Trump paralajmëron median: Lajme të rreme, kur është momenti për t’ua hequr licencat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar sot se do ta mbyllë televizionin NBC dhe rrjetet tjera televizive amerikane, duke thënë se ato shesin lajme të rreme.

“Me gjithë ato lajme të rreme që po dalin nga NBC dhe rrjetet tjera televizive, kur është momenti i duhur për t’ua ndaluar licencat? Shumë keq për vendin!”, shkroi Trump në profilin e tij zyrtar në Twitter, shkruan FoxNews.

Reagimi i Trumpit vjen ndaj një artikulli të shkruar nga NBC, në të cilin thuhej se Trump kishte kërkuar që arsenali bërthamor i SHBA-së të rritej dhjetëfish pasi e kishte rishikuar një broshurë informuese e cila tregoi se arsenali bërthamor i SHBA-së ka pësuar rënie të qëndrueshme që nga vitet 1960-ta.

Në këtë artikull citoheshin tre zyrtarë amerikanë të cilët ishin prezent në sallë kur Trump i kishte bërë këto komente.

“NBC i rremë e sajoi një artikull kinse unë kam kërkuar rritje dhjetëfish në arsenalin tonë bërthamor”, ka shkruar Trump.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trump paralajmëron median: Lajme të rreme, kur është momenti për t’ua hequr licencat”

  1. luli says:

    Bravo Trump, njerezit e thjeshte denohen per shpifje,pse legenat e mediave jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *