Ndërtimi mbi Vjosë, tërmet në Policinë e Përmetit dhe Këlcyrës. Haki Çako i “shkrin” fare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shtetit njofton sot se mbetet e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si lufta kundër trafikut dhe kultivimit të drogës, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrollit të territorit si dhe ndaj çdo shkeljeje tjetër të ligjit.

Në këtë kuadër, në fund të analizës së veprimeve dhe mos veprimeve të strukturave vendore të Policisë Gjirokastër në rastin e një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Kështu, konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:

Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës.

Në reagim të kësaj problematike ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre dërguar drejtuesve të Policisë së Shtetit, dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse në kohën e konstatimit të punimeve, duke nënvizuar nevojën për kontrollin e territorit dhe tërheq vëmendjen e strukturave vendore të policisë lidhur me përgjegjësinë ligjore që ato kanë për parandalimin, evidentimin dhë ndëshkimin e shkeljeve të ligjit, të cilat lidhen me ndërtimin në territor, si dhe me ruajtjen e mjedisit.

Ministri Xhafaj tërhoqi vemendjen e drejtorëve të policisë së qarqeve për rikonceptimin e një marrëdhënieje të re në shërbim të qytetarëve dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshsëm i Policisë kryerjen e analizave të veçanta me gjithë strukturat vendore për reflektimet e duhura.

Ministri veçon suksesin mbresëlënës në kontrollin e territorit kundër kanabisit, por shpreh shqetësimin se një ndër sfidat kryesore të Policisë së Shtetit është edhe kontrolli, evidentimi i çdo ngjarje në territor, duke përfshirë këtu krimet mjedisore, sigurinë publike, ndotjet dhe ndërtimet pa leje. Ai shton se askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cënojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

Mbetem personalisht i angazhuar si dhe në përmbushje të zotimeve të Qeverisë shqiptare, ashtu sikundër besoj edhe për ju, për të kërkuar ndëshkim me tolerancë zero të çdo punonjësi të Policisë, që me veprime apo mos veprime shkel ligjin, apo bëhet palë me shkelësit e tij”, shkruan ministri i Brendshëm në mesazhin e tij.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, që edhe me mbështetjen e partnerëve, të përmbushin me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ndërtimi mbi Vjosë, tërmet në Policinë e Përmetit dhe Këlcyrës. Haki Çako i “shkrin” fare”

  1. Altin says:

    Prokuroria a ka ngritur akuza per ndertuesin pa leje?
    Duhet te jete ndonje shkelje e jashtezakonshme deri sa edhe drejtoret paskan marre verejtje!!!
    Z. Minister, nuk behet puna me televizione te flasin organet kompetente me pas te jepet zgjidhje.

  2. kujtesa says:

    Po mire,po lopa spati faj? Vetem litari qe u keput e paska fajin?
    Shkoni godisni te pa fajshmit dhe ai qe beri gjemen ne ate mjedis eshte i lire.
    Kur nderton nje hallexhi nje kasolle,shkon te 7 penxheret.
    Ky bolemadhi tregtar,shkarkon nga puna gjithe komisarjatin e Permetit dhe Kelcyres.
    Hajde shtet hajde.

  3. Genti says:

    Mir kta i shkarkuat po Harri Lenen pse nuk e shoallni ne kerkim??

  4. A says:

    Kjo eshte pergjigja e shtetit ndaj shkelesve te ligjit…kjo eshte pergjigja qe prisnim..flm ministrit per reagimin

  5. Devolliu says:

    Po Mirela Kumbaro si deputete e zones cfare thote ?

  6. Kanina e Ismailit says:

    More dobicet e qenit nuk na thate a ‘u hodhet hekurat atyre qe shkelen ligjin p.r.sh Leni Herit?!Te dhjefsha shtetin more corape kuq i opingave te mia…Po te kishte qen ndonje hallexhi do kishe folur me muaj ne FB, shihni po bejm shtet!Mjer vatani ,mjer mileti.SHiko t’na besh ndonje minoritet Kinez se per shtet e ndrite more vrromamadh i qenit!!!

  7. Asd says:

    Po nga fshati im kur do te kaloni. Ketu vlojne betonieret. Apo jane me leje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *