Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kryeminstrit Rama, pasi ai tha se Partia demokratike është pa vizion.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit Basha gjithashtu sulmoi deputetët e PS duke i quajtur kukulla pa integrit.
“Rama i thotë vetes kryeministër dhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshni? Për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh?
Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?
O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi.
Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet.
Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol.
Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës.
Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët. Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE.
Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat. Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë” – tha Basha.
Tmer…!!!!!! Më vjen për të vjellë…!!!! “Kryetari” i Opozitës në Parlamentin Shqiptar, bën “opozitë” me një fjalim që do ta kishte zili dhe rrugaçi më i fundit…!