Viktimave të diktaturës u kemi detyrim të vërtetën!

10 Tetor 2017, 18:22Blog TEMA

Nga Sadi Vorpsi*

Ne sot përkujtojmë një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, e cila shënoi edhe pikënisjen e tmerrit dhe krimeve të komunizmit që do të pasonin në të ardhmen.

Të ashtuquajturit nga diktatura që po instalohej, si armiq të popullit, 17 viktimat mes tyre 15 deputetë përbënin elitën e vendit dhe ishin të parët që ranë pre e një historie të mbushur me padrejtësi dhe terror e që do të zgjaste 50 vite.

Përmes gjyqeve të falsifikuara, dëshmitarë të rremë dhe të zgjedhurve për të ndjekur seancat vdekjeprurëse, shoqëria përjetoi “Holokaustin Shqiptar”.

15 deputetët që ne sot i nderojmë si martirë, iu kundërvunë herët kufizimit të lirive politike të shqiptarëve. Kështu, ngjarjet e viteve 45-47 shënuan edhe shkëputjen nga perëndimi e që pasoi për pothuajse 5 dekada.

Provat e tanishme për manipulimin e procesit hetimor-gjyqësor në lidhje me “grupin e deputetëve” janë të frikshme. Të mbledhura bashkë ato jo thjesht treguan falsitetin e plotë të dokumenteve në dosjet hetimore-gjyqësore, por më shumë se kaq i përshfaqën shqiptarëve tmerrin që po u afronte prej manipulimit.

Si sot 70 vjet me parë, diktatura komuniste e sapoinstaluar ne Shqiperi iu mori jeten intelektualeve demokrate, progresiste e patriotë Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sulo Klosi, Salim Kokalari, Irfan Majuni, Enver Sazani dhe Selaudin Toto (të dënuar me varje në litar), Sheh Ibrahim Karbunara, Paolo Saggioti, Agathokli Xhitoni, Mehmet Prishtina, Abdul Kokoshi, Beqir Çela, Tefik Deliallisi, Pertef Karagjozi, Islam Radovicka dhe Hysen Shehu.

Paradoksalisht, disa prej tyre ishin edhe deputete te parlamentit te pare shqiptar te para Luftes II Boterore.

Sa gjera do te ishin ndryshe sot, sikur mendje te ndritura e me mentalitet perendimor si keta heronj t’ia kishin dale te merrnin pushtetin ne ato zgjedhje te para pluraliste…

Sot dua të sjell një fragment, që zbardhja e së vërtetës na lejon ta dimë, qoftë edhe me vonesë. Shefqet Beja, pati guximin të zhvishet në sallën e gjyqit, për t’i treguar trupit gjykues dhe të pranishmëve në sallë, plagët e shkaktuara nga hekuri i skuqur në gjoks dhe në shpinë. Duke e ditur fatin e tij, Beja kërkonte t’i binte për të fundit herë kambanës së alarmit, për të faktuar atë që e priste Shqipërinë në vijim.

Sot, ne kemi detyrimin që ngjarje të tilla të zbardhen për t’i dhënë brezit të ri shembullin sesi diktaturat nuk duhen kthyer, e aq më pak mbështetur. Falë angazhimit të qeverisë dhe Autoritetit mbi Informim të Dosjeve, qytetarët shqiptarë do të njihen së shpejti me të vërtetën e ekzekutimi të atyre që guxuan të bënin lëvizje antikomuniste dhe vendimin në marrëveshjen e “Mukjes” për eliminimin e eksponentëve të organizatave të tjera politike si Balli Kombëtar apo Legaliteti.

Gjithashtu, hapja e dosjeve të Sigurimit pritet të nxjerrë të vërteta mbi ekzekutimet komuniste të grupit të inxhinerëve të Maliqit. Ashtu siç pak kohë më parë bëmë rivlerësimin e figurës së Musine Kokalarit dhe doktoreshë Sabiha Kasimatit, unë besoj se po në të njëjtën rrugë do të vazhdojmë me ngjarje të tjera të rëndësishme për historinë e kombit.

Ne sot na lind detyra që krahas përkujtimit të viktimave, të bëjmë edhe rivlerësimin e persekutorëve që prej dekadash mbajnë tituj e dekorata. Dekorime këto që në 25 vite pluralizëm, qeveritë dhe legjislaturat e shkuara nuk gjetën kohën për t’i gjykuar. Them nuk gjetem kohen, sepse me vjen turp te mendoj se nuk kishte vullnet.

Shoqëria e sotme u detyrohet viktimave të këtij grupi një gjë: Të vërtetën. Nëse ajo nuk do të arrijë që ta realizojë atëherë, do të instalojmë një histori tjetër edhe më të zezë sesa ajo paraardhësja sa u përket krimeve ndaj lirive civile.

Duke iu përulur të gjithë atyre që kërkonin të na jepnin një jetë më të mirë dhe që e paralajmëruan rrezikun nga diktatura e kuqe, unë dua t’i shpreh falënderimet e mia dhe respektet e pakufijshme pasardhësve të tyre.

*Fjala e deputetit të Qarkut Tiranë, sot në seancën e posaçme në 70-vjetorin e ekzekutimit të Grupit të Deputetëve

10 komente në “Viktimave të diktaturës u kemi detyrim të vërtetën!”

  1. ALI ABDULLAI says:

    SADI.
    JE I VOGEL DHE NUK E DI TE VERTETEN E KESAJ HISTORIE. PERPARA SE TE MBASH QENDRIMIN TEND LEXO DHE PYET DESHMITARET E GJALLE SEPSE ME KETE MENDJE QE KE PO NA SHET SAPUNIN PER DJATH. KETO I HANE VETEM ATA QE NUK DUAN TE NJIHIN TE VERTETEN

  2. Populli says:

    Vorps, thua ne fund te fjales tende “respekte e falenderime per pasardhesit e grupit te deputeteve”!!!! Dmth. e mbarove detyren? Jo, jo, jo. Zhdukuni nga skena politike te gjithe ju qe uzurpuat emrin e te djathtes historike. Pastaj te thirret nje konference natyrale e te djathtes natyrale dhe ajo mund te perfaqesoje Shqiperine, jo ju.

  3. Partizani says:

    Po viktimat e demokracise qe jane me dhjetra mijra,kur do t’u beni nderimet solemne?
    Po te ngujuarve nga gjakmarrja,qe jane me mijra,kur do te kujtoheni per ata?
    Po mijra femijve,vajzave e grave te perdhunuara,te prostituara apo droguara kur do te kujtoheni per t’u bere homazhe?
    Ju merreni me te shkuaren e larget,duke mbrojtur armiqte e Shqiperise,sepse nuk keni guxim te shikoni ne sy te sotmen e erret fashistre!
    Nje popull i tere vuan mjerimin per kotheren e bukes,ndersa politikanet,gjyqtaret,doganieret,mjeket etj jane bere super miliardere!
    Cfare sistemi eshte ky qe mbroni ju,qe nje grusht kermash i krijon kushte per t’u bere miliardere,ndersa 95 % e popullit jeton ne mjerim?
    Jepni llogari per sistemin tuaj te kalbur e kriminal,pastaj merruni me deputetet fashiste!
    Doemos,per deri sa ju hidhni poshte Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare,me te lavdishmen ne historine mijra vjecare te popullit shqipotar,nuk e keni problem te heshtni per menxyren qe i keni bere ketij populli gjoja ne emer te demokracise!
    E kalbet vete drejtesine,ndersa tani leshoni lote krokodili gjoja se ju vjen keq per pa drejtesite qe ata u kane bere shqiptareve!

  4. Saranda says:

    Hej zoti vorpsi, aman vetem te verteten ,vetem ne kontekstin e kohes kur ndodhen, sepse ndryshe duke i pare ne kontekstin e sotem edhe Skenderbeu nuk del hero kombetar edhe esat toptani del patriot, diversantet dalin heronj dhe partizanet dalin kriminele ,fashistet dalin patriote e memedhetare etj etj. diku rreth viteve 9O nje pushtetar lokal vizitoi zyrtarisht Italine dhe i befasuar nga zhvillimi ,ne paritet me fjalen e mikepritjes u tha keto fjale mikepritesve: Mire erdhet ne 39 po pse iket ne 44, na moret ne qafe. Me sa duket , keshtu e kupton ti vorpsi historine

  5. like says:

    ku I ke faktet zotni shkrimtar? apo edhe ti po ben nje gjyq si ato te Enver Hoxhes?

  6. Leone-53 says:

    Deputetet e PD-se nuk kane te drejten morale te flesin per te DJADHTEN apo per ish te PERSEKUTUARIT shqiptare sepse kane qene “SKLLEVER” te ish komunistit te 8 nentorit 1968 Sali Ram Berisha!…

  7. Laura Mezini says:

    Po C’konference Peze thua more ditezi. Eterit tuaj u bene nje me fashistet dhe nazistet duke u kthyer pushken partizaneve dhe ti tregon pallavra. Lexoni historine me syzet e objektivitetit dhe jo me ato te shtremberimit te historise.

  8. Vellezer e motra ne ATDHE-Uniteti mbi te gjitha-Leni ndasite percarese.!

    *Se pari; – Me vjen keq qe mbani mbiemrin VORPSI z Sadi ,sa njohur natyrisht pas lufte, kane qene nga me te moderuarit.
    Cudi ky – ekspres ekstremist ..
    **
    Faleminderit shumices se komentuesve,qe tregohen sa te sinqerte dhe te matur.
    ***
    Mblidhni mendien vellezer ,sidomos ju qe ju kemi zgjedhur apo te emeruar ne poste kyce.mos luani me fatet e vendit.
    Partiaket e dalur boje te mbledhin mente…sidomoa ata, “te renet nga kali”,qe shumica ju myll veshet kur flasin ata.
    Them per raste te tilla, nuk duhet behen cermonira ne Kuvend.Partite apo shoqatat,kur jane te ligjeruara,te bejne,c’ju lejon kushtetuta.
    Meruni me te sotmen ; leriani te shkuaren historise. Mjaft duke i ndrene koken njeri tjetrit.
    Ato ndodhirat e atyre viteve, jane shume te thella,prape ne ato vite doni te na shpini. Mblidhni mendien !Pembysia e pas 90tes nu kerkoi kete.
    Festoni festat Nacionale si duhet festuar me UNITET dhe, mjaft me ndasira sa partiake, fetare, klasor,dhe deri mos lejuar kete pasurim te pajustifikuar.!
    *Keto jane ceshtiet qe duhet ndaluar e gjetur zgjidhie.
    ** Antishqiptaret duan percarien dhe kush jane keta,si te brendeshem dhe te jashtem,popullim mbare e din.
    *** Te behet pjese e ndergjegjes kombetare-Atdheu mbi te gjitha, nis qe nga Rilindasit-pa ndasira,pembledhur ne thenien mwse atdhetare: “FEJA e shqiptarit eshte SHQIPTARIA” .
    Te me falin besimtaret,po atdheu mbi te gjitha! Do ju lutesha mediave Televizive shqiptare te japin nje kronike nga Tv “Pasqyra shqiptare” ne Toronto, te shohin si e festuan “60 vjetorin e Xhamise se pare”(hapien) ne Toronto, bashkekombasit tane,me ne krye drejtusit e tre KOMUNITETEVE ; Kreret e komunitet Mysliman: Remsi Sadikaj, Muhamet Osmani, Nexhmi Aliu qe folen sa ,Prifti Ortodoks Ilia Ketri,nga komuniteti ortodoks ne ShB A. qe mori duartrokite nga gjithe te pranishmit, sa Dom Ambrosko i kishes Katolike e katolik po nga komuniteti perkates ne Sh.B.A. Me ta kryetari shoqates “Shqiptaro-Kanadeze” Ramazan Kellezi. te gjithe se bashku mbeshtet nga te pranishmit e nisen aktivitetin me “Hymnin Kombetar”dhe ne fjalet e tyre ATDHEU mbi te gjitha ne unitet dominoi. Ja ko na duhet vellezer e motra bashkeatdhetare. Jo cdemostrohet.
    UNITETI KOMBETAR mbi te gjitha.
    Nene Pashako D.

  9. Vellezer e motra ne ATDHE-Uniteti mbi te gjitha-Leni ndasite percarese.!

    *Se pari; – Me vjen keq qe mbani mbiemrin VORPSI z Sadi ,sa njohur natyrisht pas lufte, kane qene nga me te moderuarit.
    Cudi ky – ekspres ekstremist ..
    **
    Faleminderit shumices se komentuesve,qe tregohen sa te sinqerte dhe te matur.
    ***
    Mblidhni mendien vellezer ,sidomos ju qe ju kemi zgjedhur apo te emeruar ne poste kyce.mos luani me fatet e vendit.
    Partiaket e dalur boje te mbledhin mente…sidomoa ata, “te renet nga kali”,qe shumica ju myll veshet kur flasin ata.
    Them per raste te tilla, nuk duhet behen cermonira ne Kuvend.Partite apo shoqatat,kur jane te ligjeruara,te bejne,c’ju lejon kushtetuta.
    Meruni me te sotmen ; leriani te shkuaren historise. Mjaft duke i ngrene koken njeri tjetrit.

  10. Vellezer e motra ne ATDHE-Uniteti mbi te gjitha-Leni ndasite percarese.!

    *Se pari; – Me vjen keq qe mbani mbiemrin VORPSI z Sadi ,sa njohur natyrisht pas lufte, kane qene nga me te moderuarit.
    Cudi ky – ekspres ekstremist ..i juaji !?
    **
    Faleminderit shumices se komentuesve,qe tregohen sa te sinqerte dhe te matur.
    ***
    Mblidhni mendien vellezer ,sidomos ju qe ju kemi zgjedhur apo te emeruar ne poste kyce.mos luani me fatet e vendit.
    Partiaket e dalur boje te mbledhin mente…sidomoa ata, “te renet nga kali”,qe shumica ju myll veshet kur flasin ata.
    Them per raste te tilla, nuk duhet behen cermonira ne Kuvend.Partite apo shoqatat,kur jane te ligjeruara,te bejne,c’ju lejon kushtetuta.
    Meruni me te sotmen ; leriani te shkuaren historise. Mjaft duke i ngrene koken njeri tjetrit.
    Ato ndodhirat e atyre viteve, jane shume te thella,prape ne ato vite doni te na shpini. Mblidhni mendien !Pembysia e pas 90tes nu kerkoi kete.
    Festoni festat Nacionale si duhet festuar me UNITET dhe, mjaft me ndasira sa partiake, fetare, klasor,dhe deri mos lejuar kete pasurim te pajustifikuar.!
    *Keto jane ceshtiet qe duhet ndaluar e gjetur zgjidhie.
    ** Antishqiptaret duan percarien dhe kush jane keta,si te brendeshem dhe te jashtem,popullim mbare e din.
    *** Te behet pjese e ndergjegjes kombetare-Atdheu mbi te gjitha, nis qe nga Rilindasit-pa ndasira,pembledhur ne thenien mwse atdhetare: “FEJA e shqiptarit eshte SHQIPTARIA” .
    Te me falin besimtaret,po atdheu mbi te gjitha! Do ju lutesha mediave Televizive shqiptare te japin nje kronike nga Tv “Pasqyra shqiptare” ne Toronto, te shohin si e festuan “60 vjetorin e Xhamise se pare”(hapien) ne Toronto, bashkekombasit tane,me ne krye drejtusit e tre KOMUNITETEVE ; Kreret e komunitet Mysliman: Remsi Sadikaj, Muhamet Osmani, Nexhmi Aliu qe folen sa ,Prifti Ortodoks Ilia Ketri,nga komuniteti ortodoks ne ShB A. qe mori duartrokite nga gjithe te pranishmit, sa Dom Ambrosko i kishes Katolike e katolik po nga komuniteti perkates ne Sh.B.A. Me ta kryetari shoqates “Shqiptaro-Kanadeze” Ramazan Kellezi. te gjithe se bashku mbeshtet nga te pranishmit e nisen aktivitetin me “Hymnin Kombetar”dhe ne fjalet e tyre ATDHEU mbi te gjitha ne unitet dominoi. Ja ko na duhet vellezer e motra bashkeatdhetare. Jo cdemostrohet.
    UNITETI KOMBETAR mbi te gjitha.
    Nene Pashako D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje