Shpërthejnë zjarret në Kaliforni, evakuohen 20 mijë njerëz

10 Tetor 2017, 09:15Bota TEMA

14 vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi, kanë konsumuar një sipërfaqe prej 57 mijë hektarësh dhe kanë detyruar evakuimin e mbi 20 mijë personave nga banesat e tyre në Kaliforni.

Të prekura janë kontetë e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin  e verës. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.

Kreu i Departamentit për Mbrojte nga Zjarri në Kaliforni Kim Pimlott tha se rreth 1500 godina ishin shkatërruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje