Kukësi merr trë pikë ndaj Lushnjes, Kamza surprizon Luftëtarin

Kukësi ka marrë një tre pikësh të artë në një transfertë mjaft të vështirë.

Kampionët e Shqipërisë mundën në “Roza Haxhiu” skuadrën e Lushnjes që debutoi në fushën e saj pas rikosntruksionit, por pa arritur dot që të marrë pikë.

Verilindorët e drejtuar nga trajneri Milinkoviç, fituan me rezultatin e pastër 2-0 duke shënuar në pjesën e dytë.

Autorët e golave për Kukësin në këtë takim ishin Guri dhe Alijev që i dhanën suksesin skuadrës së tyre.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10-pikëve.

Në sfidën tjetër Kamza arriti që ti surprizojë të gjithë në transfertë kundër Luftëtarit.

Miqtë fituan me rezultatin 2-1 duke thyer në fushën e tyre gjirokastritët të cilët nuk fitojnë prej tre javësh.

Heroi i Kamzës në këtë takim ishte sulmuesi Stefan Raçiç që shënoi të dy golat e takimit në minutën e 16-të dhe 92-të, ndërsa, për Luftëtarin shënoi Dejvi Bregun.

Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu të cilët luajtën që nga minutan e 32-të me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të Fustar.

Ndërkohë, 90-minutat e luajtura në “Loro Boriçi” nuk nxorrën asnjë fitues me Vllaznisë dhe Flamurtarit që u ndalën në barazimin 1-1 duke ndarë nga një pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vlonjatën me anë të Bushiç, por Vllaznia barazoi me Gocajn.

Në orën 17:00 luhen dhe dy sfidat e fundit të cilat janë Skëndërbeu-Laçi dhe Teuta-Partizani.

1 komente në “Kukësi merr trë pikë ndaj Lushnjes, Kamza surprizon Luftëtarin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X