Dhuna ndaj punonjësve të HEC në Bulqizë, të plagosurit rrëfejnë tmerrin: Ishin 20 vetë, na goditën me...

11 Tetor 2017, 11:28Kronika TEMA

Pesë punonjës të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë janë dhunuar gjatë ditës së djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Ata janë dhunuar tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë. Dy prej të punonjësve kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar, shkruan BW.

Duke reaguar për ngjarjen, drejtori i HEC-it, Lulzim Lalosha thotë se kanë qenë të përfshirë rreth 20 persona. Lalosha dhe punonjësit e dhunuar thonë se 10 prej autorëve kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa shtojnë se 10 persona të tjerë qëndronin të fshehur.

Lalosha thotë se ata ishin të maskuar dhe të armatosur, ndërsa punonjësit thonë se autorët kanë qëlluar me armë në ajër.

Punonjësit e dhunuar thonë se autorët pasi i kanë goditur me gurë, mjete të forta dhe qytën e armëve, kanë dëmtuar të gjitha mjetet e firmës.

Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë konkurrenca, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 komente në “Dhuna ndaj punonjësve të HEC në Bulqizë, të plagosurit rrëfejnë tmerrin: Ishin 20 vetë, na goditën me…”

  1. Nona-Madona says:

    Shkatrrimi ekologjik i Shqiperise ndoshta mund te jete arsyeja e banorve te revoltuar
    sepse Liqenin e Bardhe duan ta bejne te Thate keta bandita te LSI-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje