Rama “ultimatum” punonjësve të gjendjes civile: Do ju mbahet rroga po lëshuat certifikata

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Urdhri për ndalimin e prodhimit të certifikatat duket se nuk ka gjetur zbatim në të gjitha zyrat e gjendes civile në vend.

Shqetësimi u ngrit nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës.

Rama paralajmëroi se aty ku do të konstatohen shkelje do të ketë penalitete për punonjësit.

Ai tha se do tu mbahet paga dhe nëse gjoba tejkalon pagën do të mbahen nga buxheti i bashkive.

Do i detyrojmë ti paguajnë ata certifikatat nga rroga e tyre dhe të rrinë pa rrogë fare se kjo nuk ka më kuptim. Thuaje, rithuaje me shkrim, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, vazhdon prodhimi i certifikatave. Numri shkon duke u ulur por prapë është shumë i lartë. Vazhdon harxhohet letër, harxhohet bojë dhe mbi të gjitha haxhohet kohë dhe nerva të njerëzve për certifikata. Pse? Ju lutem bëjeni të qartë dhe qëndrojini vetë mbi kokë kësaj.Është e domosdoshme. Përndryshe ne do të detyrohemi ta çojmë deri në fund këtë proces duke gjobitur të gjitha Gjendjet Civile dhe do t’ua mbajmë paratë nga rroga punonjësve që shkelin urdhrin e Ministrit të Brendshëm, vendimin e qeverisë dhe pastaj kur rroga e tyre të mbarojë do t’ua mbajmë nga buxheti i bashkive paratë dhe do tua kthejmë ne qytetarëve se kjo nuk ka më kuptim,” u shpreh Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama “ultimatum” punonjësve të gjendjes civile: Do ju mbahet rroga po lëshuat certifikata”

  1. Adi says:

    Ky perfundimisht ka rreshkitur .. po kur certifikaten ta kerkon nje autoriteti huaj idiot delirant!!! Ca t’i themi, nuk na leshohet certifikata se kemi nje kryeminister gomar

    1. Dibran says:

      Ne cilin vend te huaj te kerkojne certifikata o gomar? Ne jemi i vetmi vend qe i perdor.

  2. In says:

    Po certifikatat per jashte?

  3. u bo nomi says:

    ahahaha, bravo ,ketij I them shtet une…

Lini një Përgjigje te u bo nomi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *