Fyerja e Berishës/ Rama ia kujton sërish ‘rrjedhjen’ PD: Nuk iu është ndezur akoma llampa. Jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me akuza të forta në adresë të PD-së dhe opozitës, Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

“Javën e  shkuar u mor peng kjo foltore për medemek ndalimin e diskutimit që donit. Duke u cjerrë për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu bashkë të kyçur në kornizën e kërkesës suaj, faktikisht ju nuk e bëni dot këtë diskutim.

Jeni bërë shëmbëlltyra e shprehjes së famshme, kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për mungesën e saj dhe sa më të paaftë janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e fjalës aq më shumë cirren se i mungon liria.

Na keni përfshirë në një kthim tuajin me daulle e krisma në çadrën e konfliktit të sherrit dhe të baltës. Sa më i madh është halli juaj aq më për qejf ju lexoni raportet ndërkombetare për tu treguar shqiptarëve se cfarë mënxyre jemi ne shumica e zgjedhur prej tyre, e vërteta është edhe në raport, e shkruar qartë si drita e diellit se në 25 qershor shqiptarët votuan me një qartësi që nuk lë asnjë vend për të diskutuar rezultat, procesi zgjedhor e thotë raporti ishte në përputhje të plotë me rekomandimet dhe standardet”- tha Rama.

Ai ka akuzuar opozitën se është bosh. “jeni komplet bosh, bosh lart e bosh poshtë, bosh para e bosh mbrapa’- tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ishte i thellë por edhe kuptimplotë për këdo që ka dëshirën dhe vullnetin ta lexojo por me keqardhje për ju, ju sjeni humbësa pse nuk fituat zgjedhjet, ju jeni humbësa se nuk keni as dëshirën dhe as vullnetin për të mos e kthyer edhe leximin e votës së 25 qershorit në një tjetër kapitull të qitapit tuaj të stërvjetër të akuzave, baktës ndaj fituesit të zgjedhjeve, këtë keni bërë tërë jetën ndaj jeni këtu ku jeni të katandisur sic jeni katandisur sot.

PS mori PD mori shumë më opak se 4 vjet më parë, si rrjedhojë ne kemi ardhur këto me një ndienjë përgjegjësie më të lartë se kemi më shumë vota, me një vullnet më të mirë për të qeverisur dse te ne është investuar më shumë besim dhe me dëshirën për të bashkëpunuar me opozitën se na takon, kurse ju keni ardhur këtu me cadrën tuaj të vjetër në krahë dhe me të njëjtin avaz akuzash, shpifjesh a balte në gojë, me të njëjtin vullnet destruktiv, me po atë qasje sa negative ndaj vendit aq edhe vetëshkatërruese për ju që për 4 vjet me rradhë ju mbajti peng. Asnjë reflektim, zero, asnjë vizion, bosh. Asnjë program, fushë.

Asnjë ide dhe asnjë tingull të ri në këngën tuaj të vjetër shaj e shaj e shaj se dicka do mbetet. me shumë keqardhje e them, zero lidership.

I dashur, mesa duket përgjegjësi është një fjalë e huaj për ju dhe kurrë nuk do ta kuptonit dot domethëniene rëndësinë e saj nëse dy disfata, pa llogarit atë mes të dyjave, nuk ua kanë ndezur llampën e reflektimit në raport me përgjegjësinë që keni si partia e parë e rëndësishme.

Përgjegjësi është një fjalë celës për suksesin e cdo ndërmarrje, dhe e cdo klase shkolle por në e patët pasur ndonjëherë këtë celës, e keni humbur prej kohësh dhe bashkë me të aftësinë për rtë bërë sukses. Dini vetëm të ndërtoni strategji kundër suksesit të të tjerëve.

Mua, ne është e qartë, s’ka sekret dhe s’është mëkat s’na shqetëson fare fati i PD por na shqetëson fati i opozitës si institucion, ju me tuajat jeni krejt në rregull, se sa herë kapni mikrofon slini gjë pa sharë dhe pastaj hidheni përpjetë nëse dikush nëpër dhëmbë ju thotë se keni rrjedhur, fundja edhe këto që flas unë nuk ju duhet, edhe e qeshura juaj, portreti juaj i qetë është shëmbëlltyra më kuptimplotë që të gjitha këto që po them unë janë pa lidhje, se jeni të pafasjhëm se jeni të pafajshëm pse shkoni nga disfata në disfatë, që dilni nga ky kuvend për të bërë revolucion e ktheheni gjithmionë më të pakët, sështë faji juaj që ju, jo ne, por ata që ju votojnë, jo deputetë tanë, po forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë të fvetme reflektimi për cfarë ka ndodhur me PD, qoftë pas zgjedhjeve të 2013, qoftë pas zgjedhjeve të 2015, apo të 25 qershorit, ju s’keni faj, jeni të pafajshëm, asnjë shenjë përgjegjshmërie, me gjithëse kurrizi po ju rëndohet.

Unë si kam evropianët dhe amerikanët në xhep, sic i bini ju daulleve kur s;e doni reformën në drejtësi apo sa herë nuk iu pëlqejnë rezulatet e  zgjedhjeve, po të jetë për ne zgjedhjet i kemi fituar dhe me ju i fitojmë sa herë të duam se ju nuk keni përgjegjësi, dhe kur një focë politike e ndaj mendjen se mund të humbi se s’ka faj e keni garantuar këtë.

Aq më të pakët do vini këtu, mos u cudisni nëse një ditë do thonë ku është PD? Mos u cudisni se ka ndodhur me parti të tjera. Unë i pranoj gabimet e mia….

Ne marrim përgjegjësi, nuk i bëjmë bisht as detyrave, as detyrimeve, ju na shani, ne do themi dakord, mbaruat të sharat, si do bashkëpunojmë, për ku, për cfarë, ne i dëgjojmë njerëzit, mbaruam zgjedhjet, një muaj dëgjuam njerëzit se mundohemi ta mësojmë cfarë i mundon, cfarë mund të bëjmë më mirë, i dëgjojmë përmes anketimeve për veten tonë për të kuptuar se si mendojnë, njerëzit.

Nuk mendojnë se ne nuk kemi të sharë, po ju them dhe e di më mirë Basha, nuk i shqetësojnë njerëzit gjërat për të cilat çirreni ju, ju vazhdoni se ju duhet faji kopil, i martesës sonë me krimin, aty lëreni, njerëzit besojnë se ne jemi të vetmit që sot mund të bëjmë më mirë për vendit, ka zgjedhje prapë, prapë do ta shikoni, nuk i ndaloni dot zgjedhjet, nuk i ndryshoni rezultatet me dasmorë që nuk ju sjellin peshqeshe por iu paguani tu vinë në dasmë, sa kohë të na e hidhni ne fajin pse ju jeni katandisur kokoshi një thelë sa të na batërdisni ne me sharje e fyerje që janë cdo sekondë, ju shani dhe pastaj bllokoni se njeri nëpër dhëmbë thotë ore a kanë rrjedhur këta, ju do shijoni shijen e zhgënjimit të disfatës, futeni mirë në rradake.

Ja u kam thënë këtu, shqiptarët mund të jenë të varfër por budallenj nuk janë, shqiptari më pa shkollë nuk ka shkencëtar që e bën budalla, futeni në rradake, bashkë me ju dhe komerdaret e kazanit, analistët, komentatorët, e keni paguar dhe do ta paguani shumë shtrenjtë këtë fakt, fyerjen që u bëni shqiptarëve sa herë hapni gojën me këto marrëzira, Shqipëria për të cilën ju flisni nuk është Shqipëria e tyre.

Në 2015 e shpallët humbjen fitore dhe paralajmëruat fitore edhe më të madhe, në 2017 festuar rrëzimin e gjysmës së qeverisë, mblidheshit nëpër cepa rrugësh dhe shpallnit marshimin final për të rrëzuar edhe gjysmën tjetër, ju nuk keni asnjë faj, fajin e kemi në që fitojmë që bëjmë sukses, ju s’keni asnjë faj, jeni kthyer këtu pas marshimit qesharak që pasoi ngujimin qesharak në cadra dasmash si gjysmagjel, jeni 9 më pak, që pa u skuqur, zëri jo su dridhet por ju trashet, megjithëse keni 200 mijë pupla më pak, i latë rrugës, bëni trimin dhe ngrini volumin.

Ju e keni në terezi, keni krimin, drogën, mafien, sa të ketë krim drogë e mafie e keni në terezi, ju mjaftojnë këto 100 fjalë për garniturë se aq keni, dhe për 100 vjet të tjera jeni në rregull, rrini dhe priteni pushtetin tu vijë

Keni marrë për partiturë raportin e OSBE ODIHR dhe u bini po atyre sazeve, të po atij grupi folklorik që e ngritët qysh kur nisën rrugën nga humbja në humbje dhe bëni muzikë si ti corodisë shqiptarët dhe ata që ju vijnë juve pas që mos ta dëgjojnë zërin se jeni të pandjekshëm, të pabesueshëm, të pavotueshëm dhe të papërdorshëm për Shqipërinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *