Ngjela: Berisha dhe Rama i tremben Reformës që po vjen si cunam për shtëpitë e tyre të ngritura me vjedhje

13 Tetor 2017, 13:00Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

E patë komedinë e djeshme si farsë: konfliktin në Parlament; për të sjellë destabilizimin e Shqipërisë?
Pse, vërtet qënka fyer deputeti pa mend i PD-së? Dhe e gjithë kjo farsë iu del se ky “burrë zakoni” do fliste pas pesë minutash, dhe jo para pesë minutash në foltoren e Parlamentit.
Vërtet mund të jetë ky shkak për konflikt?

Po pse, ky ciceroni memec i Partisë Demokratike, pas pesë minutave do të humbiste tempin real të elokuencës së tij të madhe, dhe kështu do të fitonte kundërshtari betejën?
Vërtet mendojnë këta fëmijë të trembur nga ligji se mund të na gënjejnë?

I.
Ja arsyetimi i faktit që krijon logjikën e të vërtetës, mes këtij vargu pyetjesh dhe përgjigjesh:
Si fillim, le ta shpjegojmë faktin pse ka ardhur konflikti:
Konflikti ka ardhur si pasojë se, mbrapa krahëve, Rama kryeministër, ka fyer Sali Berishën më fjalë të ulta kur ky ishte duke folur në foltore.
Atëherë?
Le ta marrim këtë si të vërtetë.

Nëse kjo është e vërtetë, tregon që kryeministri shqiptar është skizofren, se një kryeministër normal nuk mund ta bëjë këtë akt, prandaj ky nuk mund të jetë kurrë kryeministër në një demokraci, se po ka bërë këtë ndaj një deputeti të zgjedhur nga populli, është person me rrezikshmëri shoqërore.
Por këtu ka një pyetje?
Po opozita pse nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit?
Sigurisht, sepse janë bashkë…

Si mund të drejtohet Shqipëria nga një kryeministër i tillë? Nëse i provohet ajo që thotë Berisha, ky nuk është më kryeministër po një paçavure që duhet flakur sa më parë. Ku ka kryeministër në demokraci që fyen një opozitar fshehtas, si hajdutët?

Po këtu lind kjo pyetje dyshuese: pse nuk shkon opozita, domethënë Saliu te prova? sepse, një ekspertizë ndërkombëtare, në një orë e nxjerr çfarë ka folur Rama, sado fshehtas. E pra, pse nuk shkon Saliu te prova?
Ja, ky është sekreti i cili na tregon se që të dyja palët duan destabilizimin, që gjoja po ndodh nga provokimi i Ramës.

Logjika është shumë e saktë: pas një ekspertize profesionale, PO qe e vërtetë ajo që thotë Berisha, ikën Rama si një skizofren nga politika, PO të mos dalë gjë, fundoset përfundimisht Berisha.

Por deri tani, asnjëri nga të dy nuk po e kërkon këtë.
Atëherë?
Kjo provon se është skenar i të dyve për të krijuar rrëmujë shoqërore destabilizuese në Shqipëri.
Janë të gjithë të inkriminuar, dhe sigurisht që i tremben Reformës që po vjen si cunam për shtëpitë e tyre të ngritura me vjedhje

ll.
E kuptoni se ku po jetojmë? Hajdutët, për të siguruar gjënë e vjedhur, të dy bashkë, madje edhe me LSI-në, po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, njëlloj si ai i para katër muajve.

Po, a mund ta hanë ndërkombëtarët këtë. Pse politikën amerikane do gënjejnë këta kaçakë, apo FBI -në. Ata qeshin se e dinë që, të dyja palët janë në bashkëpunim për të destabilizuar vendin.

Vërtet mendoni ju që këta të PD-së janë kaq fëminorë, sa ta quajnë kalimin e radhës për të folur jo para por menjëherë pas folësit në foltore të parlamentit, si shkelje drastike të një të drejte themelore?

Po kush ua ha këto mor derëzes!

Kini kujdes!

Më dëshirën e fëmijës për të bërë luftë, edhe Rama edhe Berisha do të përfundojnë të dy shumë keq. Nuk ka forcë sot që ta destabilizojë Shqipërinë.

Keni për ta parë si do të përfundojnë që të dy, nëse nuk heqin dorë menjëherë nga ky skenar.
Që të dy do t’i përgjigjen hetimit personal për korrupsion, kot e kanë që rropaten me skenarë fëminorë.

9 komente në “Ngjela: Berisha dhe Rama i tremben Reformës që po vjen si cunam për shtëpitë e tyre të ngritura me vjedhje”

  1. Lalai says:

    Sipas kësaj logjike i bie që në ditet në vazhdim do krijohet QIVIRIA E UNITETIT!!!!
    Të gjithë klasës politike te Albanistanit pa bërë asnjë lloj perjashtimi po 0….u do q!rë robt deri ne brez të 7!!!!
    Po kush do ta bëjë se…..????

    1. Lugati says:

      rrak tak rrak tak. ciftetelin ka marak..jasha take

  2. @autori says:

    Ne fillim quaje PD + LSI, si dyshe te korrupsionit. Tani dyshja eshte PD + PS.
    Mos e ndaj Meten nga kupola. Duket sikur e kalon perciptaz LSI-ne…

  3. Rea says:

    Ku ke je tuar ti idjot?!
    Ku ke qene ti?!
    Nuk e di ti qe ky i pafytyre fyen ,dhunon, kap per veshi kundershtaret dhe koleget?!
    Masturbohu me fjale e me numra romake zoti Ngjela…

  4. Dike Mullai says:

    Per t,u cuditur ?! Akoma nuk e ke marre vesh se ke PJERDHUR nga mendja, o NGJALA ????

  5. petrit says:

    Z. Njgjela ! Me keto budallalliqe qe ke filluar te shkruash po te del boja fare . Ke shpresuar te beheshe Minister , nuk u bere tani ke filluar shan z. Rama . gjithsesi eshte puna juaj ,por nuk te lexon me njeri .

  6. Jimi says:

    Qe ne portret duket qe je Daun!

  7. alphade says:

    Ka ca kohe qe ” argumentat” e zotit Ngjela nuk po me pelqejne sepse nuk
    ka analize objektive por niset nga interesa okulte qe tymi do t’i dali me vo-
    ne ?! E kam fjalen te “motra e perbashket” qe eshte shuar nga fjalori “kati-
    linar” i Avokatit ! Cfare fshihet ne maredheniet e tij me Ilir Floririn ? Sulmi
    i dikurshem ndaj tij ka pushuar dhe jo vetem kaq po tash po del sikur “dy
    vellezerit ” po i bine ne “qafe motres” per ta “prostuir” ,sepse deri tash na
    paskish e “virgjer” ,e pafajshme ,naive,etj.etj.
    Z. Ngjela , mire do te besh qe te shprehesh me qarte mbi qendrimin tend subjek-
    tiv ne analizat tuaja dikur shume te pelqyeshme. Any way ! Eshte puna jote !

  8. Kombi says:

    Keto qe thot zoti Njgela jan ploteisht te verteta por pamvarsisht qe nuk arrihet te behet drejtesia me nje popull leshko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje