Manchester United “blindon” Mourinhon, kontratë pesëvjeçare dhe 14 milionë në sezon

E ardhmja e trajnerit, Jose Mourinho, është e lidhur me klubin e Manchester United, kjo pasi drejtuesit e skuadrës kanë besim absolut tek portugezi i cili është duke bërë një punë të madhe me “Djajtë e Kuq”.

Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, Jose Mourinho është shumë pranë arritjes së marrveshjes që të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë atë tek United deri në vitin 2022.

Mourinho në rast se do të nënshkruajë për pesë vite do të përfitojë 72 milionë euro, ose 14.5 milionë euro në sezon.

Portugezi verën e kaluar e mori drejtimin e Manchester United, ku në vitin e parë e dërgoi skuadrën në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon po e kryeson kampionatin së bashku me Manchester Cityn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X