Askush si Napoli i Hysajt në Europë, numrat e bëjnë të ëndërrojë titullin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pikë të plota pas 8 ndeshjesh. Kolona e barazimeve dhe humbjeve është 0 dhe golaverazhi +21. Nuk ka më mirë për Napolin e Hysajt, që dje fitoi 0-1 në fushën e Romës.

Rritja e lojtarëve si Gulam, Kulibali dhe Alan, veç 3 sulmuesve, pjekuria dhe aftësia për të vuajtur bëjnë që të mendohet se është viti i duhur për Napolin. Kur në mes futet edhe fati, si me Romën, mund të jetë vërtet moment për të ëndërruar, sepse Napoli është 5 pikë para Juves.

Numrat janë fantastikë: 8 fitore në 8 ndeshje janë përtej parashikimeve. Asnjë klub në Europë, në kampionatet e mëdha, nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë. Skuadra e Sarrit ka fituar 2 herë në Romë dhe janë 6 pikë në trasfertë ndaj dy rivalëve. Javën tjetër një tjetër sfidë në fushën e Interit.

Për “tre tenorët” e sulmit të Napolit është folur shumë. Por sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë dalin në pah “armët” e tjera të Napolit. Ka klas në të majtë me Gulam, ka siguri në qendër të mbrojtjes me Kulibali dhe energji në mesfushë me Alan. Ky është sezoni i duhur për titullin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *