Tatimet ftojnë qytetarët: Denonconi evazionin dhe informalitetin, sjelljet jo etike të administratës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim zyrtar vlerëson dhe beson që, përfshirja e qytetarëve është një nga mekanizmat më të mirë, në luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, të denoncuara nga ju, janë tepër të rëndësishme pasi i krijojnë mundësinë Administratës Tatimore të vendosë barazi midis subjekteve tatimore dhe të përmirësojë punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar.

Gjatë muajit tetor janë denoncuar 50 raste të cilat kanë kaluar menjëherë në ndjekje nga strukturat e Hetimit Tatimor.

Administrata Tatimore falenderon qytetarët dhe tatimpaguesit për bashkëpunimin e deri më tanishëm dhe i inkurajon ata të vazhdojnë të denoncojnë çdo rast abuziv në kanalet e vëna në dispozicion.

Tatimet ftojnë qytetarët të denoncojnë:

Duke telefonuar, pa pagesë në numrin: 0800 14 14. Gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Premte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)

Duke dërguar e-mail në adresën e postës elektronike:[email protected]/

Duke përdorur numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në ëhatsap dhe viber: +355 69 70 73 733

Dërgoni mesazhe në rrjetin tonë social facebook

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Tatimet ftojnë qytetarët: Denonconi evazionin dhe informalitetin, sjelljet jo etike të administratës”

  1. niku says:

    aksioni informalitetit eshte nje nga aksionet me te domosdoshme qe qeveria ka ndermarre duke e shtrire kontrollin edhe ne ato sektore me te ardhura te larta qe i jane shmangur ligjit dhe detyrimeve duke sjelle pasoja si per ekonomine ashtu edhe per te punesuarit, edhe nxitja e punes se zeze eshte nje forme e informalitetit dhe pergezoj aksionin dhe masat qe kane qellim redukktimin e ketij fenomeni

  2. gjergji says:

    ne fakt kjo faze e dyte kundra fenomentit te informalitetit eshte shume e nevojshme pikerisht edhe per veprimtarite e sektoreve te medha dhe bizneseve te ndryshme qe perdorin cdo lloj menyre per tiu shmangur detyrimeve te taksave, pagave, sigurimeve shoqerore etj, ky aksion duhet ti sherbej formalizimit dhe funksionimit te tyre sipas rregullave te tregut.

  3. Leo says:

    Eshte nje gje e mire qe vete shteti sensibilizon qytetaret qe te denoncojne evazionin dhe nxit luften ndaj informalitetit

  4. Kleo says:

    Duhet mbeshtetur kjo lufte

  5. blerina says:

    dua te bej ankese kunder pronareve qe japin shpia me qera ne ksamil .kushte skandaloze ,cmimet ne stratosfere,100 euro nata per nje shpi ne gjendje te mjerueshme.ste japin kupon tatimor ,nuk jan te rregjistruar .ku eshte shteti ,pse nuk merren masat e duhura???une e pesova me ca turista gjerman ,me mire te them u turperova .Ata njehere erdhe ne Shqiperi dhe po largohen me pershtypjet me te keqia.Nuk eshte kjo shqiperi qe duam .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *