Grabitet banesa e nënës së ministrit Gjiknuri, policia jep detajet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Grabitet banesa ku jeton  nëna dhe vëllai i  Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, ndërsa banesa ndodhet në rrugën “Maliq Muça” pranë Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Policia e Tiranës, ndërsa autorët mësohet se kanë qenë tre, dy kanë grabitur banesën ndërsa personi  i tretë i priste poshtë pallatit.

Autorët kanë studiuar lëvizjet, pasi në momentin e grabitjes në banesë nuk ka qenë asnjë person, ndërsa pas konstatimit nëna e ministrit Gjiknuri ka bërë kallëzimin në polici.

Grupi hetimor ka marrë edhe deklarimet e nënës së ministrit për ngjarjen duke nisur hetimet.

Autorët kanë marrë disa sende personale dhe një shumë parash, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Deri tani kanë rezultuar disa persona që kanë lëvizur në atë kohë pranë pallatit, që nuk banojnë aty, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Grabitet banesa e nënës së ministrit Gjiknuri, policia jep detajet”

  1. Pol says:

    llogarite ca qeverie kemi ne, keta nuk ruajn dot veten e vet , vaj me det me ruajt popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *