Çfarë po ndodh? RENEA blindon Gjykatën e Durrësit

14 Tetor 2017, 12:12Kronika TEMA

Blindohet Gjykata e Durrësit. Forca të shumta të policisë dhe të RENEA kanë rrethuar gjykatën ku Durim Keçi shkoi për vlerësim të masës së sigurisë.

Prokurori kërkon të vlerësohet i ligjshëm  arrestimi dhe kërkon të mbahet në masën e sigurisë “arrest me burg”  me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shtetasi Durim Keçi është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe prostitucion

Avokati Ilia Ilia deklaroi se shkresa e Interpolit nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa.

Por Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta lërë në masën e arrestit me burg deri në ekstradimin e tij drejt Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje