Një burrë shteti për Shqipërinë”

  1. tfgs1 says:

    sunit,shiit apo tourkocam nje ‘burre shteti”!!!!!??? IMPOSIBLE!………vec kusar,hajdut,tradhtar,jihadist deri pisogledis.

  2. shushica says:

    Nuk di cfare moshe ke dhe cfare ke studjuar z.Ajazi.Por duhet te kuptosh nje gje …burri i shtetit nuk mund te dale nga nje shoqeri bosh ,pa ndergjegje ,pa moral ,pa idealeNe jemi nje vend qe shkaterroi strukturen prodhuese ,ekonomike ,shkollen ,shkencen ,bujqesine ,.Ky shkaterrim u shoqerua me largimin jashte vendit te mbi 1 milione njerezve ,shumica e te cileve ishin punetore te afte, ,teknike ,inxhiniere dhe specialiste te te gjitha fushave ,te cilet pavaresisht nga pagat ,mbanin ne kembe ekonomine e vendit .Kete mase perendimi e mori te gateshme ,edhe pse nuk kishte shpenzuar nje qindarke per pergatitjen e tyre .Kjo ishte vepra e Berishes ,te kesaj mostre anarkofashiste primitive.Shqiperia nuk ndrroi sistemin politik ,Shqiperia shkaterroi vetvehten ,ra ne humnere .Vetem fakti qe keta qindra mijra emigrante u integruan menjehere ne pune atje ku shkuan dhe filluan dergimin e qindra milioneve e shpetuan vendin nga vdekja dhe lufta civile .Por e keqja u be ,sistemii ngritur ishte nje kopje e shemtuar e egersise liberale ,anarkise ,banditizmit politik dhe ekonomik .Si rrjedhoje u krijua nje atmosfere ku pushteti ,paraja dhe krimi bene nje aleance te shenjte per grabitjen e çdo gjeje qe kishte vlere .Ne perfundim ,me nje shpejtesi te habiteshme u be shperfytyrimi i pothuaj te gjithe asaj pakice njerezish te kualifikuar qe mbeten ,E pra nga kjo shtrese aventurieresh ,karrieristesh ,banditesh me bluza te bardha,oligarkesh dhe politikanesh te perbindeshem nuk mund te dale ai burre shteti qe ti kerkon z,Ajazi .Nuk mund te lindet nje njeri me moral te larte kur e gjithe shoqeria ka moral te ulet ,kur njerezit nuk kane shprese ,kur te rinjte e shkolluar ne perendim ndodhen perballe njerezve dhe diplomave te blera.por qe kane postet kyce ne shtet .Per te mos qene pesimiste Rama e ka kuptuar ,por a do te munde ta shkallmoje kete sistem te helmuar deri ne kocke…Le tja leme kohes

  3. ALI ABDULLAI says:

    E BUKUR ZOTI AJAZI.
    KUSH ESHTE MASA PER TE MATUR SE A ESHTE BURE SHTETI APO JO NJE PERSON?
    AMAN TE LUTEM NA JEP NDONJE TE DHENE PER NDOJE PERSON QE I PLOTESON KETO KUSHTE SIPAS KANDARIT TYAJ.

  4. Spartaku says:

    Shqiperia vetem nje burre shteti ka patur.Ai ishte ENVER HOXHA.Ai u tha te medhenjeve te fuqishem te botes ndal,dhe u tregoi kufrin te thana.Keta qe rejtojne sot,jan kallama.

  5. Padrino says:

    Qe te behet, Shqiperia. Duhet te ngjallen, Hoxha, Shehu, Kapo, Hazbiu. Vetem keta Burra, e bejne Shqiperine. tè tjeret qe herdhen pas 85es jane hajdute, te paafte, te korruptuar, pa vizion, tradhtar . Shqiperia sot nje republike bananesh, shtet pa dinjitet, komandohet nga ambadadoret, i perplas kembet gerqia. Kjo Shqiperia dhemokartike, e cekut te bardhe.

  6. Albi_I says:

    Ky mentalitet idiot e fshatar e ka lene Shqiperine mbrapa. Jo, nuk na duhet burri i shtetit. Pikerisht se duan te paraqiten si lidera heroik e legjendar, perfundojne ne diktatore drejtuesit tane. Kemi nevoje per institucione te forta qe kontrollojne dhe shperndajne pushtetin, e jo per liderin historik e legjendar.

  7. Feniks says:

    Ai qe ishte tamam BURRE SHTETI ka vdekur ne 11 prill 1985,ndersa pas tij kane sunduar buburrece!
    Pas 90-tes kane sunduar Shqiperine qe nuk e kane dashur popullin shqiptar,perkundrazi,kane luftuar(si Sali Berisha),qe Shqiperia te rrenohet ne cdo drejtim pa kthim!
    Prandaj sot jemi 150 vjet prapa duke mbuluar krimin me “gjethe fiku”!
    Eshte kjo arsyeja pse keta bandite merren akoma me Enver Hoxhen dhe kohen e tij vetem me sharje e shpifje!
    Ne se duan te krenohen se e kane bere jeten e popullit me te mire se Enveri,bujrum le te shpallin rezultatet e ketyre arritjeve ne te gjitha fushat!
    Kane 27 vjet dhe pervec demagogjise e mashtrimeve askush nuk ka guxuar te beje krahasimet me socializmin ne te gjitha fushat si ne arsim,shendetesi,bujqesi,drejtresi,ushtri,papunesi,droge,prostitucion,korrupsion etj,etj!
    Ja fusha,ja mejdani,por ne mes ka hyre shejtani!

  8. Elvi says:

    Sa te jete Berisha dhe Meta dhe kjo Shqiperi qe nuk do shtet nuk ka burre qe te shtroje shqiptaret! Berisha do ta beje Shqiperine si Tropoja dhe kolonine ne afersi te Kamzes dhe Meta si fshati nga Skrapari! Per sa kohe qe ka akoma media dhe gazetare tip Blendi,Bushati Tosi apo Mero Baze! Vete ideja e burrit te shtetit mban ere shqiptarije!

  9. Noku says:

    ore Turi.Na gajase me kete shkrim amator.
    Ne demokraci,burrat dhe grate e shtetit,nuk maten me ato kutet e tua.Ne me shume se cdo gje tjeter kemi nevoje jo per autoritete,por per drejtesi.
    Na duhet te veme qarte rregulla loje.Nuk jemi ne lufte,nuk na pengon askush te ndjekim ate rruge qe ka nisur ,drejtesia njehere,pastaj te tjerat.
    Na duhet te rrime syhapur qe ajo qe ka nisur te bitiset.Ta perkarhim kryeministrin deri ne ate shkalle qe na duket e drejte, e jo te bejme si demokrate te qerruar qe kane hedhur idene “se qeveria do share gjithmone qe te mos gaboje”keto jane theorite e atyre makuteve qe nuk duan tu prishet rehati dhe pasuria qe kane vene me vjedhje dhe mashtrime.Ai vend duhet shkundur dhe ribere.Burrat e grate e shtetit duhet vetem te jene te zote per punen e tyre dhe te ndershem nga frika e ligjit.

  10. aetan says:

    Une mendoj se per burre shteti te emerojme Lulzim Bashen, sepse te gjitha postet qe i ka dhuruar Saliu deri tani, kane qene emerime.

  11. lola says:

    Shikoni ç’bëhet me llotarinë amerikane…! Ka rënë sistemi nga kërkesat e panumërta… Ajo që mendojnë shqiptarët nga mëngjesi në darkë, është si të gjejnë një mënyrë që të ikin nga sytë këmbët, nga ky vënd i mallkuar, që nuk ka për t’u bërë kurrë shtet…! Ndërsa ky na flet për “burra shteti” e broçkulla të tjera, duke harruar se edhe politikanët, hajdutët, kriminelët e mafiozët, janë “produkt” i këtij kombi… (këtu përfshihen dhe kosovarët…që nuk janë burra më të mirë se neve…) Rama, në vënd që të shikojë katandinë e kësaj haleje, të fillojë me ndëshkimin e hajdutëve nga lart poshtë (dhe jo të ca nëpunësve të vegjël), na “i kërkon llogari” Evropës, sepse nuk fut Shqipërinë në BE…(???!!!)

  12. zi says:

    Nje koloni jemi ,
    te komanduar nga te tjeret ,
    vendosur eliten me te diskriminuar per te plotesuar intereseat e tyre.
    Sa per liderin, buron nga populli,
    jo nga vjedhja e zgjedhjeve,dikur me dhune, me vrasje,
    dikur krijuar kushte te favorshme ferkimi,
    ku mund ti mbushet mendja edhe me te llogjikuarit.

  13. Konti Sbalta says:

    “Bure shteti”,pse jo edhe” grua ” . shteti.Keta nuk lindin , por i therret koha dhe pastaj ata i japin kohes emrin e vet. :koha e Skenderbeut , koha e Ismail Qemalit , Koha e Enverit dhe , koha ndalet ! , Nuk ka me emer, ose me sakt quhet thjesht “Demokraci”,pra koha e demokracise ;bile ne shume raste degjon te thuhet ” qe kur erdhi demokracia” sikur demokracia si ndonje e dashuruar me Shqiperine erdhi nji dite ashtu pa pritur e pa kujtuar dhe ne u bem vend demokratik .Po me tej : 27 vjet “tranzicion”, amulli ,anarshi,”rrumpalle”,sepse , akoma nuk ka nji burre apo grua shteti.

  14. alphade says:

    Artur, Shqiperia ka patur dhe ka njohur vetem nje burre shteti . Tash
    as mos flit dhe as mos na i kujto ” burrat e shtetit” . Mund te flasesh e
    te shkruash sa lodhesh per banda mafioze, per kryetar bandash, per
    Kanunin e Lek Dukagjinit ,per bajraktaret e bajraktarizmin ,per cdo
    gje vecse per ” burre shteti” ! Arvizuja lajthiti nje here dhe tash eshte
    ne pension kur foli per ” burra shteti ” e ” diktatore” ! Tash e tutje nuk
    di sa do te zgjase kjo gjendje kaotike qe sundon pergjate 27 vjeteve ,ku
    vendin e shtetit ligjor e ka zene anarkizmi i mirefillte klasik. Dhe kete
    gjeme te pariparueshme e solli ne Shqiperi agjentura e Milloshevicit
    permes Salive – fasllive,elezbiberajve, bandes tropojane te lidhur kembe
    e koke dhe me borderon ne Beogradin e Karaxhicit- Milloshevicit.

  15. alphade says:

    Lola , pajtohem me cka shkruan ne komentin tend .Bravo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *