Post-profil: Dritan Prifti, 16 vjet betejë me “vdekjen”

13 Tetor 2017, 13:33Politika TEMA

Nga Ylli Pata 

Që prej vitit 2001, kur Dritan Prifti sapo ishte larguar nga detyra e Drejtorit të KESH dhe qeveria e Ilir Metës, ku shërbeu si ministër Shteti, një paralizë e rëndë e goditi pjesërish, si njëra prej simptomat e një sëmundje të rëndë.

Dramë, e cila ju bë lëkura e dytë pas asaj të politikës, ku Dritan Prifti nuk qëndroi asnjë ditë pa u përplasur, përballur dhe luftuar me dikë, ose edhe me këto.

Pikërisht në ato çaste kur sëmundja e rëndë e goditi fuqishëm dhe shumë të njohur i llogarisnin ditët e muajt, Dritan Prifti nisi një betejë “ferri” ndaj Fatos Nanos, kryetarit të asaj kohe të PS-së që kishte futur në qoshe Ilir Metën e fuqishëm dhe të gjithë njerëzit e “rëndë” të qeverisë së tij dhe kupolës së PS-së.

Duke përdorur influencën në prokurori, Nano inicon një hetim ndaj Dritan Priftit për abuzim me fondet e KESH-it, por ish-drejtori i kthehet kryetarit të PS-së me një kundërakuzë të llahtarshme për pastrim parash me një grup të huaj.

Nano, nuk dihet pse por shpejt u tërhoq ndaj luftës me Dritanin dhe prokuroria e mbylli dosjen ndaj tij.

Ilir Meta rikthehet në qeverinë me Fatos Nanos, por Dritan Prifti largohet nga PS i pari.

Më pas Meta largohet nga qeveria dhe bëhet gati për ikjen përfundimtare nga partia, së cilës iu bashkia në vitin 1991.

Fatos Nano nuk e zgjedh Metën e as njerëzit e tij në asnjë forum në kongresin e 2003-shit.

Ish-Kryeministri largohet përfundimisht nga PS dhe formon LSI-në. Por si njeriun kryesor për të mbledhur njerëzit e pakënaqur me Nanon brenda së majtës, por që ruanin respekt për Metën, thirri “lalën” nga Fieri që kishte treguar trimëri më shumë se askush për tu përballur me njeriun më të fuqishëm në vend.

Meta në fillim e mban Dritan Priftin jo në nivelet e larta, pasi kishte Xhufin, Klosin, Brokajn etj, por ishte viti 2009, kur ish-kreu i KESH do të bëhej lojtar kyç në politikë.

Pas një mungese të shkurtër në skenën politike si pasojë e kurimit jashtë shtetit, në vitin 2009, Prifti rikthehet fuqishëm në fushatë, duke u thënë të njohurve të tjerë se tashmë ishte shëruar thuajse plotësisht.

Dritan Prifti shpall i pari koalicionin me Sali Berishën, duke u bërë zëri i Ilir Metës, i cili do të pësonte një shizëm në LSI për lëvizjen që bëri.

Si pasojë e këtij coming uot-i, Prifti u bë ministri thuajse më me shumë peshë në qeverinë e Sali Berishës. Iu dha dikasteri i Energjitikës dhe Ekonomisë.

Në këtë pozicion, Prifti u bë edhe njeriu që më shumë se të tjerët përplasej me Edi Ramën dhe opozitën e majtë të asaj kohe, duke nxjerrë nga goja fjalë nga më të rëndat, por që më vonë tha se i kishte thënë nga nervozizmi.

Nuk qëndroi as edhe një vit ministër kur Ilir Meta i kërkon të largohet. Prifti nuk pranon dhe kreu i LSI-së e shkarkon nga kryesia e LSI-së dhe i kërkon Sali Berishës të vërë ministër vetë atë.

Këtu nisi dhe lufta më e gjatë e Dritan priftit me Ilir Metën, luftë që e bëri deri sa mbylli sytë nga sëmundje që iu rikthye si “papritur”.

Në fakt jo dhe aq papritur, Dritani e dinte vetë se shërimi nuk mund të vinte përfundimisht, por e mbante forca dhe optimizmi.

Pikërisht me Ilir Metën Prifti bëri edhe betejën më të gjatë, ku kulmi arriti me videon e famshme që e kishte filmuar vetën në zyrën e Ministrit të Energjitikës dhe Ekonomisë.

Pikërisht ajo videoja i shkaktoi gjithçka, sepse kundër tij u vu një establishment gjigand i politikës shqiptare.

Të cilin edhe pse u mundua ta përballonte, nuk pati kohë dhe fuqi. Në fushatën e 25 qershorit, ai edhe pse e dinte se sëmundja e rikthyer nuk kishte shpresë, mbështetësve ju tha se do të kthehej shpejt e do të bëhej më mirë…

16 komente në “Post-profil: Dritan Prifti, 16 vjet betejë me “vdekjen””

  1. mirel says:

    Shume e zgjati kerma. Ate fat paste dhe Ramut Pusteci

  2. arlindi says:

    I lehte qofte dheu per te, po nje hajdut me pak etje etj do zoti ka kemben e mbare.

  3. jo-genjeshtres says:

    Dritani ka qene nje djale mjaft i afrueshem ne universitet. Ishte nga te rrallet tiranas qe te fuste ne shtepi.
    Politika e ndryshoi, por ishte i vetmi qe i nxorri te palarat me ze e figure te politikes shqiptare.
    Per vendasit e tij dha shume, ka vetefinancuar edhe per te shpene neper shkolla kompjutera me shpenzimet e tij.
    Per mua si shok shkolle do ruaj kujtimet me te mira.
    Ngushellime familjes!

    1. mirel says:

      Ama bre..tironas paska qene ky bajge

    2. verka says:

      ai nuk ishte djal tirane, katundar Berati ishte, hajdut

  4. Jugu says:

    Jo se kam patur ndo nje konsiderat per te ne politike dhe si njeri, por akoma si shume pake po shkruajne gazetat per kete vdekje edhe pse ishte deputet dhe I debatueshem ne momente te caktuara. Si duket gazetat kane frike nga Ilir Meta te shkruajne per vdekjen ose me mire per jeten e tij. U munduan ta perdorin keq Rama dhe Mero dhe tani as qe jua ndjen se nuk duan te merzitin kupolen Ilir.

  5. Nemezi says:

    nuk ishte shenjtor dritan prifti. Ai ka pervetesuar e zgrapur po aq sa te tjeret qe spiunonte.

  6. Ilir says:

    U largua nga kjo bote, por te pakten i beri nje sherbim te jashtezakonshem shqiptareve me demaskimin publik te Like Floririt. Ishte monstra Berisha qe e vuri nen sqetull Liken, duke e mbrojtur nga ndeshkimi, mbrojtje qe e ktheu perjetesisht ne nje sherbetor te perjetshem te Monstres. Pikerisht ketu qendron nje nga rrenjet e Kriminalitetit, Mafies dhe Korrupsionit ne Shqiperi .
    Politika e beri te njohur Dritan Priftin, prej saj perfitoi, i sherbeu duke demaskuar kreun e nje prej 4 klaneve te Mafies shqiptare.

  7. Ramadani says:

    Qeverite islamike antishqiptare te Tiranes qe jetojne ne luks me pasurine e Myzeqese nuk i dyan myzeqaret.
    Pas vrasjes se qindra myzeqareve me ne krye Pali Spiro Tosken dhe Sokrat Bufin nga terroristi islamik Mehmet Ismahil Shehu(Turku), kjo eshte vrasja e dyte qe bene BEKTASHIU i malevecte Skraparit Ilir Meta, hajduti i floririt, qe u ngjite si politikan me ndihmen e ASFALISE greke dhe te UDB-shes Monika Kryemadhi, ose Fiqiret Shehu e kohes se sotme.
    Bektashiu kriminel Ilur Meta duhet te japi llogari para drejtesise pet vdekjen e Dritan Priftit, Fatmir Xhindit, Remzi Hoxhes, 21 janarit e tj.
    Koha per denimin e krimineleve spiun dhe vrasesve shqipfoles po vjen.
    Bandat kriminale pro serbo-greke me emrin PD dhe LSI duhen nxierr jashte ligjit dhe populli te kerkoj me force denimin e tyre.

  8. Epo kjo pune! says:

    llapni sa e si te doni por ishte i vetmi qe denoncoi me ze e figure, tregoi kurajo dhe per fat te keq e lane ne balte se hajduti behet pale me hajdutin dhe megjithate qendroi deri ne fund. I pari qe beri veting! Po atehere ambasadori amerikan i quante halerat yll ne ngritje apo burre shteti. Dhe akoma i kemi neperkembe … do mbahesh mend gjithnje per mire i nderuar Dritan se le vertet gjurme dhe jo si shushanjat qe jane majmur me lekun e popullit plot 30 vjet dhe bene hajdutin, vrasesin dhe tradhetarin me shitjen e detit.

  9. Koba says:

    Per mendimin tim nuk ka qene ndryshe nga Politikanet e tjere,po ama ka nje Merite te MADHE qe diskreditoi Ciftin Meta dhe i pergatiti qe te hyjne ne Hapsane .Po na doli Sali Gerdec-krimineli qe i beri Zasllon dhe e shpetoi ,ne Gjykaten e larte e shpetoi Fullanka.Bashkepuniimi me Te shoqin qe shume fitimprures ,Kane vjedhur se Bashku me duar dhe me kembe.Sidoqofte iu prehte Shpirti dhe marte me vete dhe te liqte e Politkes ,megjithse jane Shume.

  10. Zhulsi says:

    Natyrisht kur largohet nga jeta dikush se pari duhet te ngushellohen te afermit, se kjo eshte ana njerezore.
    Pastaj vepra e tij ne skenen publike le mjaft per te desheruar e per ta vleresuar me pozitivitet. Di raste ku Prifti nuk dallonte nga te tjeret, pra ne poziten qe zuri nuk kishte asnje dallim nga funksionaret e tjere (te gjithe te korruptueshem) te politikes. Edhe ata qe mundohen ta shesin si “akt” te vleresushem kur publikoi ca regjistrime e beri nga meskiniteti i ambicjes dhe pangopesise per para. Pra e beri nga dhimbja qe ndjeu se i futen gishtin ne b…. Nuk them se nuk beri mire, por po qe se do vleresuar dikush per akte pozitive, ai duhej te kishte qene i njejti ne cdo moment. Te jeni te sigurte qe po te kishte qendruar minister asgje nga ato qe u pane nuk do te kishte ndodhur. Qofte i ndjere dhe zoti ja falte mekatet!

  11. hason helmuesi says:

    Paraliza nuk ka lidhje me helmimin e gjakut.Nje mundesi eshte te jete helmuar me Po(polonium radioaktiv).Shume figura disidentesh rus , Jaser Arafat…. etj, kane gjetur vdekjen prej ketij helmimi te ngadalt vdekjeprures.Aq mundesi ka pasur Meta sa ta helmoje me Polonjum!

  12. Anonim says:

    E mbaj mend si sot kur per nje firme qe duhet ta jepte ministri “Prifti” per tenderin e nje hidrocentrali te fituar me kerkoji 50.000 € pa iu dridhur qerpiku. Ia cova dhe pas nje jave me tha : beji 100 se i ke kundershtaret e forte. Me kthe eurot i thashe dhe do ta zgjidh me gjykate. Nuk i mora kurre mbrapsht. Shpresoj ti kene sherbyer per te paguar mjekimet qe merrte. Me vjen keq perfamiljen por nga kjo bote asgje nuk marrim me vete Tan i dashur rendesi ka cfare lem nga pas.

  13. perkthyesi says:

    Familjaret e tij do benin punen me te mire, te ruanin e te nxirrnin ne publik videon, per te cilen pati premtuar i ndjeri!

  14. Arben says:

    Dritani krijoi nje risi ne bandat e politikes. I beri me hije hajdudet me kollaro e jaka te bardha me ato cimkat e famshme. Mir apo keq, ju ka futur friken ne palce,pasi ato qe nuk e benin organet shteterore qe ne ate kohe e kishin te ndaluar me ligj te jepnin infomacion apo pergjonin politikanet kriminele, te cilet aktualisht po mundohen te pastrohen, e beri Dritani per ato dhe per vete. Por me keq ja beri Leonard Beqirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje