Po fillon golemizimi i Jugut

13 Tetor 2017, 18:20Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Debati i stërzgjatur mes shtetit dhe pronarëve, prishjeve dhe ndërtimeve, minoritarëve dhe qeverisë, Tiranës dhe Athinës pritet të marë fund këtë të hënë, kur KKT të miratojë pa ndonjë surprise, Planin Urbanistik të Himarës. Në këtë bashki që, sipas reformës së re teritoriale, shtrihet nga Llogaraja deri në Lukovë, do të sanksionohet ndërtimi i resorteve masive që do të ndërpresin njëherë e përgjithmonë lidhjen e kodrave të larta dhe të gjelbëruara, atë të fshatrave tipikë shekullorë, me vijën bregdetare të Jonit. Në pjesën më të bukur të rivierës shqiptare do të fillojë të mbizotërojë betoni që rrezikon ta shndërrojë në një tmerr turistik, të ngjashëm me atë të republikave të bananeve.

Mes pushuesve të zakonshëm dhe ujit të kaltër do të ngrihet vija imagjinare e vilave me gardhe, kamera dhe roje private që në shumë vende do t’u privojë turistëve aksesin drej e në det.

Për ta përfytyruar më qartë, me këtë projekt të qeverisë Rama, po fillon procesi i golemizimit të Jonit. Mjafton të bësh sot një xhiro nga shkëmbi i Kavajës e deri në afërsi të Karpenit për të kuptuar se si do të jetë nesër fytyra e bregdetit nga Dhëmiu e deri në Borsh.

Natyrisht qëllimi i këtij shkrimi nuk është të hyjë në një debat, ekonomik apo estetik se cilat nga modelet e zhvillimit të turizmit është më i përshtatshëm. Këtë mund ta bëjnë specialistët dhe njerëzit e fushës.

Por, synimi është të kuptohet se përse po e hedh qeveria Rama një hap të tillë? Pse ka vendosur ajo t’i hapë me arrogancë dritën jeshile, shkatërrimit të rivierës shqiptare?

Zbardhja e kësaj nuk është e vështirë. Mjafton të tërhiqesh pak në kohë, atëherë kur kryeministri i sotëm ishte një ministër rishtar kulture, që mëtonte të bënte përpara në politikë, duke përvetsuar idetë më të mira të rrethit të tij intelektual.

Atëherë, Edi Rama, mbronte me pathos dhe luftonte për një tjetër model. Ai i kish vënë gjoksin projektit që atëbotë njihej si i Bankës Botërore. Ai konsistonte në zhvendosjen e qendrës së rëndësës së turizmit në jug, nga bregdeti tek fshatrat e vjetër të Dhërmiut, Vunoit, dhe magjisë të papërsëritshme të Qeparoit. Plani parashikonte një vijë bregdetare të virgjër, natyrale dhe të aksesueshme për të gjithë dhe e vinte theksin në rimëkëmbjen e shtëpive tradicionale vendase dhe shndërrimin e tyre në bizhu të vërteta turistike. Vetëm kështu Shqipëria mund të krijonte një identitet të sajin, krejt të ndryshëm nga ato të vendeve mesdhetare që nga Turqia deri në Tunizi, që rëmbejnë miliona pushues masivë. Vetëm kështu ajo zonë mund të konservonte një fytyrë humane, që nuk do t’i shërbente vetëm një kaste të limituar.

Por, fatkeqësisht, Rama kryeministër, me të drejtë firme, shpërndarje privilegjesh dhe flirtimi me klientët e tij, është krejt i ndryshëm nga ish ministri rishtar i kulturës, që ende preokupohej për bindjet dhe qëndrimet e rrethit të tij intelektual.

Pavarësisht se ka miratuar një fond për rregullimin e disa fasadave dhe çative (vlera e të cilave do të bjerë ndjeshëm nga mostruozitetet e betonit që do të mbijnë poshtë në breg) shefi i sotëm i qeverisë ka ndryshuar totalisht qëndrim.

Ai i është nënshtruar së njëjtës metamorfozë si ajo që pësoi kur u ngrit në krye të bashkisë së Tiranës. Pikërisht në vendet për të cilat kishte këmbëngulur që të ruheshin si trashigimi kulturore, ai filloi të japë leje për pallate shumëkatshe.

Morali i fabulës është i thjeshtë: Kur s’kishte gjë në dorë, kur firmat dhe beneficet e ndarjes së llokmave i mernin ish shefat e tij Nano dhe Meta, Rama bënte politikanin parimor dhe mbronte të tjera vlera.

Por, sapo pushteti i dha mundësi të përfitonte dhe të rrëmbente klientët e pararadhësve, ai i braktisi ato.

Ai u josh dhe u mund nga pushteti i parasë duke u bërë shembulli më i mirë i teorisë së vet se “njeriun e përçudnon sistemi”.

Pasojë e këtij përçudnimi, i paftësisë për të mos u tunduar nga forca dhe pushteti i parasë është dhe ajo që pritet në ndodhë me bregdetin e Jugut. Pikërisht për këtë aty po fillon të hedhë shatat Golemi numër dy.(Lapsi.al)

16 komente në “Po fillon golemizimi i Jugut”

  1. maloki says:

    pse s thu ti qe thirrja e studentve te dhjetorit “ta bejm shqipnin si gjith Europa” po behet realitet.
    deshet europ?
    mbajeni. nonen n gop!

    1. bekimi says:

      Kastraveci bushati qenka edhe grekaruc!!!!!

  2. Rilindasi i Zhgenjyer says:

    Sa per dijeni, deri tani jane dhene vetem tre leje ndertimesh te komplekseve masive ne zonen rreth Palases-Drimadhe-Dhermi.
    E para eshte nje kompleks gjigand i te kudondushurit Samir Mane. Nje moster e vertet me gati 200 vila, qe edhe Golemit do ta kishte zili.
    Por, me e vecanta eshte se ne gjirin e bukur te Driamdhes, jane dy miqte e ngushte te Rames, Sarapuli dhe Papuli te cilet por ndertojne komplekset e tyre, respektivisht i pari me 50 vila ndersa ky i dyte nje masiv te betonizuar me rreth 150 vila. Perseri ne nje dendesi qe as ne Golem nuk e gjen.
    Keto dy komplekse po e masakrojne ne beton gjirin e Drimadhes
    Por per ata qe nuk e dine, ne kompleksin e Papulit, me reshtin e pare, vila me e bukur eshte e vete Kryministrit tone te dashuruar me bregdetin, zoti Rama. Ndaj o Bushat nje pyetje doja une to beje Rames, per sa me siper dhe te pohoje ose mohoje nese ajo vile po ndertohet per familjen e tij, apo jo?
    Rrofte Rilindja e Rivieres se betonizuar Shqiptqre

  3. Tung says:

    Dakort me ato qe shkruan,por fakte reale nuk na ke sjellur.Si gazetar duhet te me mbushje mendjen me fake reale,me projekte 1,2,3…me fotot perkatese.Me do behet?! nuk ma mbush shume mendjen.
    Nga ana tjeter shpresoj qe keto qe shkruan mos te jene as 1% te verteta.

    1. adi says:

      O trung
      Poshte llogarait ai po e mbaron fshatin turistik.
      Do me shume fakte se kaq ti o qorr.
      Dhe me e renda eshte se te emisioni te news 24 lubonja ja tha cope atij qe ishte drejtori i km per verifikimin e kesaj prone, e kishte nxjere edhe te fallsifikuar dhe rilindja perseri vete i dha leje mbi nje prone te fallsifikuar.
      E kupton o palle ca po behet realisht.
      Per fat te keq Bushati ka 100% te drejte.
      Me vjen cudi me shoqerine civile dhe me meron qe pane tentativen per te ndertuar 200 meter katror ne vjose dhe nuk shofin qindra mijra meter katror te ndertuara ne bregdet .
      Ky vend ka mbaruar perfundimisht. Dhe jo per faj te pushtetareve po ketu ka kaq shume palla e qora sa duan fakte.
      Ketyre edhe kur grate e tyre ti kapin ne krevat me ndonje tjeter nuk besojne duan fakte.
      Ca mund te presesh me shume nga nje popull i tille.

    2. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Bej nje shetitje nga Llogaraja dhe tutje dhe pastaj kundershto z. Bushati

  4. Alban Hamzai says:

    Nuk mund te presesh me shume nga kjo qeveri komunisto-islamike . Artikulli I mesiperm tregon me se miri katastrofen e bregdetit te Himares ,por nuk e tregon te plote idene se cfare do te behet .Aty do te ndertohen fshatra islamike me parate e boshtit islamik Turqi-Arabi Saudite (qe do mbushe dhe xhepat e disave ne Shqiperi ,do te blihen nga islamiket e Ballkanit dhe Gadishullit Arabik ,do rrethohen me tela e kamera ku do te banojne ndonje muaj ne vit keta islamike .Dhe kesaj qeveria I thote “turizem” . Dhe himariotet dhe pushuesit nga Shqiperia e bota do shohin nga lart me dylbi plazhet e gjiret e mrekullueshme pasi do te behen “molle e ndaluar ” nga telat,kamerat,rojet … . Genjeshtrat e qeverise ,rrembimi I prones ,mbushja e xhepave ,islamizimi ketu do te shprehen me gjithe madheshtine e tyre . Otomanet nuk I mposhten himariotet per 500 vjet ,komunizmi nuk u uli koken per 50 vjet ,por te dyja bashke ,otomano-komunizmi sic duket do te beje ate qe nuk beri dot secila vec e vec . Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Quo Vadis! says:

      Ooooo c’tmerr!
      Alban, me hape barkun me menyren se si e komenton, por e verteta eshte e hidhur. Po prishin ate parajse te bukur, dhurate nga vete Perendia per kete popull qe kurre nuk diti c’eshte mirenjohja. Dhe tashti perballet me keto te keqija te perbindshme. Me vjen te uleras, te shaj e te mallkoj. Por do them vetem O Zot ndihmoji t’u therrasin mendjeve dhe mos ua quaj keto per mekate se nuk dine c’bejne.
      Faleminderit qe je gjithmone realist ne komente.

  5. Flamur says:

    Atje ka kohë që ka filluar ‘Golemizimi’ këta do i japin dhe bojën e fundit që kos ketë më njeri çfarë të bëjë.

  6. Lili says:

    Ne korsike,france, kane nje menyre te thjesht per me mbrojtur token e tyre vendalit: bombe cdo ndertese qe behet aty pa pelqimin e qytetareve.
    Sot korsika eshte perle e turizmit elitar.

  7. Vetingu fillohet nga kreu i shtetit dhe jo gjyqtari usher I bindur says:

    Kryeministri Rama po ben gjithshka por vetem ate punen e Vetingut se ka shume fort me qejf.

    Keto shqetesime te drejta te cdo shqiptari qe duan shume Shqiperine dhe mendojne per te ardhmene e brezave do jene te pranishme edhe per shume vite nese nuk ka reforme ne drejtesi, pamvaresi te pushteteve dhe kryesisht si fillim vleresim e kontroll te figures se politikanit ne rradhe te pare ose sic e njohin shqipfolesit “veting”

  8. jkoreshi says:

    Qeveria eshte e detyruar te botoje harten e pronave private dhe shteterore te bredetit.
    Pastaj te paraqesi per debat publik planet e detajuara te zhvillimit turistik te zonave ne fjale.
    Vetem keshtu nuk do te kete vend per abuzime dhe keqinterpretime.
    Natyrisht dy principe baze duhen te mos shkelen.
    !-Per pronat private, projekte te studiuara dhe te aprovuara nga komisjone profesionistesh dhe diskutimi public lokal.
    2-Per ponen shteterore (publike) ne vijen bregdetare, te mos jepet me shume se 30% e saj per zhvillimin e fshatrave turistike me kushtin qe rruget qe do ndertohen per to, te sherbejne per akses ne pjesen publike te bregdetit qe do te zhvillohet ne 70% te asaj qe mbetet.
    Greqia ka gjetur nje zgjedhje mjaft te pranushme qe mund ti referohemi, ku nuk rezikohet as privatja, as publikja dhe as trashegimia kulturore.

  9. Loni Qami me bese says:

    Ne komisaret e fuqishem me ne krye Omer kryekomisarin do ja lerojme gjyshet ju himarioteve ,8 fshatra turistike jane ne plan per tu bere ,qe ne komisaret te freskojme koqet tona .

  10. 456 says:

    AQ E KENI TRURIN SA PER TA BERE SHHQIPERINE SI GOLEM,,,SE MOS DINI TE HAPNI PUNE DHE TE NDERTONI RESORTE DHE HOTELE ME 5 YJE,,,JO SE JO ,,,DONI TE NDERTONI KASOLLE,,,PIKA QE SU BIE,,////

  11. Pellazgos says:

    Qe Rama eshte antigreke dhe filoitaliane dhe filoturk dihet nga ata qe dine sa peshon.
    Po ky del hapur kunder historise,nderit,popullsise qe ka shekuj ketu.
    Si mund te kesh nostalgji per fashistet e Romes qe kunder Mbretit Pirros “shqipetare” qe dogjen dhe shkateruan dhjetra qytete Epirote Helene te Periudhes se saj te lavdishme.
    Mos me thoni qe edhe Perendia Apollon ne Fier eshte “shqipetare”myslimane.
    Ky eshte verbuar nga karriera dhe nuk di se cben,nga nje ane duhet te mendoje se kush ka qene ketu ne Ballkan para Sllaveve dhe te tregoje respekt,dinjitet,nder.
    Ky eshte me turk se turqit,se ata e kane per nder qe jane turq,kurse ky nuk ka karakter,thjesht eshte nje Vasil qe u be Hamza.
    Fajin per Hamzane e ka turku?

  12. Bambi says:

    Kam vite te tera qe po jap opinionin tim per grabitjen e pronave te himarioteve. Me ne fund po lexoj nje analize reale dhe opinione reale te lexuesve. Fatkeqsisht eshte shume vone. Djallezisht qeverite e politizojne problemin duke ndersyer nje turme “patriotesh” antigreke qe me idiotesi te pashoqe sulmojne kerkesat e komunitetit himariot per te marre toket e tyre. Plani i bashkimit administrativ te Himares me Laberine u be pikerisht per te minimizuar te drejtat e himariteve. Nejse RIP bregdetit te Himares…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje