Rama opozitës: Ju humbët se erdhët 4 vjet si “reja” nëpër pantallona

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ne seancën e sotme i është kundërpërgjigjur ashpër qëndrimeve të djeshme të opozitës, që sollën në shtyrjen e seancës për ditën e sotme.

Duke folur nga foltorja e parlamentit Rama se opozita nuk ka vizon dhe se nuk mban përgjegjësi.

Më tej Rama ironizoi opozitën duke thënë se… “ju humbët se 4 vjet erdhët si reja nëpër brekë”.

“Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetarit për këtë diskutim.

 Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë.

Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores.

Në fakt që dje formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerre për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj.

Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj.

Sa më të pafate janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çicrrën se u mungon liria.

Na përfshitë në një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lartë, e bosh poshtë”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *