Serbia letër BE-së: Katalonja si Kosova

10 Tetor 2017, 16:49Rajoni TEMA
Serbia letër BE-së: Katalonja si Kosova

Aleksandar Vuçiç deklaroi se teksti i letrës që Serbia do t’i dërgojë BE-së për referendumin e Katalonjës ka përfunduar dhe ai e ka vënë tashmë firmën e tij, por me kërkesë të Spanjës që i druhet një përshkallëzimi të situatës, ka vendosur që Brukselit t’ia nisë në një datë më të vonë.

Në një konference për shtyp me komisionerin e BE-së për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Christos Stylianides, Vuçiç shpjegoi se kryeministrja Ana Brnabiç – e nisur drejt Belgjikës të martën- do ta nënshkruajë letrën pas vizitës së saj, sapo të ketë marrë aprovimin e ekzekutivit.

Kjo shtyrje, sipas kreut të shtetit Serb, nuk nënkupton se ai vetë dhe qeveria do të reshtin së kërkuari një përgjigje nga Bashkimi Europian, më së pari ndaj pyetjes sesi mëvetësia e Katalonjës nuk shpallet dot legjitime kur e njëjta gjë ishte e mundur me Kosovën.

Përpjekjet e Beogradit për të hequr paralele me situatën e Kosovës vazhdojnë pavarësisht sinjaleve të ndryshme, qoftë nga zyrtarë të bllokut, qoftë nga ish-figura të rëndësishme të BE-së, që tregojnë se nuk ka vend për krahasime. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas u përpoq ta shpjegonte javën e kaluar se  ndarja e Kosovës erdhi në një kontekst “shumë specifik”, e adoptuar nga deklarata dhe rezoluta të shumta të kombeve të bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.

Një ditë më parë, edhe ish-presidenti i Parlamentit Europian Josep Borell deklaroi se Katalonja nuk është një shtet si Kosova ku te drejtat e njerëzve ishin shkelur sistematikisht. Shkëputja e Kosovës u realizua përmes negociatash të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar në vazhdën e procesit të kryesuar prej tij që synonte përcaktimin e statusit të saj politik.

5 komente në “Serbia letër BE-së: Katalonja si Kosova”

  1. Thani says:

    Serbia gjate viteve 1912 – 1999 vrau dhe shpernguli mbi 1,500.000 banore shqiptare, popull jo sllav qe i ishin dhene Serbise pa deshiren e shqiptareve. Kurse Katalonja ishte bashkuar me Spanjen me deshiren e vet dhe perbehet nga popull po neolatin shume i afert me spanjollet. Shteti spanjoll nuk vrau e nuk shpernguli banoret vendes te Katalonjes.
    Ndryshimi eshte shume i madh i pakrahasueshem. Po shovinistet serbe do te perdorin cdo lloj kundershtimi per te mos e njohur Kosoven shtet te pavarur.

  2. ben says:

    Vucic, pirdh pirdh se lirohesh thote nje fjale e vjeter

  3. Gjorku says:

    Le tè analizojmè thjeshtè atè qè ky idioti serb kèrkon tè barazojè Kosovèn me Katalonjèn. 1- Kosova kèrkoi shkèputjen e fundit nga Jugosllavia nè njè kohè kur ajo ishte shkèrmoqur. 2- Kosova sistematikisht ka patur gjenocid nga Serbia dhe Jugosllavia. 3- Trupat e Misholleviqit kishin filluar spastrimin etnik dhe terror ndaj shqipètarève tè Kosovès, njè gjè e tillè nuk èshtè parè kurrè jo vetèm nè Spanjè por as nè luftrat botèrore ! …….Ka dhe shumè arsye tè tjera por po e mbyll duke ju kujtuar tè gjithève qè Katalonja i ngjan atyre çifteve moderne qè edhe pse kanè shkuar mirè dèshirojnè tè ndahen, thjeshtè pèr tè provuar emocione tè reja Yes !

  4. rak tak says:

    Tani ose ky eshte diletant ne marredhenie nderkombetare, ose vertete ka nevoje per show mediatik qe te duket sikur po ben dicka. Te gjithe e dine se cila eshte diferenca kyce mes Kosoves dhe Katalonjes.

  5. #varijanullen says:

    Tani eshte momenti I duhur qe Madridi te njofi pavarsine e Kosoves duke i treguar katalonjes differenzat midis dy ceshtjeve,njera legale dhe tjetra me shume reklame…vetem 24 oret e fundit jane larguar nga Barcelona banca me kapital 580 milon euro drejt madritit.kurse ky vuçiçi do te kthehet ne kosove se do te investoj….avventurier hipokrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje