Ditën kam punë me Duçen, natën me Maqedoninë!

13 Tetor 2017, 19:14Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Të gjithëve atyre që nuk e kanë qejf apo që më shajnë për mënyrën e të shkruarit, po u jap mundësinë të më shtojnë edhe një akuzë të re. Nëse në të gjithë këtë periudhë të gjatë më kanë etiketuar si enverist, ballist, zogist, shikas, sigurims etj., etj., le të më quajnë edhe filofashist.

Akoma edhe një tjetër akuzë si filomaqedonas…

Pse kam filluar më shumë sesa duhet që kur analizoj këto punët tona të ngatërruara më del përpara fytyra e Duçes?

Kam paraqitur disa herë nëpër shkrimet e mia një tabelë që tregonte pasuritë tona kombëtare, kryesisht ato në fushën e blegtorisë, dhentë, dhi e lopë. Të dhënat janë të marra nga vëllimi i parë i një libri që quhet “Të drejtat e Shqipërisë etnike” dhe të shkruajtur nga etërit françeskanë, të cilët nuk e realizuan dot kurrë vëllimin e dytë të këtij libri, sepse përfunduan të gjithë në burg apo morën plumbin pas vitit 1944.

Të dhënat e paraqitura i përkasin instituteve italiane të vitit 1936. Janë në fakt të përpiluara prej emisarëve të shumtë italianë që zbarkuan në Shqipëri pas gjysmës së dytë të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Në planet fillestare të Duçes dihet se ai kërkonte instalimin e deri katër milionë kolonëve italianë dhe njëkohësisht studimin deri në imtësi të karakterit të zonave të Shqipërisë për të parë se çfarë rritej në to. Pra thjesht ku mbillet duhani dhe ku mbillet gruri, ku rriten kuajt, etj., etj.

Një vërejtës i thjeshtë i problemit dhe që rreh majtas fare në gjykime, do të thoshte se nuk kemi nevojë për fare as për studimet e Duçes dhe as për shakatë e italianëve në përgjithësi. Sistemi i Hoxhës, që në bujqësi investoi në bonifimin e tokave dhe përmirësimin e tyre, si dhe ngriti shkolla dhe institute të tëra, është i mjaftueshëm për të gjykuar. Natyrisht që kjo periudhë e tij meriton vëmendje, por tema nuk është shterruese. Hoxha, apo politika e tij, detyronte që në kundërshtim edhe me studimet e mësipërme të periudhës së Duçes që precizonte problemet, të mbillej grurë në Kukës apo në Tropojë, çka nuk do shumë mend për të kuptuar se ishte gabim.

Thënë në një mënyrë të thjeshtë, ishte një kundërshtim i qartë i traditës së fshatarit, që pavarësisht prapambetjes, kishte përcaktuar në mënyrë manuale se çfarë mbillej, korrej, apo rritej në vendin ku ai jetonte. Periudha e Hoxhës në thelb kishte merita të mëdha të një kopjimi të keq të historisë sovjetike. U adoptua mbrapsht në një vend të vogël dhe me karakteristika të tjera jetese. Akoma më keq, idetë e periudhës së tij nuk mund të shfrytëzoheshin për blegtorinë, e cila, pas “procesit të tufëzimit”, çoi fshatarin të blinte qumështin në qytet.

Por a mund të luhet në sektorin e bujqësi-blegtorisë duke iu referuar Duçes dhe Hoxhës njëkohësisht? Kjo do të ishte normale, sepse të gjitha periudhat kanë veçoritë e tyre.

Shembulli i thjeshtë i marrë më poshtë tregon domosdoshmërinë e një studimi të tillë, veçanërisht për shkak të periudhës së çmendur që po kalojmë dhe që gabimisht e quajmë tranzicion.

Të paktën deri në fillimin e viteve të fundit të sundimit komunist, në Vlorë ekzistonte një fabrikë që më duket ndihmonte në regjjen e lëkurës. Shqipëria kishte fabrika e reparte për prodhimin e këpucëve në Gjirokastër dhe Korçë dhe kjo ishte normale. Këto dy zona kishin karakter blegtoral dhe lënda e parë për prodhimin e këpucëve duhej të vinte kryesisht prej tyre. Fabrika e regjjes së Vlorës ishte ndërtuar në kohën e italianëve të Duçes dhe u ruajt edhe më vonë. Sot, pa pyetur fare, mund ta dish që ajo nuk ekziston. Natyrisht që një vërejtës i thjeshtë mund të thotë se kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ndërkohë që problemi është më i madh sesa duket. Prodhuesit shqiptarë të këpucëve që punojnë me lëndë të parë të porositësit, apo siç i themi ndryshe, punojnë me fason, blejnë lëkurën e tyre deri në Egjipt.

Njëri prej tyre, duke tentuar ciklin e mbyllur, i shumëfishoi të ardhurat apo prodhimin e biznesit të tij, duke tentuar ta blejë vetë lëkurën. Legjendat apo realitetet e periudhës tregojnë tentativa të huajsh apo vendasish që kërkuan pa sukses të mbledhin lëkurë apo qumësht për të zhvilluar biznesin e tyre. Dështimi, natyrisht, është i lidhur së pari me një faktor të thjeshtë. Procesi kërkon zhvillimin e shumë hallkave të lidhura me njëra-tjetrën, çka natyrisht në këto zona nuk ekziston, ashtu sikurse nuk ekziston një politikë kombëtare për këtë lloj zinxhiri.

Problemi në të vërtetë është shumë më i komplikuar. Nga ai varet zgjdhja e formulës kërkes–ofertë. Çmimi i lartë i këpucëve bën që minimumi të mos arrish dot riqarkullimin e mallrave në treg dhe kështu të shkosh me duart e tua drejt vetëshkatërrimit. Një qytetar që ka të ardhura rreth 300 000 lekë të vjetra në muaj nuk mund të blejë veçse një herë në vit këpucë që kanë një çmim sa minimumi deri në 10 ditë të punës të tij.

Thellimi në probleme të tilla të çon në idenë e rikthimit te periudha e Duçes, që ndërtoi përkundër një ideje llogjike një fabrikë për të regjur lëkurët në zonën ku ishte përqendruar blegtoria më e madhe.

Në thelbin e tij, problemi shkon tek manaxhimi në bujqësi dhe blegtori. Ajo nuk mund të jetë më një politikë e partive të vogla që e shikojnë si trofe lufte këtë histori dhe shpikin instrumente pas instrumentesh për t’i ardhur në ndihmë fshatarit.

Po ndërsa ne mburremi ende me budallallëqe të tilla, fqinji ynë, që në shumë pikëpamje është më i varfër se ne, të paktën në resurse, Maqedonia investon në drejtim të bujqësisë, një shiifër gati njëzet herë më të madhe. Po ku i gjen ajo gati 200 milionë euro për të investuar në bujqësi, ndërsa ne hedhim aty 10 milionë të tilla?

Përgjigjja mund të jetë e natyrave të ndryshme dhe hipoteza e hedhur këtu mund të jetë naive, por gjithsesi duhet t’i shërbejë tezës se në bujqësi duhet vrapuar.

Shembulli ilustrues është po ai i tipit të Vlorës. Duke mos ndërtuar politikën e përqendrimit të thertoreve, por duke i lënë ato të shpërndahen ku të mundin e si të mundin, Shqipëria së pari humbet atë tërësi lëkurësh që duhen për prodhimin e këpucëve. Pastaj shton sasinë e mishit të pakontrolluar, që mund të jetë lloj-lloj kualiteti e që vetëm shton të sëmurët në radhët e spitaleve.

Akoma dhe ky është një fakt edhe më i rëndësishëm, Shqipërisë nuk i lejohet për shkak të një politike të tillë të eksportojë në tregun evropian as edhe një kilogram mishi të vetëm, megjithëse në shumicën e rasteve ai mund të jetë edhe bio. Ndërkaq, Maqedonia eksporton, siç e kam shkruar edhe në raste të tjera, mbi 250 000 qengja çdo vit.

Po të vijmë edhe një herë te thelbi i problemit? Nga i gjen Maqedonia 200 milionë euro për të investuar çdo vit për bujqësinë?

Ka shumë mundësi që ajo me politikën e saj subvencionon jo fidanë dhe arrorë, por përpiqet që me këtë subvencionim të arrijë një zinxhir të atillë të prodhimit që shkon nga prodhuesi te konsumatori. E thënë thjesht, ajo hedh para që së pari shmangin informalitetin, duke krijuar zinxhirin e mësipërm. Pastaj këto para i rimerr në forma të ndryshme që nga taksat e deri te eksporti.

Dhe pikërisht këtu mund të rezymojmë.

Fabrika e ndërtuar nga Duçja në vitet e luftës, apo para saj, lejon grumbullimin e lëkurëve që shtojnë prodhimin e këpucëve apo produkteve të tjera. E gjitha kjo rregullon kërkes-ofertën e tregut. Përqendrimi i hallkave nga prodhuesi deri te konsumatori të shpie në një sërë operacionesh të tjera e në fund të fundit në pranimin nga Evropa të eksporteve tona.

Siç e thashë edhe në titullin e këtij shkrimi me gjysmë shakaje, ditën më del para syve Duçja dhe natën Maqedonia. Siç është dhe normale nga një gazetar që nuk është i specializuar në fushën përkatëse, mund të dëgjosh apo të shohësh defekte të vogla apo të mëdha. Por gjithsesi, në rastin më të mirë, këto lloj shkrimesh vlejnë për ata që i dinë më mirë këto punë…

Dhe së fundmi, ndoshta është më mirë që pas njëzet e pesë vitesh në të cilat hamë vetëm politikë, duhet të kuptojmë se nuk shkojmë gjëkundi, por vetëm ushqejmë legjendat e kafeneve me gjoja luftën pozitë-opozitë.(Konica.al)

Ditën kam punë me Duçen, natën me Maqedoninë!

17 komente në “Ditën kam punë me Duçen, natën me Maqedoninë!”

  1. bregdetari says:

    ME PELQEN SHKIMI DHE LOGJIKA.
    ME FJALE TE TJERA DUHET MBYLLUR CIKLI QE NENKUPTON LIDHJEN E PASHMANGSHME E TE DOMOSDOSHME BUJQESI+INDUSTRI=PRODUKTE TREGU SI PER BRENDA VENDIT EDHE PER EKSPORT.
    E MOS TE NA NDODHE QE LEKURET TONA TE NA I SHESE SI KEPUCE “OKSIDENTI” SA NJE TUFE ME DHI , PO TE JEMI NE ATA QE T’JA SHESIM SI OKSIDENTIT AQ E DHE ORIENTIT NJE PALE KEPUCE TE PAKTEN SA PER NJE CJAP.
    ME VITE TE TERA SHQIPETARET VESHEN ATLETE KINEZE PREJ KARTONI DHE MIRE NA E BENE.
    VAFSHIN FJALET E TUA NE VESH TE “ALLAHUT”

  2. mirel says:

    Po Ramuti po na ben Konfederate Yugoslave mor Shptim. Ne po bejme hidrocentralet atje ku duhej te kishim prodhim vendas. Se na duhet ti japim fitime ca horrave ne pushtet dhe ca bosave mafioze qe kane duart ne pronen publike.
    Do hame vetem mish maqedonas dhe miell serb.

  3. Bogonica says:

    Nazarko i madh duhet te falnderohet per larmine e temave me interes ekonomik,ai nuk ka force per vendimarrje,por hap horizont.Shume artikuj te tij godasin ne shenje,sidomos per bujqesine.Nazarko ne te rite e tij, si punonjes i naftes,pati rastin te vrojteoje bujqesine e rrethit te Lushnjes,me arritjet dhe deshtimet e saj,prandaj edhe une e quaj vezhgues te vemendshem,dhe ja lexoj me kureshtje shkrimet e tij.Ai ka nje diapazon te gjere per zonen e Myzeqese se Vlores,nje zone e paprekur per bujqesi,turizem transport ajror,po ashtu ai eshte partizan i Koridorit te tete qe u sabotua nga fqinjet tane.Ideja e tij se Shqiperia eshte vend tranzit(te cilen asaj ja ka falur zoti) dhe ketu duhet te fokusohen studimet,goditet nga xheloze dembele.Me shume i rriten vlerea kur e godisin,zaten darhen e pjekur e godisin me gure.

  4. Bushi says:

    Respekt zoti Nazarko.Ke bere nje shkrim shume te mire,i cili eshte nje thirrje apo kujtese per pushtetaret tane,qe ata t’i kushtojne rendesi te veçant bujqesise.Nuk eshte aspak gabim ajo qe thoni ju, qe Enver Hoxha planifikonte te mbillte grure edhe ne Puke,apo ne ndonje vend tjeter, sipas nevojave qe kishte vendi.Ketu behet fjale per nje te vertete,dhe per nje pune te mire,dhe jo per te lavderuar ate sistem,por per nevojen qe lind sot, per ecjen perpara te bujqesise si baza kryesore e ekonomise tone.Pershendetje.

  5. Ca te dhane? says:

    Mire qe e rregullove njecik ne fund kur thua se “mund te kesh bere dhe gabime te medha”.
    1 gabim fatal.Sipas te shkruarve te tua,hitleri duhet kujtuar edhe si njeri i mire,se beri autobak,femijet vinin ne cerdhe e kopshte pa kurrefar pagese,etj.
    Ky qe vrau gruan gjyqtare,ishte nje bisnesmen i sakte,i njohur,edhe ky na dushka gjykur si ducia yt…ja paska bere dhe te mira.
    2 gabim fatal.Kush te tha qe lekurat e kafshve nuk shiten ne shqiperi???? Shiten dhe kerkohen aq shume ( me cmimin e tregut normal) sa sta pret nendia.
    3 gabimi fatal mbi fatalet.Po ta lexoi nje 15+ vjec shkrimin tend,do ngelet me mendimin se ducia na paska bere dhe te mira…bravo,mesim i duhur sic duket,nga gjyshi tek rinia.
    Nuk di se si sillen organizata e gazatarve italian kur i vete ndermend ndonje gazetari te mburre ducen…por di qe organizata botrore e gazetarise do te denonte fort.
    Duke te njihur si njeri( ne tv), e di qe ky shembulli yt eshte marre pa te keq,por shpresoj qe ti neser ke kerkosh ndjese dhe te heqesh ducen si shembull.

    1. ERA says:

      Sa idiot! S’ke kuptuar asgje, por asnje fjale nga ajo qe eshte shkruar! Nejse, neser kur te te dali pija( shpresoj te jete nga pija dhe jo mungese truri) futi nje te lexuar tjeter!

    2. ERA says:

      Duke ju drejtuar ” Ca te dhane?”
      Sa idiot! S’ke kuptuar asgje, por asnje fjale nga ajo qe eshte shkruar! Nejse, neser kur te te dali pija( shpresoj te jete nga pija dhe jo mungese truri) futi nje te lexuar tjeter!

  6. Skrapari says:

    Eh,mor i nderuari Nazarko! Shkrimet she bisedat tuaja ne televizione i ndjek me kenaqsi ,sepse me plqeni per shembujt konkret qe jepni e sidomos jeni i kuprueshem nga populli sepse perdorni nje gjuhe te thjeshte popullore ,pa keto degla menglat e gjuheve te huaja. me kuoto nuk jam kunder gjuheve te huaja ,apo termave shkencore …… Edhe shkrimi juaj eshte shume realist e shume konkret. Me lejo te bej nje vrejtje: Pse kur vjen fjala per te permendur bemat e kohes, te mira ,te lavderueshme, te Enverit, u dridhet gjuha t’i permendni Emrin? Enveri ishte me tru ,ndaj nuk ngaterroi ndertimet e Duces me politiken e Duces. Ajo punishtja e regjes se lekureve nuk ishte fashiste,ashtu si dhe ndetimet e ministrive . Duhet te ngrihesh me te madhe e te shkruash ,ashtu thjesht e bukur se Enveri e nxori skete vend nga injoranca. Jo vetem bonifikimi e drenazhimi i bujqesise, qe si me ka thene edhe nje ekonomist i planitte shtetit dhe po i kohes se trazicionit andej nga ministria e bujqesise, investimet e Enverit ne bujqesi nuk behen me kurre. Eshte e tepert te permendim veprat , por dou ate them se edhe ne kete Skraparin tim e ne ate Kolonjen tende ,uji shkoi edhe ne maje te malit per te vaditur. Besoj se je dakort me mua……. Por , pse nguroni t’i thoni popullit,jo vetem Ti,por dhe shume analiste te tjere ,qe jeni te degjuar e njerez publik. se rrezuam Enverin e ngritem nje injorant, nje llafezan, nje servil , nje shpirt katran ,me emrin Sali Berishe? Pse nuk thoni e sidomos Ti qe i ke qendruar edhe nga afer , e tia zbutesh kurrizin ,po ende degjojme idiotsite etij atje ne parlament? Nuk u pelqejne arritjet ekonomike, arsimore e kulturore te asaj periudhe , eshte vertet qe nuk u pelqejne ,po i pelqejne historise e ajo do te vere nderin eketij shteti e te asaj periudhe ne vendin e duhur. Ju kujtuat fabrikat e kepuceve,po sa fabrika te tjera shkaterroi Saliu edhe ne ate kohe ,kur ti i rrije nga prapa. Eh,mor Nazarko sa gjynahe kka Saliu ketij populli ,por edhe Ju qe i rrinit nga prapa nuk jeni pa te………..

    1. joel shkodra says:

      Sa vrau Enveri? Apo nuk dinte gje? Sepse “uji dilte i kulluar nga burimi, por turbullohej rruges”. Pra çdo njeri, edhe diktatoret, kane hijet e dritat e veta.

  7. Faiku says:

    Të lumtë për këtë shkrim të shkëlqyer. Je një analist që merr vesh në shumë cka, por mjerisht që nuk ke kujt t`ia spjegosh në një shoqëri ku gjithë ditën e natën shitet vec politikë e gënjeshtër. I mrekullueshëm je si edhe në cdo shkrim tjetër të mëparshëm e që unë e lexoj me një kënaqësi të vecantë. Shëndet e rrugëtim të mbarë të dëshiroj në këtë kohë të pa kohë për njerëzit e lapsit dhe dijes.

  8. @autori says:

    Ne vijim te konkluzioneve (rezymeve) tuaja, dy paragrafet e fundit jane lenda e pare qe duhet te frymezoje gazetaret. Sa per Ducen dhe Maqedonine, te cileve u keni kushtuar 90% te artikullit, mund ti perdorni sa per ilustrim dhe delegim kompetencash tek profesionistet e fushes. Duke ndryshuar raportet ne perqindje si me lart edhe vlerat e nje gazetari politik, sikurse pretendon autori, do te permbyseshin dukshem ne favor te tij dhe publikut.

  9. Filim Nefesh says:

    Eshte dhunti per njerez te veçante kur ne shtyp shkruajne per hallet e popullit dhe menyren se si mund te zgjidhen. Sigurisht jane te pakte, sepse shumica merren me haha e hihi, ose me hosanara ketij apo atij, ose u fshine kepucet atyre qe jane ne krye por qe i mbajne ne pune etj. etj. I nderuar Nazarko, problemi qe trajtoni eshte i drejte. Une dua te bej nja dy sqarime, jo per te plotesuar ndonje boshllek tek artikulli juaj, por per te treguar se politika eshte vertet ajo qe gerryen ekonomine e si pasoje shtetin. Do ju tregoj dy gjera te ndryshme qe edhe jane te politikes por edhe jo:
    1) Ne kohen qe kemi lenen dmth para 27 vitesh, kur beheshin materiale, studime etj. jo vetem ne bujqesi por kudo, duhej patjeter ti referoheshe partise dhe atij qe udhehiqte partine, pataj te jepej mendimi i specialistit. Nese ndodhte ndryshe, dmth po te mos u referoheshe vendimeve te kongreseve, plenumeve apo thenieve te te medhenjve te kohes , studimi apo materiali nuk kishte vlere. Me qarte: Atehere qarkullonte thenia: po do te ecin punet, degjoje fjalen e pare te specialitit, sepse fjala e dyte, mbas te pares ishte e perpunuar apo glorifikuar per tiu pergjigjur deshirve tte partise.
    2) Eshte e veshtire per tu kuptuar, por ne ato kohera, specialisti profesionist dhe i zellshem ne punen e tij, kishte forma te cilat ai i gjente per te komunikuar dhe bindur ata “te partise” qe nga baza e deri ne kupole, qe mendimi dhe kerkesa teknologjike dhe shkencore te merrnin jete: Por keta ishin te paket, qe e realizonin mendimin teknik pa u kuptuar nga “ata” qe benin gjemen, kishte te tjere qe perpiqeshin te benin punen si duhej por e hanin nga mbrapa kurrizit, qofte edhe nga shoket. Pirro Dodbiba, mendoi te dilte hapur kunder partise per te vendosur teknollogjine dhe shkencen, por e pesoi.
    Nejse , ky muhabet eshte i gjate dhe duhen libra per tu kuptuar. SOT? Eh sot, po e them me dy fraza: Sot eshte rremuje. Askush nuk e vret mendjen per zhvillimin e prodhimeve ne vend. Kjo sepse kemi “Duçen”-Italine dhe Maqedonine, etj. qe afendikonjte tane kane zaptuar monopolet dhe prodhimi venda mbetet sokakeve, ose siç ndodh ne disa vende si psh ne Korçe, qepet domatet ushqejne prrenjte apo lumenjte.
    Nuk jane shaka i nderuar Nazarko, por jane helme qe po na helmojne perdite. Respekte dhe pune te mbare, se per keto shkrime, me duket mua se ke mebtur jetim (domethene je i vetem, nuk ke shoke se te tjeret e thame jane si jane).
    Filim Nefesh

    1. joel shkodra says:

      Fraza e juaj se “domatet etj. ushqejne perrenjte …” me kujtoi “Ekonomine Politike te Kapitalizmit” qe studjohej dikur ne te gjitha fakultetet. Aty thuhej: “Ne kapitalizem domatet, etj. i hedhin ne lume vetem qe mos t’ua ulin çmimin”. Ndersa ne “socializem” domatet e prodhimet me te mira dergoheshin jashte.

      1. mirel says:

        Po eshte e verte. Fitimi detyron kompanite ti hedhin ne det mallrat qe te mos ju bjere cmimi. Kete e kuptojne sado pak ata qe jane jashte dhe marrin pak vesh nga llogjika e tregut dhe fitimit.
        Sa per socializmin..domatet kalbeshin neper dyqane.
        Dhe haje dhe domate zemerkau . kishte me shumice, sepse prodhimi vendas ishte absolutisht i fuqishem.
        Investonte shteti. Ndersa tani horrat e demokracise po na japin domate me kocka, qe ti hash te thyejne dhembet, mish maqedonas me hormone, dhe miell serb..qe ju shkodranet i doni fort…

  10. sadna babul ka bidai says:

    NE FAKT SHKRIMET DHE KUJTIMET JANE MIRE ME I SHIKU PER BREZIN SE SHUME PREJ TYRE NUK DIN PER VENDIN E TYRE JANE PODHUESE JO SHUME NE REALITET .POR KUJTIMET DHE GJERAT QE SHKRUAJME JANE HORIZON TI VETEDIJES PER PUNET QE JANE BERE ME KOHE ,TE REALIZUSHME TE KENDSHME ,TE PAKENDSHME SEPSE KOHA MUAJT VITET KALOJNE DHE. NE JEMI FRONTI I BINDJES SE BREZIT TE ARDHSHME PER QYTETET TONA TE BUKURA PLOT QELBERIM E AROME TRANDAFILI DHE PLOT GJERA TE BUKURA QE KA SHQIPERIA OSE VENDET E BUKURA JASHTE VENDIT TONE RESPEKTE ..

  11. sadna babul ka bidai says:

    NE FAKT SHKRIMET DHE KUJTIMET JANE MIRE ME I SHIKU PER BREZIN SE SHUME PREJ TYRE NUK DIN PER VENDIN E TYRE JANE PODHUESE JO SHUME NE REALITET .POR KUJTIMET DHE GJERAT QE SHKRUAJME JANE HORIZON TI VETEDIJES PER PUNET QE JANE BERE ME KOHE ,TE REALIZUSHME TE KENDSHME ,TE PAKENDSHME SEPSE KOHA MUAJT VITET KALOJNE DHE. NE JEMI FRONTI I BINDJES SE BREZIT TE ARDHSHME PER QYTETET TONA TE BUKURA PLOT QELBERIM E AROME TRANDAFILI DHE PLOT GJERA TE BUKURA QE KA SHQIPERIA OSE VENDET E BUKURA JASHTE VENDIT TONE RESPEKTE ..

  12. kastriot says:

    Pasi per gati 27 vjet shkaterruan fshatin nga cdo pikepamje materiale dhe njerezore dhe u bene thirje fshatareve qe ikni dhe shkateroni cka mbetur ne qytet pa shkaterruar nga kollovaret dhe injorantet e qytetit u bejne thirje qe te kthehen ne fshat qe me e pakta duhen disa para per te bere perseri te baneshme shtepite dhe riparimin e pusit Iplackiten me ane te firmave piramidale i mashtruan me legalizim dhe punesim shites ne qytet{se kush prodhonte per te shitur nje dreq e merr vesh}Politike me djallezore dhe te pashpirt nuk besoj te kete se nuk besoj eshte bere nga padijaShqip e kane denuar kete popull me genocid modern me pasoja ndoshta 30 vjecare pasi kane 27 vjetet e ‘integrimit euro-atllantil’ dhe ‘arritjen e srandarteve me te larta euro-atlantike’ ne nje vend ku qeverisja e vendit pretendon se ka filluar te beje shtet qe nenkupton se ne NATO dhe kandidat ne BE jemi si shprehje gjeografikeeEa mere vesh kete lloj politike apo deklaratsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje