Vrasja e deputetëve nga Enver Hoxha, Basha: Jam i turpëruar, kemi lënë pa bërë shumëçka

Në Kuvendin e Shqipërisë u përkujtua sot, vrasja 70 vjet më parë nga regjimi i Enver Hoxhës i grupit të deputetëve opozitarë.

Pas fjalës së Kryeministrit, e mori fjalën kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili deklaroi se ndihej “i turpëruar” që për tre dekada është lënë shumëçka pa u bërë.

Më tej, ai foli për nismën ligjore që do ndërmerrte PD-ja për barbaritë e komunizimit me qëllim që ato të mos përsëriteshin më.

Fjala e Bashës

70 vjet më parë regjimi i Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve sepse mendonin ndryshe, nuk u pajtuan me komunizmin, nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit politik. Para tyre ishin eliminuar, burgosur, ekzekutuar, pjesa më e madhe e elitës së kombit. Klerikë intelektualë, profesionistë të shkëlqyer do ti pasonin në dekadat e ardhshme. Të gjithë u dënuan pa gjyq, ose me gjyqe farsë. Të gjithë u vranë ne emër të popullit. Eliminimi i deputetëve opozitarë 70 vite më parë varrosi çdo lloj lirie politike, mendimi, disidence apo mosbindje ndaj regjimit.

Pas tyre salla e ashtuquajtur e Kuvendit Popullor u mbush me kriminelë dhe injorantë. Pas kësaj në Shqipëri kishte vetëm një zë, një mendim dhe një ngjyrë: enverizmi. Të gjitha institucionet politike dhe shoqërore të vendit, organizatat e rinisë, të gruas, fronti demokratik, media dhe çdo institucion tjetër ishin thjeshtë instrumente të sundimit të Enver Hoxhës.

Vrasjet, burgosjet, internimi, shpronësimet, persekutimet dhe gjithë dhuna që ushtruan fillimet e regjimit komunist dëshmojnë një të vërtetë të madhe që i mbahet ende e fshehur këtij kombi. Komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë, por iu imponua popullit me dhunë dhe me gjak. Kjo dhunë nisi që në ditët e para të ekzistencës së Partisë Komuniste. Vazhdoi gjatë gjithë luftës kundër fashizmit dhe nazizmit dhe u bë masive pas ardhjes së Enverit në pushtet dhe vazhdoi pa ndërprerë gjatë gjithë sundimit të tij.

Të ashtuquajtura ideale socialiste ishin thjesht preteksi për pushtetin personal të Enver Hoxhës. Pushteti i tij ishte një pushtet personal dhe gjakatar. Ideologjitë që ai përqafoi ishin instrumente për mbajtjen e pushtetit. Kjo ishte arsyeja që dhuna e tij nuk kurseu askënd. Disa nga deputetët e pushkatuar kishin kontribut në luftë në krah të komunistëve dhe kjo nuk i shpëtoi dot nga eliminimi.

Sot ndjej dhimbje sepse e di që ceremonia e sotme dhe fjalët që po fliten në këtë sallë, janë për shumë shqiptarë hera e parë që dëgjojnë për krimet e komunizmit. Sot ndihem fajtor si deputet, si politikan dhe si qytetar që kemi lënë pa bërë shumëçka për 3 dekada për të dënuar krimet e komunizmit.

70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam pjesë e këtij kuvendi që drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau. Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ka njerëz që drejtojnë institucione pasi janë mësuar me frymën e Enver Hoxhës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vrasja e deputetëve nga Enver Hoxha, Basha: Jam i turpëruar, kemi lënë pa bërë shumëçka”

  1. Une says:

    Po ku ke turp ti more karagjoz i perkedhelur si nga shefi yt Saliu ashtu edhe nga ish-bosi i VEFAs si dhender shtepie.
    Ti je hajdut i rruges se kombit, vrases i 21-janarit dhe shume mekateve te tjera.
    Ti e ha turpin me buke sa here qe del ne televizor.
    Ti je nje ndyresire qe vetem do ta varrosesh kete vend.
    Pak i kane hallet e tyre emigrantet, i duhen edhe qelbesira si puna jote qe i bejne thirrje llumit te djathte te Europes per tu hequr vizat shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *