PRAPASKENAT/ Sali Berisha “shkarkon” Gridën si zëdhënëse të grupit të PD

12 Tetor 2017, 18:34Politika TEMA

Të ngujuar në sallën e seancave plenare, demokratët u informuan në kohë reale për çdo lëvizje nga kundërshtari politik. Dalja për media e Taulant Ballës, që mohonte përdorimin e fjalorit fyes të Edi Ramës ndaj ish-liderit të tyre vuri në lëvizje të djathtët.

“BalkanWeb” zbardh diskutimin e zhvilluar mes demokratëve për personin që do të replikonte me kryetarin e grupit socialist. Në mbledhjen e ngushtë u propozua që Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit të dilte e t’u përgjigjej akuzave të socialistëve publikisht.

Propozimi mori “pëlqimin” e ish-kryeministrit edhe pse nuk e pohoi me zë, por mesa duket Lulzim Basha kishte një tjetër emër në mëndje.

Ai thirri zëdhënësen e grupit Grida Duma, të afrohet. Emri i Grida Dumës nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, i cili i është drejtuar Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord që Grida të flasë për mediat.

Burime të BW bëjnë me dije se zëdhënësja e grupit i është përgjigjur menjëherë thirrjes së kryetarit dhe është afruar, por nuk i ka komunikuar asgjë dhe është kthyer mbrapsht sërish, ndërsa Sali Berisha është çuar nga vendi i tij.

Lulzim Basha i gjendur në “vështirësi” është detyruar të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd, duke dalë vetë për mediat.

4 komente në “PRAPASKENAT/ Sali Berisha “shkarkon” Gridën si zëdhënëse të grupit të PD”

  1. alphade says:

    Hija e Sali Vicidolit e ndjek nga mbrapa te shkretin Luli,si fantazma
    si ” Fantazma e Bankos ” ne tragjedine Makbeth te Shekspirit .!!

  2. Genci says:

    Hahahaha Basha sa pa karakter qe eshte… mjere populli I shkrete qe ka ngelur ne duart e ketyre maskarenjve…

  3. Arsen says:

    Bravo Sali lere kurven jasht se e njofin tan njerzit.

  4. Zini says:

    Basha eshte kokrra e byth qirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje