Mbyllet seanca Parlamentare, Flamur Noka bën rezistencë, Ruçi nuk fal, ja vendimi që u mor

Është mbyllur pa nisur mirë seanca e somte parlamentare  e parashikur që të zhvillohej pasdite.

Kjo pasi deputeti i partisë Demoktratike Flamur Noka nuk ka dalë nga senca edhe pse ishte përjashtur nga Kuvendi pasi uzurpoi foltoren.

Gjithashtu kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka refuzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike,të LSI-së dhe PR-së të cilët kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama nga punimet e parlamentit, me të njëjtin argument me të cilin kërkoi fjalën për procedurë demokrati Noka.

Që në fillimet e seancës së orës 17:00 Ruçi komunikoi vendimin se nuk do të marrë për bazë kërkesën e opozitës.

“Nuk e marr për bazë kërkesën e opozitës sepse nuk përmbush ansnjë nga rregullat që parashtrion ligji”, tha Ruçi.

Seanca Parlamentare e cila u ndërpre do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 8 e 30.

1 komente në “Mbyllet seanca Parlamentare, Flamur Noka bën rezistencë, Ruçi nuk fal, ja vendimi që u mor”

  1. Patriroti SHBA says:

    Vite me pare zonja Topalli ish kryeparlamentare, urdheronte oficeret e sherbimit pran palamentit te kapnin e te nxirnin per zhelesh Taulant Ballen qe nga vendi kerkonte te diskutonte per replik, ndersa Ish , kryeparlamentarje jo vetem sja dha fjalen, por kerkontte te ushtrohej dhun.
    Ndersa sot, pam nje skene te turpeshme nga deputeti i PD Flamur Noka qe hiqet si trim, kure tregon injoranc dhe veprim te qellimshem per te sabotuar punimet normalisht ne kuvendin e SHqiperis. Akoma me e turpeshme dhe qendrim prej arogacesh esht edhe qendrimi i deputeteve te PD dhe tani qe po akordojn mendimet me LSI, po bejn cmos me paramendim ta kethejn parlamentin ne nje vend , ku te mos diskutohen e miratohen ligje dhe rreforma, por ne nje vend ku, akuzohet, shahet e fyehet, institusjoni dhe gjith deputetet, si perfaqesu te popullit.
    SHpresonim se, ne kete sezon te shikojm nje parlament normal, sidomos me drejtimin dinjitoz, te Zotit Ruci, por , si duket, PD dhe tani si motra e tyre lsi, kerkojn ta kethejn ne vend estrade si ne legjislaturen e kaluar, ku shikonim saliun , te ngrihej dhe ulej sa her ti donte qefi , jasht cdo norme e rregulli, pale se cnxirte nga goja. Kete filozofi e praktik duket se duan ta ven ne jet edhe kete sezon, te dy humbesit, por sa me shum te mendojne te veprojn, ne kete menyr , aq me shum qytetaret distancohen nga keta remujaxhinj, kritizer e llafazan, qe skan asgje te perbashket me aspiratat e qytetareve, qe kerkojn qetesi, rregull, pune e permiresimte kushteve te jeteses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X