Ministri për Diasporën, Pandeli Majko lëshoi një deklaratë të fortë sot në Kuvend.
Duke folur nga podiumi i Parlamentit Majko tha se krimi i organizuar na zgjedh neve dhe jo ne ata.
“Krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.
Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë” – tha Majko.
Pjesë nga fjala e Majkos në Kuvend
Po, në Shqipëri është krijuar jë shtresë njerëzit që shesin votën. Por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota.
O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.
Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë.
Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala.
Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. Se
S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë vetingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion.
I vetmi qe qenka tronditur eshty ky gazetari qe po shkruan
Se populli ka 20 vjet me keta pune
Majko eshte me te vertete njeri I paster, mendoj, nder te paktet ne politiken shqiptare.
Po ik o kusur i bukes ik ,ti je vecse nje tollum absolutisht i paafte ,bile me i leni nga te gjithe ,LOLO.
Lolo janë më shum se 98 % të Shqipëtarve(nëse mud ti quajmë kështu) që duan të punojnë të han buk dhe të flen gjum raht.Ndërsa 2 % të Shqipëtarve janë hajka e kombit( nëse mund ti thirrim kështu) që të na udhëheqin ,qëtë na vjedhin që të na vrasin dhe mashtrojnë.