Provokon gazetari serb: Shqiptarët fituan simpatinë e serbëve me ‘vjedhjen e orës së Bushit'

11 Tetor 2017, 13:16Blog TEMA

Nga Zoran Panoviç*

I dashur Mustafa! Duke debatuar për dashurinë e popujve tanë ‘të vegjël’, në krahasim me ata ‘të mëdhenj’, dhe për ndikimin e ambasadorëve të fuqive të mëdha në jetën politike të serbëve dhe shqiptarëve, e përmende se dashuria e shqiptarëve ndaj Amerikës tashmë është bërë proverbiale. E rikujtove se si ju shqiptarët e keni pritur në mënyrë euforike presidentin amerikan Xhorxh Bushin e ri në vitin 2007. Ai ishte kjo Mustafa, atëherë kur ia vodhët Bushit orën në tërë atë rrëmujë? Mendoj se kur u takuam në Tiranë, të kam thënë se ju shqiptarët (nga Shqipëria) së paku dy herë keni fituar simpatitë e serbëve: Herën e parë kur nuk qëndruat duarkryq, por pas dështimit të firmave piramidale, i morët pushkët në dorë, për dallim nga qytetarët e Serbisë të cilët nuk treguan ndonjë frymë luftarake për këtë çështje; dhe hera e dytë kur i fituat simpatitë e të gjithë serbëve ishte ajo vjedhja e përmendur kur ia vodhët orën Bushit, e cila së paku për një çast pakëz e relaksoi antiamerikanizmin e këtuhit. Të kam thënë tashmë edhe se unë jam njëri prej simpatizantëve të ‘Simpsonëve’ në Serbi, dhe se në mesin e episodeve më të popullarizuara është ajo për ‘shqiptarin e vogël’: Në një shkëmbim rinor ndërkombëtar të fëmijëve, Bart Simpsoni shkon në Francë, ku e keqtrajtojnë, kurse në shtëpinë e Simpsonëve në Springfield shkon shqiptari i vogël. Shumë shpejt pas kësaj vërtetohet që shqiptari i vogël është moshatar i Bartit, në fakt agjent i Sigurimit. Shqiptari i vogël nuk e fsheh se sa keqdashës është, dhe përpiqet që të spiunojë sa më shumë që mundet. Saktësisht, qëllimi i tij është centrali bërthamor në të cilin punon Homeri. Dhe sa më keqdashës që bëhet shqiptari, aq më shumë e duan Simpsonët. Shumë shpejt pas kësaj e zbulon FBI-ja, e cila e dëbon nga SHBA-të. Përderisa shqiptari i vogël me buzëqeshje keqdashëse, i shoqëruar nga polici hyn në aeroplan, Simpsonët e përshëndesin me dorë dhe qajnë me gulçim, kurse Homeri i drejtohet: ‘Mos u mërzit, ato planet e centralit që m’i kërkove do të t’i dërgoj me postë’. Një koleg i imi, një tekst timin për ‘shqiptarin e vogël’ nga ‘Simpsonët’ ia tregoi edhe Edi Ramës kur ishte në Beograd.

Më shkrove edhe që Ismail Morina, i cili e komandoi dronin e famshëm në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë në Beograd, hyri në panteonin e nderit dhe të krenarisë shqiptare. Nevojat ballkanike janë të çuditshme dhe shpesh ekstravagante që të dëshmohet ‘çështja jonë (kombëtare)’. Po të sjell një shembull që është mit pak i njohur i Beogradit: Për një kohë të gjatë e patëm pritur grupin muzikor ‘The Rolling Stones’ në Beograd. Thuhej se asgjë nuk do të jetë njëlloj pasi ata të vinë – në kuptimin se me këtë koncert do të vuloset ardhmëria jonë e ndritur dhe që më nuk ka kthim prapa. Dhe përfundimisht ata erdhën në vitin 2007. Do të provoj, Mustafa, të të çoj për një çast në atë natë magjike të Beogradit, në qershor të vitit 2007. Mik Xhegeri u përpoq që ta mësonte mjaftueshëm serbishten, të konfirmonte se është zotëri (‘Mirëmbrëma Serbi! Përshëndetje Beograd! Ju faleminderit shumë! Jemi shumë të lumtur që jemi këtu! Më në fund erdhëm!); për të qenë një gradë më lart sesa mirësjellja, vokalit shoqërues, Lizi Fisherit, i tha që e ka fundin e bukur, por sandalet e këqija. E shfrytëzoi rastin Xhegeri atëherë që t’i përshëndeste edhe simpatizantët e rajonit. Kur ai pyeti ‘a ndiheni mirë?’, përgjigjet më të mira ishin edhe reagimet ndaj këngës “Midnight Rambler” (kur Xhegeri luajti në harmonikë goje). Sikur të ndodhte diçka atë natë, ndoshta gjithçka do të ishte ndryshe. Sepse, legjenda urbane thotë se Xhegeri nuk e kishte mësuar fare atë pak serbishte; dikush do t’i pëshpëriste në vesh nëpërmjet “kufjeve”, por ama gjithçka do të ishte e “përkryer” sikur ai, duke ndarë në rrokje, të thoshte: “Ko-so-va ësh-të zem-ra e Ser-bisë” (theksoj se atëbotë ishte Kryeministër Koshtunica, dhe kjo frazë lidhet me kohën e tij); në momentin e fundit, megjithatë, ky plan u prish e u pengua. Sikur të kishte ndodhur kështu, gjithçka tjetër do të ishte qesharake-madje edhe më shumë se ai droni i famshëm me flamurin e “Shqipërisë së madhe”. E çfarë do të ishte Mustafa, në peshoren e historisë, kjo performanca e Ismail Morinës në krahasim me fjalët e pathëna të Xhegerit? Mustafa, si e shihni ju atje poshtë në Tiranë rastin e separatizmit katalanas? Referendumin traumatik dhe çdo gjë që vjen pas tij? Në Serbi ndjenjat janë të përziera: Shumica, duke përfshirë edhe presidentin Vuçiç, konsiderojnë se arusha po luan edhe para dyerve të tyre (dyerve të Europës pjesa më e madhe e së cilës e ka njohur Kosovën), por nuk janë të lumtur që tërë kjo po ndodh në Spanjë e cila nuk e ka njohur Kosovën. Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha që me njohjen e Kosovës është hapur Kutia e Pandorës. Në Serbi zyrtarët e lartë theksojnë njësitë matëse të dyfishta të BE-së. Ministri Daçiq është promovues i madh i ‘ndarjes së kufijve’ me shqiptarë. Një propozim i vjetër lidhur me sloganin zgjedhor të Partisë së tij Socialiste të Serbisë ishte ‘Ibri është kufiri’!, por atëherë u duk parullë shumë e fortë, prandaj u tërhoq para fushatës. Komunisti kroat dhe bashkëpunëtori i madh i Titos, Vladimir Bakariq e krijoi togfjalëshin ‘federalizimi i federatës’. Ky ishte eufemizëm për elementet konfederale të Kushtetutës jugosllave nga viti 1974, por ‘federalizimi i federatës’ me sa duket ka edhe mundësi më të gjera – europiane. Edhe pak për futbollin dhe politikën, sepse shorti bëri që Partizani dhe Skënderbeu të jenë në të njëjtën Kategori Superiore të Europës. Kur Partizani në vitin 2011 e nxori nga Europa Shkëndinë e Tetovës, flitej se ishte në rrugë që ta shëronte ‘kompleksin e Flamurtarit’, i cili (në sezonin 1987/88) e nxori atë nga Europa. Me një gol spektakolar të Sokol Kushtës në kënd të traversës në stadiumin e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë në Beograd (APJ). U tund dhe u dëgjua deri në sheshin Sllavia– në rrethqarkullimin e Beogradit, të cilin, edhe përkundër kritikave që e shoqërojnë projektin, tani është duke e meremetuar pushteti vendor i Vuçiçit. Tifozët e Cërvena Zvezdës /Yllit të Kuq/ (kundërshtarit më të madh të Partizanit) harrojnë se atë sezon Flamurtari, pas Partizanit, e nxori edhe Aue-në nga DDR-ja, e që më vonë e ndali Barcelona me Shusterin dhe Linekerin. Në Kamp Nou Flamurtari udhëhoqi, por i mori tre gola nga të cilët goli i barazimit ishte tejet i dyshimtë. Në Vlorë e mundi Barçën me 1:0. Golëshënues përsëri Sokol Kushta! Pak kush, i dashur Mustafa, e dinte në Serbi se çfarë ekipi ishte Flamurtari. Partizanin një kohë të gjatë e nënçmuan për shkak të kësaj disfate. Është veti e keqe që jugosllavët e ‘komunizmit liberal’ dikur silleshin në mënyrë arrogante ndaj qytetarëve nga shtetet e Lindjes refraktare komuniste të Europës. Ndërkohë me Partizanin atëbotë luanin futbollistë të mëdhenj shqiptarë- ndër të cilët, me siguri, Fadil Vokrri ishe më i madhi.

Tani pak për Cërvena Zvezdën, e cila u bë kampione në Bari të Italisë në vitin 1991. Atëherë klubi pati menaxhim modern dhe efikas, atipik për shtetet komuniste. Luajti Cërvena Zvezda në lidhjen e fuqishme jugosllave. Gjatë atyre viteve ‘vetëm’ dhjetë herë pati buxhet më të vogël se sa Reali i Madridit ose Bajerni, kurse sot kjo është absurde të krahasohet. Zvezda mori në përbërje të saj futbollistët më të talentuar nga tërë ish-Jugosllavia (jo vetëm ‘shtetet serbe’ edhe pse ishte brand dhe institucion serb). Në të luajti kroati më i mirë (Prosineçki), malazezi më i mirë (Saviqeviq), maqedonasi më i mirë (Pançev), kurse duke ikur nga regjimi i Çausheskut arriti edhe rumuni më i mirë (Belodediq). Zvezda e mposhti Këlnin para pak ditësh si skuadër mike, kurse humbi prej tij në mënyrë tragjike në sezonin para Barit edhe pse atëherë kjo ishte pakrahasueshëm më e fortë. Dejan Stankoviq, futbollist i madh i Zvezdës nga gjenerata pas Barit, bëri karrierë të madhe në Itali. Në Inter arriti çdo gjë që nuk arriti Darko Pançev. Në turnin e parë të ‘kalçios’, në gusht të vitit 2013, Stankoviqi me shumë emocione u përshëndet nga fanella e Interit dhe loja aktive. Për një kohë të gjatë nikoqiri i atëhershëm i Interit Masimo Morati (sot Interi është kinez) kërkoi kombinimin fitues duke mos kursyer milionat. Ju rikujtoj se në verën e vitit 1999 e arriti rekordin botëror duke e blerë Kristian Vijerin për 48 milionë të njëfarë valute të fortë. Edhe pse doli që kombinimi fitues u arrit vetëm kur e bleu Militon, Eton dhe Shnajderin, përkatësisht e solli Murinjon, nuk duhet harruar se ‘mallkimin e udhës së kryqit të Interit’ e rrëzuan suedezi me origjinë boshnjake Zllatan Ibrahimoviç, serbi Dejan Stankoviq dhe Sinisha Mihajloviq, përkatësisht edhe trajneri i tyre Mançini. Tani në Inter kryesorë janë kroatët Perishiq dhe Brozoviq. Në gusht, kur Kroacia e feston një nga themelet e identitetit dhe të historisë së saj – për ta operacioni ushtarak çlirimtar ‘Shtrëngata’ (1995), e cila për serbët është krim i spastrimit etnik, në faqen zyrtare të Interit u shfaq urimi për mbrojtësit kroatë, i cili shumë shpejt u hoq, kurse në Serbi mendojnë se e hoqën pas ndërhyrjes së Dejan Stankoviqit, i cili e shpjegoi se sa e ndërlikuar është kjo datë. A e patën tifozët nga Serbia më vështirë kur e panë urimin për mbrojtësit kroatë në Inter se sa që e patën kroatët kur tifozët e Laçit në vitin 2000 i bën homazh Zhelko Razhnatoviq -Arkanit? Mustafa, më në fund arritën nga Rusia në Serbi ‘Migët’ e parë, të paralajmëruar prej një kohe të gjatë. Po ashtu, edhe Kroacia filloi t’i ripërtërijë forcat ajrore. Me sa duket ose do t’i blejnë ‘fantomët’ ose ‘gripenët’ suedezë. U shty vizita e Vuçiçit në Zagreb e planifikuar për në nëntor. Shkak për këtë me siguri është përmendorja të cilën ia ngritën para disa ditësh në Beograd majorit të ish-APJ-së, Milan Tepiqit, i cili në shtator të vitit 1991 shkaktoi shpërthim në magazinën ushtarake në Bjelovar që ajo të mos binte në duar të kroatëve. Tepiqi vdiq, si edhe njëmbëdhjetë mbrojtës kroatë. Për serbët ai është hero, për kroatët kriminel. Rrëfimi i vjetër, naiv se Serbia dhe Kroacia do ta tejkalojnë të kaluarën traumatike ashtu siç e kaluan Gjermania dhe Franca po bëhet gjithnjë e më shumë i pakuptimtë. Me garën në armatim dhe me rrëfimet dhe identitetet e veta, Serbia dhe Kroacia gjithnjë e më shumë po ngjajnë me Indinë dhe Pakistanin ballkanik. A kemi Mustafa, një krahasim kështu të përshtatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë?

E përktheu: Naile Mala Imami

*Titulli i shkrimit është i redaksisë, titulli i autorit ishte “Nga Flamurtari deri te Skënderbeu”, si replikë ndaj Mustafa Nanos.

11 komente në “Provokon gazetari serb: Shqiptarët fituan simpatinë e serbëve me ‘vjedhjen e orës së Bushit’”

  1. Taqo Dhemballa says:

    ahahaha ce o ja vodhen oren Bushit?

  2. SHQIPE-Free says:

    zoran panovic-mustafa nano:”VARANA VRANI OCI NE VADI”(Sorra sorres nuk i nxjerre syte)-:::jani bere Bythe e breke..duke Mallkuar dhe Share ne Menyre “Moderrne dhe Demokratike” Shqipetaret….
    Dhe ne Shqipot ju themi te dyve juve:NA RRUANI TOPET..lol

  3. Ylli says:

    Nuk ka faj gazetari serb per historine e ores se Bushit.Jemi si gjithmone NE ,vetshkaterrues te indetitetit tone.
    Ne perpjekje per te minimizuar rendesine e vizites se Bushit ne Shqiperi ,opozita e atehershme dhe gazetat dhe televizionet prane saj ,sidomos Top Chanel ,me nje cinizem djallezor shpiken historine e ores .Kam qe ne Athine ne ate kohe dhe mbaj mend qe shtypi i pare dhe i shkruar grek ,fliste vetem per kete pjese te vizites ,me nje entuzizen keqdashes.
    Historia e ores se Bushit eshte historia e nivelit te politikes shqiptare.Eshte pak a shume si historia e gruas se Elvis Rroshit ,qe e grabiten njetezit e Saliut ,per hakmarrje kunder Elvisit dhe Lali Eri i dergonte letra Parlanentit Evropian !!
    Gjithmone ,mbrapa ketyre pislliqeve jane social – komunistet.

  4. Angjelini says:

    Muc Nano ka rene ne dashuri me serbine. Tani kuptohet gjithe aj zell i Muqit per ta bere Skenderbeun serb . Si duket qellimi paska qene te fitoje simpatine e serbve qe ky te kete mundesi te flirtoj me ta se ketu ne shqiperi fatmirsisht i ishte djegur karta. Mos u lodh kot Muc se ne ne shkoder i njofim me mire se askush tjeter se kush jane serbt dhe nuk mund te na ndryshosh antipatine si kemi ndaj tyre edhepse fatkeqisht me duhet ta pranoj se ka edhe nga ata (pakice e paperillshme) qe e tregojne hapur simpatine ndaj tyre.

  5. ***** says:

    Mustafa Nanos i jane dashur vite stermundime dhe studime per te nxjerre libra me teori te cuditshme per fene, kulturen, traditat, dhe origjinen shqiptare nepermjet disa librave.
    U be shenjester nga publiku per provokimet qe bente, dhe eshte partizani me i zjarrte i nje debati te hapur dhe te cliret. U pozicionua edhe ne rrethin e intelektualeve ne Beograd si nje analist dhe hulumtues. Ia arriti qellimit qe te lidhi nje korespondence te hapur me nje intelektual serb per te na bere te ditur se:

    1.Serbet kane simpati per shqiptaret kur ketyre te fundit u del nami per hajduta oresh, dhe kur cajne depot e armeve dhe pastaj fillojne te bejne vella-vrasje.
    2.Kulmi i suksesit te klubeve sportive serbe ishte ne kohen e ish-Jugosllavise.
    3. Serbia dhe Kroacia jane si India me Pakistanin.

    (Nano kujton se ka ka kapur peshkun, por duhet ta dije se Serbia nuk ka det. Me se shumti mund te gjej ndonje gjarper qe do ta ngaterroje me ngjale)

  6. Darwin Gashi says:

    Ndersa ju shkavellet e keni fituar simpatine nga une SHQIPTARI i Kosoves, sepse ju Shkavellet, e keni vertetuar se Darwini nuk ka pase te drejte, sepse nuk rrjedh njeriu prej majmuni, por rrjedh Majmuni prej Shkavelli.

    DARWIN U KRY

  7. Arrza says:

    Keto debilliqet e e financuara nga europianet si gjithmone jane si fenda ne ajer. Serbi dinak e tinzar me Muqin tone debil dhe vanitoz qe s’ja ka haberin fare nga ato qe thote por per dy groshe me shume shet dhe nenen e vet. Se ca pune ka Muqi yne me keto muhabete nje Zot e di. A po flet njeri per vrasjet, perdhuminet, torturat dhe krimet qe serbet bene ndaj shqiptareve te Kosoves dhe popujve te tjere ne Ballkan, apo keto do i leme se mos na merzitet ky gazetari?

  8. Saimir says:

    Kur e pyeten Bushin nese eshte e vertete qe shqiptaret i vodhen oren, ai u pergjigj: E vertete qe shqiptaret me vodhen nje gje, jo oren por ZEMREN.

  9. Arber Iliri says:

    Miro e serb mire po Kosoven harrojeni dhe Spanja meqe muk e njohu Kosoven te haje mut tani, Katalonja Republike e pavarur.S’ka ndonje cudi duan me vete dhe do jene me vete.Sa per te tjerat o ti serb bisedo me Mucin se ne ju njohim mire dhe pa kerku falje as ju degjojme e as ju lexojme.

  10. Antikom says:

    Ne radikalet kemi fituar simpati nga ju shkavellet, sepse ju ne luftat e viteve 1992-1999 ne teritorin e ish RSFJ-se keni vjedhur,plaqkitur, ora per matjen e rrymes, televizione, ari , dhe keni vra 180 mije njerez, prej te cileve ju shkavellet keni vra 34 mije femije!,,,,,!!,!,!,!,!,! Prandaj ju shkavellet jeni te adhuruar prej neve radikaleve dhe ju kemi Idola. …..
    Ne ju vlersojme poashtu sepse ju shkavellet lypni me jau qi nonen…se bashku me ata qenefa qe ju botojne artikujt e juaj qenefik.

  11. fllad says:

    As nuk e pata durimin ta lexoja. Vetem me pelqyen disa komentues qe i permenden Spanjen dhe Katalonjen. Kosoven jo vetem ta harojne por bashke me Spanjen te hane nje mut te madh. Muc debili nuk bythe te shkruaje per gjemat dhe krimet qe ka bere serbia po merret me traplliqe. Po normal, nje trap, nuk mund te merret me gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje