PS i përgjigjet “flakë për flakë” PD-së: Kërkesë përjashtimi për Flamur Nokën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas kërkesës së PD-së dhe LSI-së për të larguar kryeministrin Edi Rama dhjetë ditë nga Kuvendi, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.

Partia Socialiste ka firmosur gjithashtu një kërkesë për të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi deputetin democrat Flamur Noka i cili shpërtheu me një fjalor banal në sallën e Kuvendit.

Sjellja e këtij të fundit gjeti mbështetje të veçantë nga ish-kryeministri Berisha si  edhe nga deputetët e tjerë të opozitës.

Deputeti Noka u  përjashtua nga seanca e sotme, pasi bllokoi foltoren duke mos  lejuar deputetin Shezai Rrokaj fliste.

Noka kërkoi fjalën për procedurë, për të shprehur shqetësimin se kryeministri Edi Rama fyeu deputetin Berisha.

Ndërkohë PD-LSI -PR u bënë bashkë për të kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “PS i përgjigjet “flakë për flakë” PD-së: Kërkesë përjashtimi për Flamur Nokën”

  1. santiago says:

    hahaha Mul maloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *