Përse Europa na largohet?

15 Tetor 2017, 17:03Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Ka disa ngjarje që lanë gjurmë javën që shkoi, por ajo që duhet të bëhet objekt reflektimi më shumë se të tjerat, është konstatimi i shprehur me një farë nervozizmi nga kryeministri shqiptar se Europa po na largohet. Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur bisedimet për çeljen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Shqipëria jo. Çfarë po ndodh në të vërtetë ?

Paradoksi nacional romantik.

Nëse e vështron këtë problem nga pikëpamja historike, do të vëresh se shqiptarët duket sikur janë kthyer në shekullin XIX, atëhere kur kancelaritë europiane, pas rënies së Perandorisë otomane, një pjesë të territoreve shqiptare ia dhuruan Malit të Zi e Serbisë, duke nënkuptuar me këtë rast nënshtrimin e shqiptarëve ndaj këtij fati. Po të llogarisësh edhe masakrat në jug të Shqipërisë në vitet ’20 dhe pastaj genocidin çam pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të vëresh se fati historik i shqiptarëve, në pjesën më të madhe të tij, ka qenë produkt edhe i mbështetjes në heshtje të kancelerive të Europës. Po a e kemi bërë realisht pyetjen përse ka ndodhur kështu ? Historianët shqiptarë kanë qenë të pafuqishëm që të imponohen në skenën e dijes humane europiane dhe të tregojnë të vërtetën historike. Mirëpo problemi i copëtimit të trojeve shqiptare nuk do të përmendej sot nëse nuk do të ishte përsëri paragjykimi i kancelerive europiane për ne, shqiptarët, dhe në qoftë se sot, të përzgjedhurit për t’u bashkuar me familjen europiane janë malazezët dhe serbët. Paradoksi qëndron pikërisht në përzierjen e nacionalromantikës me pragmatikën e sotme. Mali i Zi që aneksoi

në mënyrë të dhunshme territoret shqiptare të Plavës e Gucisë, betejat e të cilave janë në qendër të monumentit epik të letërsisë shqiptare të Fishtës, « Lahuta e Malcis », sot, përsëri, është në avantazh pragmatik dhe kushtëzon Kosovën me të ashtuquajturin demarkacion. Mosplotësimi i këtij kushti, pra mosnjohja prej Kosovës e vijës së kufirit ashtu siç e përcakton Mali i Zi e ka lënë Kosovën jashtë komunikimit të lirë në Europë dhe e kushtëzon atë me të gjitha benefitet që do të rridhnin nga institucionet europiane në rast të pranimit prej saj të demarkacionit ashtu siç e pëlqen Mali i Zi. Ndërkaq, Serbia, shkaktarja e masakrave më të llahtarshme në fund të shekullit XX, që vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe ta kushtëzojë madje dialogun me të gjithmonë në funksion të mosnjohjes së Kosovës si shtet më vete, është përzgjedhur para nesh që të përfshihet në familjen europiane, megjithëse ajo hapur i bën karshillëk Europës duke i thënë se qendra e saj është Moska dhe se Rusia është partneri i saj i natyrshëm shpirtëror e ushtarak.

Shansi i humbur.

Por nuk duhet të harrojmë se fundi i shekullit XX ishte edhe epoka e shqiptarëve. Pavarësia e Kosovës dhe shkëputja nga Serbia në historinë e Shqipërisë janë ngjarjet që, për shqiptarët, shënojnë përfundimin e epokës historike. Rënia e komunizmit në Shqipëri dhe Pavarësia e Kosovës iu dhanë shansin shqiptarëve që, më në fund, të bëhen faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe të merrnin rolin e liderit në këtë rajon, sepse ata kishin si aleatë të natyrshëm historikë SHBA-në dhe Perëndimin me Gjermaninë në ballë. Mirëpo, pikërisht këtu, shqiptarët treguan se nuk janë ende një komb që di të qeveriset me parametrat e Perëndimit. Elitat udhëheqëse në Shqipëri e në Kosovë u lëshuan si ata qentë e tërbuar dhe e vodhën, e plaçkitën vendin e shqiponjave, ngandonjëherë, siç thotë Prof. Qosja edhe më keq se pushtuesit

serbë. Shqipëria nuk arriti të kapërcejë modelin oriental të qeverisjes dhe sot alarmi i amerikanëve dhe europianëve për korrupsionin dhe kriminalitetitn po e mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët dhe Europa, gjithjë e më shumë, ka nisur që, nga realitet, të na bëhet mirazh. Por nuk duhet të harrojmë edhe një të gjë tjetër. Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa të admirueshëm dhe vendi është zhvilluar me shpejtësi, pavarësisht se shpirti europian i shqiptarëve është një gjë e pandryshueshme, pavarësisht se të gjitha mediat serioze në Europë e Amerikë kanë shkruar e po shkruajnë për vitalitetin ekonomik e modern të ndryshimeve në Tiranë, ne ende kemi një njollë që nuk po punojmë ta heqim dot. Në sytë e kancelerive europiane jemi ende një zgjatim i Turqisë myslimane. Radikalizmi islam dhe theksimi i ngulët i këtij identiteti sidomos në Kosovë apo në trevat shqiptare në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, po na çon më shumë drejt një demokracie liberale myslimane si Turqia e para Erdoganit sesa drejt Europës. Në anën tjetër, modeli i qeverisjes jo me institucione, por me vullnetin e lidershipit të radhës, po na përafron më shumë me shtetin unitarist të Erdoganit sesa me demokracinë që drejtohet nga institucionet.

Apologjia e krimit

Të jemi realistë, krimi nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Meqenëse Italinë fqinje e kemi pasur gjithmonë si model, të gjithë ata që ndjekin jetën poltike të atij vendi apo jetën në përgjithësi aty, e dinë se edhe atje ndodhin krime të jashtëzakonshme, madje vendi fqinj ka të njohura organizata kriminale mafioze me emër e mbiemër. Ndërkaq, të gjithë e dinë se institucionet e ligjit apo ato të shtrëngimit policor janë efikase dhe veprojnë në të shumtën e rasteve vetëm në emër të ligjit. Ndërsa te ne, për fat të keq, institucionet që duhet të luftojnë e të parandalojnë krimin nuk janë efikase sepse ato janë

ngritur jo në emër të ligjit, por si vullnete të lidershipit të radhës. Reforma e thellë në drejtësi është vetëm fillimi që mund të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin e së drejtës dhe diktaturën e ligjit. Deri tani, ne i ngjajmë Turqisë. Edhe atje ka përparim ekonomik e dinamizëm, por ligji dhe rendi, krimi dhe lufta kundër tij, janë vullnet i Erdoganit dhe jo i ligjit. Në Shqipëri, për fat të keq, betejën me krimin dhe me kriminelët nuk mund ta fitojë policia, gjykata apo prokuroria. Këto institucione nuk funksionojnë si fanatike të ligjit, por jan ende fanatike të poltikës dhe të vullnetit të liderit autoritarist. Pra, duke qenë me identitet mysliman, të drejtuar nga elita politike autoritariste që i ndërtojnë institucionet sipas vullnetit të liderit të radhës, ne, shqiptarët, mund t’i çudisim europianët me paradokset e zhvillimit apo turizmit, por do vazhdojmë t’i trembim ata si një vend që i ka të gjitha bashkë, energjinë, krimin, vitalitetin dhe mysliamnizmin.

Epilog me Butrintin

Ajo që po ndodh me Butrintin është shprehja tipike e arrogancës së pushtetit. Nuk ka nevojë të pyesësh asnjë specialist se përse brenda territorit të Butrintit nuk duhet bërë asnjë ndërtim. Është njësoj sikur brenda « Koloseut » në Romë të bëhej një restorant dhe një klub. E paimagjinueshme ! Edhe ai lokal i keq e i shëmtuar që ishte brenda duhej prishur, vendi duhej pastruar dhe brenda atij territori nuk duhet të ketë asnjë kioskë shërbimesh. Vizitorët që hyjnë aty kanë nevojë për një shishe ujë dhe për asgje tjetër. Të gjitha shërbimet e tjera mund t’i marrin jashtë territorit të Butrintit pasi ta kenë vizituar atë. Kjo është logjika më e thjeshtë. Pra as ndërtim, as rindërtim, as mirëmbajtje, asgjë. Kështu u mbyllej goja të gjithëve. Mirëpo në

logjikën e shtetit shqiptar nuk është ligji, është vullneti i njëshit. Atë ashtu e ka vendosur Edi Rama dhe ashtu do bëhet. Ministrja pa asnjë dinjitet e kulturës shqiptare do të dalë edhe një mijë herë në tv dhe në të gjitha rastet do të recitojë gënjeshtrat që e bindin atë dhe kërkojnë të na bindin dhe ne të tjerëve se… « gomari fluturon ».

45 komente në “Përse Europa na largohet?”

  1. sapa says:

    Eshte vendi me kriminel ne evrope dhe me politiken me kriminele sigurisht i dal nga gjiri i ketij populli dhe kjo eshte aresyeja.

    1. Toni says:

      Europa largohet sepse Berisha e beri Shqiperine minare. E futi Shqiperine ne Konferencen islamike me porosi te Serbise dheb KGB-se dhe e mbushi vendin me me shume se 700 xhami. Europa ka luftuar per shekuj me islamin me kryqezata te pafundme. Kurse ne qe na mbajten pushtuar per 500 vjet dhe na dogjen, vrane e vodhen i kemi harruar ato cka na kane bere. Sa per komentet e dikujt qe thote qe Shqiperia eshte e mbushur me kriminele, duhet te themi qe Italia ka pushtuar boten me mafian e saj dhe me shume korrupsion politik nuk ka vecse ne Itali. Por ajo prape shihet si e perkedhelura e BE-se. Krimi eshte kudo ne cdo shtet europian. Korrupsioni eshte i pranishem ne cdo strukture te Europes dhe cdo shteti Europian. Ka nje racizem te tmerrshem ndaj Shqiperise e stimuluar nga media e cdo vendi Europian. Autorja e librave Harry Potter shkruan per Shqiperine si vendi ku banojne djajte dhe shtriganet. Keto libra lexohen nga te gjithe femijet ne te gjithe boten. Programimi i mendjeve te femijve pe rkete vend te djajve fillon qe ne moshe te vogel. Po ashtu PD-ja dhe te gjithe politikanet e saj me Lulzim leshin dhe Sali esadistin nuk lene shans pa hedhur balte kunder vendit te tyre ne mediat Perendimore. Kjo mbeshtet idene e te djethteve ektremiste per mos-zgjerim. Vetem vendet e krishtera si Serbija dhe Mali i Zi po promovohen. Se pari jane te Krishtere. Se dyti, politikanet e ketyre vendeve jane bashke.

    2. Zylo Yzeiri says:

      Nje nga qelbesirat qe pengon shqiptaret ne rrugen drejt Europes eshte ky Yzeiri I Turqise, race gomari qe I mungon samari.

    3. Timi says:

      Po more grekoqiris. Eshte vendi me kriminel sepse krimet e grekoqireve dhe europianeve jane shume te pakta. Ndersa politikanet grekoqire qe kane zhvatur 1 trillion dollare dhe i avulluan kane lene popullin hajdut grek te varfer. Grekoqiret dolen mashtrues ne mase madje ne nje ishull rezultoi se trecereku ishin te verber dhe merrnin ndihma nga qeveria me doktorin qe ju kish dhene raporte fallco. Apo me cerekun e Athines me pishina qe nuk i njoftonin por i mbulonin se nuk donin te paguanin taksa. Keshtu pra, bej pak dallimin ti more sapa grekoqire se kush eshte me hajdut dhe kriminel. Mund te hidhesh edhe nga Italia dhe te krahasosh mafien dhe kryeministrat italiane te lidhur me mafien, pa permendur zyrtaret dhe policet, dhe pastaj mund te besh deklarata se qenkemi vendi me me shume kriminel dhe politikane kriminel. Pis i ndyre qe fajeson nje popull te tere qe eshte i ndershem dhe punetor me nje grup kriminelesh.

      1. adi says:

        Plere islamike
        po e nis shume shume thjesht
        po pse o plere pishinat e athines e kane fajin qe shqiperia eshte zhvendosur ne turqi.
        plere islamike e verteta eshte se nga pishinat e athines dhe borxhi grek kane perfituar qindra mijra shqiptare jo pak po gati 30 vjet, nga borxhi grek ne shqiperi kane hyre miliarda euro. po nga turqia jote sa euro sa dollare kane ardhur sa shqiptare jane punesur ne turqi. ndonje islamik tjeter si puna jote mund te thote se shqiptaret punuan dhe nuk ju fali greku leket dhe kjo eshte e vertete , por ama harojne se shqiptare te punesuar ne turqi pervec ndonje burgaxhiu nuk ka , ndersa ne gjermani france hollande shqiptaret nuk i pranojne as per te pastruar halet dhe nuk i krahasojne as me sirianet.
        e verteta eshte shume shume e madhe dhe shume shume e hidhur.
        europa i beri dhurate shqiptareve kosoven dhe jo duke luftuar shqiptaret po duke luftuar te krishteret dhe e pate cfare bene kosovaret ne 15 vjet nuk ndihen me as shqiptare po mysylmane , pastaj cmenduaria islamike dhe urejtja per perendimin nuk pati kufi nr i shqipfolesve bashkuar me isis ishte disa here me i madh se atyre nga bangladeshi qe eshte nje nga vendet me te varfra ne bote dhe me popullsi totalisht mysylmane prej rreth 200 milione banore, ne perqindje nr i shqipfo;esve te isis ishte i krahasuar vetem me arabet bile me shume se vete turqit nga keta plehra kane ardhur. sulmi dhe denigrimi i figurave historike te kombit shqiptar i paprecedente, gezimi dhe festa e rinise islamike te kosoves per sulmin ne paris krahasohej vetem me ata te isis, pa permendur shkatreimin e mbi 140 kishave dhe manastireve ne kosove.
        e njejta situate dhe ne maqedoni me presionin amerikan e europian per here te pare shqiptaret u njohen si shtetformues ne maqedoni dhe dhurata qe keta mostra i ben perendimit dhe shqiptarise ishte demostarat ne mbrojtje te isis ,masivisht ndrimi i emrave e mbiemrve ne arabe me mijra dhe kuptohet furnizimi me teroriste i isis.
        ne shqiperi sulmohet cdo gje qe ka te beje me historine e shqiperise nga gjergj kastrioti ,flamuri, rilindasit ( ata te vertetet jo keta bandito-hajdutet) nene tereza , prishet nje kishe dhe ndertohet nje xhami turke per ti vene kapakun me turpin e historise turke ne shqiperi turqit islamike mbulojne gjergj kastriotin per te ngritur bythen, km i shqiperise behet zari i erdoganit per mos te folur pastaj per bandite deputete fusha pa fund me hashash me shume se me domate grabitje pronash lekesh dhe deri sa ariten qe banditet menduan se duhet te caktonin dhe rektorin e universitetit.
        dhe per mos te haruar fryma islamike edhe neper forume dhe ju mendoni se ata qe ndertuan boten si e njohim sot, ata te pasurit te fortet dhe te zgjuarit ata qe shpiken cdo gje qe ju keni ne shtepite tuaja dhe jashte kujtoni se ca bastarde islamike me deficenca mendore do i genjejne do jua hedhin ??????
        PS : degjoj patriote qe flasin per camerine per padrejtsine qe europa ju beri shqiptareve e teri e veri ankesa islamikesh.
        po mire more truthare mire shqiperise i shkeputi camerine po keta minoritaret greke qe i lane ne shqiperi ca jane ?? a kane te drejte edhe greket te thone se europa ju beri padrejtesi grekeve se la jashte teritorit grek me shume greke ne shqiperi se sa ishin came ne greqi?????? pse camet ne greqi bashkepunuan me te gjithe pushtuesit nga turqit italianet e gjermanet ne dem te grekeve, sa minoritare greke bashkepunuan me turqit me italianet me gjermanet ne dem te shqiptareve????? e pra para se te shohim qimen ne syrin e tjetrit le te shohim njehere traun ne syrin tone.
        perfundimi eshte i thjeshte nuk i eshte larguar europa shqiperise bile ka bere me shume se mundej , jane shqiptaret qe ju larguan europes jane shqiptaret qe ju afruan turqise dhe arabise. europa eshte vendi i te krishtereve europa eshte vendi i te moralshemve europa eshte vendi i demokaracise europa ka qene gjithmone ne lufte me islamin dhe shqiptaret nuk zgjodhen europen. rruge te mbare per ne turqi dhe shkretetirat e arabise , pabesia qe shqiptaret i bene europes eshte ndoshta me e madhe se ajo qe i bene krishterimit po me nje ndryshim se atehere ishim te pushtuar tani ishim te lire dhe lirine asnje nga shtetet shqiptare nuk e fitoi vete po ja dhuroi europa dhe ne u treguam tipike islamike .TE PABESE.

        1. DETI JON says:

          @ (adi = pseudonimi i nje zhgarravine greke),
          1. Ti GREK I PABESE ngaterron RELIGJIONIN me KOMBESINE.
          2. Ti GREK I PABESE ngaterron RELIGJIONIN me BESEN NJEREZORE.
          3. Ti GREK I PABESE ngaterron ARDHACAKET GREK me SHQIPTARET AUTOKTONE.

    4. Raimond vlonjati says:

      Ky Yzeiri esht komplet kerric gomari

      Ky flet se gjasme korupsioni esht arsyeja qe EU nuk hap negociatad me ne

      Po te jete per korupsion Serbia e ka korupsionin 10 fish me te larte se Shqiperia, sipas studimit re zyres antikorupsion te Bankes Boterore me qender be New York

      Nderkaq mund te shtojm se Kryeministri malazez esht nje bashkepuntor i Mafias Siciliane ne trafikun e droges , sipas rezultateve te Prokurorise Italiane , dhe megjithate BE ka hap negociatat edhe per Malin e Zi

      Pra kuptohet qarte qe BE ecen ne dy standarte dhe ja ngelur peng e politikabe te 1910 , kur ndihmonte Serbine Malin e zi ne tokat shqiptare

      Ndaj Rama foli shum bukur tek gazeta gjermane dhe duhet te vazhdoje te flase ashtu duke i diskretituar keyo politika hipokrite te EU

    5. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

      te gjitha i ”llogaritet” more sunite edepseza,duke bere ”fajtore” gjitonet dhe evropianet por nje gje ”harruat” pa e logaritur,O.Pamuk[nobelist turk]:”……….muslimonet shqipfoles jane turq,jane vazhdimi i identitetit turk ne shqiperi,evrope e me gjere…………”
      kshq,ne baze te situates se sotme te Turkye ne lidhje me antaresim ne BE ku dihet qe mori te ”gjatin”[madje me gunga] evropian,juve turkoshqipfolesve,bosnians etj nuk u mbetet gje tjeter vec te merrni ”topat” e evropianeve………..allah uakbar!

  2. kastriot says:

    Ne nje kohe qe Shqiperia dhe shqiptaret duan te behen qendra e botes Europianeve u’ meren’ mende te vine verdalle kesaj ;qendre’ dhe preferojne ato vende qe nuk kane arritur’standartet me te larta’ euro-atlantike por qe kane zhytur europen ne krimet me te medha pas luftes se II boterore pra zgjodhen me te thjeshten

  3. maloki says:

    ha haaa …
    majmunet!
    do bejn majmunet shtet more!
    shtet majmunor. me nje kryemajmun me bisht ne shal dhe ma majmuneshat qe I kercejn verdall…
    shum drejt flet shkruesi vec per nje gje gabon. europerendimi me vetedije I ka ven shqiptaret ne qender te vemendjes. a nuk vihet ne qender te veshtrimit nje mikrob kur shihet me teleskop elektronik a?
    edhe shqipotart. jan ne qender te veshgimit perendimor sepse nje fenomen I ri I papam po ndodh. po behet realitet ajo fabula e atij filmi fantastic te hollivudit “planeti I majmunve” ne mos gaboj quhet,qe tregon nje shoqeri te ndertume nga majmunet dhe ku njeriu eshte ne kopesht zologjik,
    eshte diametralisht e kunderta e shoqeris njerzore qe I mban majmunt ne zoo.
    dhe,ajo e filmit po ndodh ne realitet. majmunt shqiptar po bejn shtet (majmunor,natyrisht).
    kjo esht ngjarja e milenijumit.
    eshte si te zbresi nje disk fluturues dhe alienet te dalin dhe te takojn donalld trumpin ne shtpi t bardh..
    o shqiptar majmun I shekllit
    ben shtet lesh
    si musteqet e pjetrit

  4. maloki says:

    europen e ka kap lemerija nga shqiptart.
    ne greqi dihet se c behet. ne itali po gjithashtu. ne gjermani po perzihen shqiptart si jevgjit nga barakat.
    ne holand I ka zon tmerri se shqiptart ja kan mor t gjitha krimet vendalinjve
    n amerik I hyn m hu si ali baba me 40 hajdut dhe shqiptart squken si gabel medreseje
    ne kin s ja ma bytha shqiptarve me shku per krime se atje ka bixhak cecua.
    ne rusi gjithashtu. esht huri sovjetik qe I rri mas bythe shqiptarit si sqep shqiponje. prandaj edhe s shkojn atje shqiptart.
    shqiptart bejn krime atje ku gjejn shesh,dhe bejn pershesh. atje ku ka burra ,shqiptart behen gra…

    1. mik says:

      Maloki ! Po pse mor djal me ken kaq anti-shqiptar i terbum ?! Ti e flitke edhe shqipen mire !! Ndoshta edhe mundesh me ba pytjen : Pse, a nuk po them te verteten ? Patjeter qe asht e vertete, por analizen e rreciton sikur je tu mastrubu !! A nuk te vjen pak turp me fol per vendin ku asht lind e rrit e gjith familja jote ( megjithese simbas gjasave dukesh qe je kopil ).
      Shqiperia ka halle, por ama gjithkush thote : nuk pyetet vendi se c’ka ka ba per ty, por pyetesh ti se cka ke ba per vendin.
      Per sa kohe qe n’Shqiperi te ket njerez si rraca jote, fatkeqsisht, kurre nuk kena me ece.

    2. Dani says:

      Po sa I trashe je.

  5. Llaman says:

    Ilir, hapja e negaciatave nuk lidhet me si eperceptojne shqiptaret historine e Malit te zi Apo Serbise. Parametrat jane te njejte si per Shqiperine ashtu dh Serbine. Por realizimi i parametrave nuk eshte i njejte. Vete shqiptaret nuk jane te pergatitur per kete stad.

  6. Fredi says:

    Se je ti kokrra e marmaltes, dhe si ti xhaxhi dhe edrama kane krijuar plot. Ndaj o kokerr marmalate

  7. Fredi says:

    Se je ti kokrra e marmalates. Xhaxhi ehe edrama kane krijuar plot marmalate si ti, ndaj.

  8. DOKLEATI says:

    Te lumet neve. Per Berishen dhe Thacin, ishum te lumtur. SHBA i fali Kosovrn dhe Shqiprine Turqise.
    Po me jepni pergjegje: I cili shtet antare i Konferences Islamike eshte antare i BE..

  9. Artan Sejko says:

    Ne mendimin tim analiza eshte simptomatike dhe e drejte si e tille. Lind pyetja:Perse politikanet tane jane keta qe jane?Perseri ne mendimin tim keta jane zgjedhur me pirun per ta penguar Shqiperine te behet shpejt ne mos po te mos behet fare. Ketu do te perjashtoja nga kjo zgjedhje Edi Ramen por do te shtoja se edhe ai nuk po mund te dale nga keneta qe ata te pirunit kane krijuar. Tamam e njejta situate eshte ne Kosove edhe atje piruni ka bere dhe ben kerdine.
    Cilat forca ngulin pirunin????!!!!
    Eshte pyetje per analistet dhe gazetaret investigative
    Artan Sejko

  10. Pusi qe lahet vete says:

    Nuk largohet Europa, jemi ne qe nuk afrohemi dot me ta ne te gjitha aspektet e jetes. Para nji viti u implementua marrja e ” receipt” nga makina pas cdo blerje. Pashe reagimet negative te gjithe specialisteve (idioteve) te fushes.Mos harroni qe kte Serbia apo kroacia e ka pas qysh ne ’84 kur e Kam pa vete. Flitet per implementimin e ” property tax” we e ka gjith bota kapitaliste. Specialistet tane do e perdorin per fitim votash ne zgjedhje. Po dergimi I letrave kryeministrit? Ne jemi 10 shekujsh larg evropes , mos u krahasoni fare me fqinjet.

  11. shkelzeni says:

    Shif tv KLan dhe sh. te tjere ,japin pa pushim filma turq.Ne te gjithe keta filma ,historite jane te manipuluara dhe me nje qellim final:-Turqia eshte jo me vellai juaj ,por ” nona”…ndiqni modelin e Erdoganit dhe Shqiperia “do lulezoje”
    Turqia shpreson se mqns ne shqiperi ka nje 50% muslimane(por praktikante ,jane ndoshta vetem 10 %),te gjitha invesyimet e saj i ka per ndertim xhamish (asnje shkolle shqip,per 6 milion shqiptaret qe jetojne sot ne Turqi ) dhe propagande te islamit.
    Shkon Erdogani ne Serbi dhe dhe deklaron ne favor te Serbise( 6 miliard $ invesime) kurse ne Shqiperi dhe Kosove vetem xhami dhe islam.

  12. Mihali says:

    Europa ka mbajtur qendrim jo shume dashamires kunder Shqiperi,ajo mbajti nekoferencen e paqes (Franca) armikun e shqiperis Esat Toptanin dhe nxori si te pa deshirushem Ismail Bej Vloren,koferena e ambasadorve cungoi teritoret shqiptae.Evropa (kurve) nuk tha asnje fjale per genocidin Greek kunder Shqiptarve te Cameris ku bran dhe u masakruan me qindra shqiptar dhe u be spas trim etnik u bran pleq e plaka femije .Europa prep ne heshtje.

    1. DOKLEATI says:

      Nje keshilktare i Willdonit shkruante: Ne Greqi eshte nje popull qe i takon fese islame. Flasin gjuhen shqipe. Vehtes i thone turq.
      Pra cmimin e kishin te uler dhe mu per kete edhe i eleminuan.
      Pi sot perse nje perqindje shqiptare deri tek edhe Saleh Berisha dhe Hashimin Thaci na e bene Turkun vella.

  13. Hajro Limaj says:

    Politika shqiptare duhet të distancohet prej Erdoganit”

    August 12, 2016 11:23
    “Politika shqiptare duhet të distancohet prej Erdoganit”

    Nga Arkiva

    Ditët e nxehta s’kanë mbaruar, ja parashikimi i motit deri në fund të muajit 22.Aug
    Lirimi i Ballist Morinës, Presidenti: Askush nuk mund të ndërhyjë 19.Oct
    E majta merr drejtimin e Këshillit të Qarkut Durrës 08.Nov

    (Vijon nga numri i kaluar)

    “Politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE”. Ky është qëndrimi i ish-atasheut ushtarak të Shqipërisë në Turiqi, Hajro Limaj, i cili në një intervistë për DITA, thekson se Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane. Për Limaj, qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar kërkesave të autoriteteve turke për mbylljen e shkollave të Gylenit.

    Duket dhe shprehet se këto muajt e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm edhe marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian? Cili është komenti juaj për këtë aspekt?

    Erdogani tashmë në të gjithë botën demokratike, në Bashkimin Europian dhe në Amerikë, njihet dhe cilësohet si një pushtetar totalitarist, shantazhues dhe kërcënues. Aktualisht me SHBA dhe Bashkimin Europian marrëdhëniet pothuajse janë të ngrira. Amerikën fillimisht Erdogani e akuzoi për gisht në këtë tentativë për grusht shteti dhe vazhdon ta kërcënojë të dorëzojë me ekstradim në Turqi Gylenin. Qeveria amerikane, me të drejtë, kërkon fakte bindëse, por deri tani nga dosjet që ka dërguar Turqia dhe grupet e hetimit që janë ngritur posaçërisht për këtë çështje në SHBA,nuk po e vërtetojnë akuzën e Erdoganit. Gyleni me të drejtë kërkon të ngrihet një gjykatë e pavarur ndërkombëtare dhe nëse vërtetohen akuzat ndaj tij të marrë dënimin kapital. Kapur tek ushtria e refugjatëve sirianë, që janë grumbulluar nëpër kampet e Turqisë dhe kërcënimi se mund t’i lejojë të dynden drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Erdogani i kushtëzon BE-së bashkëpunimin e mëtejshëm me liberalizimin e vizave në muajin tetor, kur nuk i ka përmbushur detyrat plotësuese dhe vazhdon t’i shkelë me arrogancë dhe brutalizëm të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut. Ideja e qeverisë turke për të vënë tani një ultimatum dhe për të përmendur tetorin si datë për fillimin e heqjes së vizave është absurde, thonë shumë liderë europianë. Sot shpresat e tyre janë shuar. Rexhep Tayip Erdogan u shndërrua nga një reformator në një president autokrat, i cili e minoi shtetin ligjor, shkatërroi lirinë e shtypit e së fundi me dekretet në gjendjen e jashtëzakonshme, po përgatit përfundimisht transformimin e shtetit turk në një regjim presidencial absolutist. Deklaratat e tij për “spastrime” shoqërore janë një ogur i keq. Erdogani dhe shteti, që ai ka krijuar, nuk janë aspak në gjendje për anëtarësim në BE. Kancelari i Austrisë kërkoi prerazi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Turqinë për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit. Erdogani në të gjitha mitingjet populiste që organizon qahet se si është e mundur që asnjë ministër nga shtetet e Bashkimit Europian nuk vizitoi Turqinë mbas tentativës për grusht shteti. Papa Françesku para disa ditësh, kur u pyet për këtë çështje,tha se “ne nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur në Turqi”. Pra, komuniteti europian nuk e përjashton pistën se kjo tentativë ka qenë një skenar ogurzi i përgatitur dhe i drejtuar nga Erdogani, kryetari i SHIK-ut dhe Shefi i Shtatmadhorisë.

    hajro-limaj-oped-express-c1200x600Po për “Aksionet e spastrimit“ edhe në Ballkan cili është mendimi juaj?

    Aksionet e spastrimit“, siç i quan presidenti Erdogan mijëra arrestimet pas puçit të dështuar, kanë në fokus tani institucionet arsimore edhe në Europën Juglindore. Disa vendeve europiano-lindore u kanë arritur kërkesa me shkrim nga ambasadat dhe konsullatat turke, që të mbyllin shkollat e Gylenit“.Në Ballkan ato konsiderohen si alternativë ndaj sistemit të vjetruar shtetëror të arsimit. Ato vlerësohen për cilësi dhe rendimente të larta të nxënësve të tyre. Ministritë përkatëse të Arsimit në vendet e Europës Juglindore hedhin poshtë çdo akuzë, sipas të cilave në këto shkolla bëhet “punë misionare”. Shkolla u përmbahet strikt ligjeve të vendit përkatës dhe janë të orientuara sipas planeve mësimore shtetërore. Qëndrimi i Ankarasë ka ngjallur indinjatë tek shtetet e prekura. Ministria rumune e Arsimit i hedh poshtë me vendosmëri të tilla kërkesa dhe siguron, se shkollat nuk do të mbyllen. Nga Bullgaria ka lajme të ngjashme. Në Bosnje ambasadori turk u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që t’u kundërvihen shkollave, të cilat ai i cilësoi si “organizata terroriste”. Në Shkup shoqata e minoritetit turk kërkoi “spastrimin” e vendit nga “tradhtarët”. Kësaj i shtohet edhe kërkesa për “dënimin” e publicistit kosovar Berat Buzhala. Qeverisë kosovare iu kërkua që të veprojë kundër Buzhalës. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e quajti këtë kërkesë “të papranueshme” dhe “krejtësisht të ekzagjeruar”. Ndërsa politikanët europianë u kundërvihen ndërhyrjeve të presidentit turk Erdogan. Interes dhe jehonë të veçantë pati deklarata e Kryeministrit të Belgjikës,Bourgeois,kundër ambasadorit tuk në Bruksel në lidhje me kolegjet turke atje: “Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal, besoj se duhet ta dijë se ai për këtë duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura. Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste”. Kundërshtimet kanë qenë të ndryshme. Ditët e fundit e kundërshtoi qeveria e Kazakistanit dhe Kirgistanit.

    Sistemi arsimor i kolegjeve turke tashmë është në 160 vende të botës, në SHBA, Gjermani, Austri, Belgjikë, Kanada, Zelandën e Re, Australi…Po Erdogani u bën shantazh vendeve të vogla dhe atyre të mëdha për këtë çështje. Prandaj edhe qeveria jonë, me në krye kryeministrin Rama duhet t’i japin përgjigjen e merituar. Marrëdhëniet personale nuk duhet të dëmtojnë shtetin. Këto janë shkollat tona, të hapura dhe të kontrolluara me vendime të qeverisë. Dhe më e rëndësishmja, politika dhe qeveria shqiptare duhet të distancohen nga politikat e Erdoganit, pasi ato bien në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe me aleatët tanë strategjikë, me anëtarësimin në BE. Erdogani dhe politika e tij kanë strategjinë e ripushtimit të Botës Shqiptare në Ballkan vetëm nëpërmjet islamizimit të popullit, vazhdimin e ngritjes së xhamive dhe të institucioneve të tjera fetare islame për të rigjallëruar marrëdhëniet me konceptet e Perandorisë Osmane dhe jo me konceptet bashkëkohore moderne, siç kanë bërë qeveritë e mëparshme të Turqisë: Demireli, Tansu Ciller, Exheviti etj.

    erdogan gylenSi e vlerësoni rikthimin e Erdoganit tek Putini ?

    Thuhet se politika është kurvë, por jo kaq e paskrupullt. Kriza që lindi midis tyre për rrëzimin e një avioni ushtarak rus që shkeli hapësirat ajrore të Turqisë, nga Erdogani u propagandua me forcë se ” ne jemi shtet i madh”. Bile ai iu përgjigj Putinit: ” mos luaj me zjarrin”. Ndërsa për rrëzimin e avionit rus, ish-kryeministri turk Davutogllu deklaroi se”aviatorët turq ishin urdhëruar direkt prej tij”. Ndërsa tani të dy pilotët me urdhër të Edoganit janë arrestuar dhe Erdogani i kërkoi falje publikisht Putinit, akt që disa analistë politikë e kanë përkthyer si nënshtrim të turpshëm të presidentit turk, në një kohë kur u drejtohet me deklarata dhe tone kërcënuese presidentit Obama, kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian Matteo Renzi, kryeministrit të Belgjikës, Bourgeois,etj. Më datën 9 gusht Erdogan do të takohet me Putinin. Plot ngjarje dhe fakte shprehin se Erdogani prej kohësh është i “dashuruar” me Rusinë dhe me Putinin. Ai edhe pse është anëtar i NATO-s, është bërë pjesë e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait”, si vëzhgues. Me Putinin, përveç rithellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, Erdogan synon dhe kërkon që të ndajë rajonet e influencës në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Ata po bëjnë lëshime reciproke për realizimin e interesave gjeostrategjike në këto dy rajone. Erdogani ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame në Lindjen e Mesme, në Kaukaz dhe më tej. Brenda kësaj strategjie një vend parësor ka edhe Ballkani. Ai ka tronditur marrëdhëniet e besueshmërisë me NATO-n dhe vazhdimi i këtij kursi, i cili është jashtë të gjitha kërkesave të shteteve demokratike të NATO-s mund ta çojnë deri në largimin e Turqisë nga kjo organizatë. Dhe ai menjëherë do të bëhet anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ushtarak të Shangait.

    Para disa ditësh në gazetën “Shekulli” u botua një koment me titull “Një përgjigje për ambasadorin turk në Tiranë, ndërsa këshilltari i ambasadës,Sinan Cem Bas, po në këtë gazetë, më 5 gusht, u përgjigj me shkrimin “Kush e komandon Hajro Limajn”.

    Është një pyetje që patjetër opinioni publik kërkon një sqarim konciz. Me kujdesin dhe terminologjinë e një diplomati, ambasadorit turk i kërkova që në marrëdhëniet dy palëshe duhet zbatuar Konventa e Vjenës për mosndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran. Ju referova përgjigjes shumë të ashpër që i dha kryeministri i Belgjikës ambasadorit turk në lidhje me kolegjet turke atje. Fatkeqësisht, edhe këshilltari, Sinan Cem Bas, nëpunësi i Erdoganit në Tiranë, në vend të një përgjigjeje sipas etikës diplomatike, përdori gjuhën e Erdoganit, që është bërë problem botëror. Ky këshilltar të njëjtën gjë bëri edhe me analistin e njohur Mentor Kikia para disa muajsh në “Gazetën Shqiptare”. Ky diplomat natyrisht që do të mbrojë politikat e Erdoganit, sepse nga ai paguhet, ndryshe brenda 24 orëve kthehet në Turqi e shkon në burg si plot shokë të tij. Pra atë e komandon Erdogani, ndërsa mua nuk mund të më komandojë as Erdogani, as Gyleni dhe askush tjetër. Unë jam një personalitet i pavarur në media dhe drejtues i një instituti të pavarur. Koha provoi parashikimet e mia të botuara me komentet “Sulltanizimi i Erdoganit” dhe “Totalitarizimi i Erdoganit dhe rritja e terrorizmit”, botuar në vitin 2015, të cilat mund të gjenden nëpërmjet Google-s. Si një analist i fushave te sigurisë, për të cilën shteti ka shpenzuar për të më përgatitur dhe bazuar në përvojën time në këtë fushë, shprehur edhe në rreth 1500 analiza, komente dhe opinione në gazetat kryesore të Shqipërisë, në 5 libra publicistikë dhe studimorë si dhe në shumë debate televizive, unë e ndiej si detyrë t’u bëj thirrje politikanëve dhe shtetarëve të Shqipërisë: “Distancohuni nga politikat e Erdoganit”, siç është distancuar e gjithë Eoropa ku ne duam të integrohemi!” Politikat e Erdoganit nuk janë aspak të ngjashme me politikat e paraardhësve të tij në lidhje me Botën Shqiptare. Turgut Ozali, Demireli, Cilleri, Mesut Jellmazi dhe Exheviti, me të cilët pata fatin dhe nderin të takohesha dhe të punoja në vitet 1993-2001, ishin intelektualë elitarë, pro amerikanë dhe europianë. Ata nuk mendonin dhe projektonin pushtimin e Botës Shqiptare me xhami dhe institucione të tjera fetare për të realizuar ëndrrën e paraardhësve të tyre apo aktualisht të Erdoganit dhe Davutoglusë, të rikthimit të perandorisë Osmane në hartat e saj të vjetra apo të mykura. Ky skenar përbën kërcënim për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, pasi bie në kundërshtim me objektivat integruese të vendit. Koha do t’i provojë të gjitha. Populli turk mbetet një popull mik i shqiptarëve dhe ai duhet ndarë nga Erdogani. Ky, si çdo udhëheqës, është kalimtar. Për fatin e tij të keq Erdogani nuk e mendon fundin e tij, siç nuk e mendonin para tij Hitleri, Musolini, Stalini, Pinoçeti, Çaushesku, Sadam Hysejni, Kadafi,…etj.

  14. Stela says:

    Largohet se ke politikan leshi Eshte lidh koke e kembe me turqit dhe arabt se è kane me te lehte korropsionin me ato me xhamine e madhe ne tirane i vune vulen europes rroft turqia se shqiperia Eshte tradhtu me kohe duke filluar me sali berishen qe e futi ke lega arabe dhe ky i gjati qe boni xhamine me urdherin e erdoganit nuk be per shqiprin pos u largun nga turqit dhe arabt kjo Eshte arsyeja qe Europa te zvarrit

    1. DOKLEATI says:

      Nje keshilktare i Willdonit shkruante: Ne Greqi eshte nje popull qe i takon fese islame. Flasin gjuhen shqipe. Vehtes i thone turq.
      Pra cmimin e kishin te uler dhe mu per kete edhe i eleminuan.
      Pi sot perse nje perqindje shqiptare deri tek edhe Saleh Berisha dhe Hashimin Thaci na e bene Turkun vella.

  15. breshkaxhiu says:

    i ka rene ne koke te gjitha problemeve dhe nuk i heq dot asgje.
    miratim 100%
    nje popull qe nuk kerkon te riktheje kulturen qe kishte para pushtimit turk eshte popull akoma i papjekur te qendroje ne familjen europjane por gjeografikisht do vazhdoje te egzistoje ne europe por pa ndihmen e familjes sepse akoma s’duam dhe akoma mbi te gjitha nuk e kuptojme se pushtuesit kane ikur dhe duhet ti kthehemi jetes qe kishim me kenge, fe, muzike e kulture europjane se ashtu ishim nuk eshte opinion por fakt.
    deri atehere europa po na pret ne dhe jo e kunderta.

  16. Viron Xhavara says:

    Zoti Yzeiri;Do te bej nje koment te shkurter rreth shkrimit tuaj,pasi shikoj qe mungon dicka e rendesishme. Shikoje qe ju trajtoni ne shkrim, masakrat qe kane pesuar shqiptaret,por nuk permendni nje nga masakrat me te temerrshme qe kane pesuar shqiptaret gjate shekullit te kaluar,dhe qe eshte;Masakra e Otrantos; ,ku ne kete masaker jane masakruar 120 shqiptare, dhe ku 50 deri 60 ishin femije(ne kete masaker mua me masakruan gruan dhe tre femijet).Kjo Masaker ka ndodhur ne 28 mars 1997, dhe eshte klasifikuar nga nderkombetare qe, eshte nje nga 10 masakrat me te temershme ne bote gjate shekullit te kaluar,sepse faktet jane te pastra me ze dhe me figure ,dhe ku personat qe ndodheshin ne kete anije ,qe ishin gra dhe femije etj,ne fillim jane torturuar brenda neper dhoma ku ndodheshin, ku me goditjen e pare anija rotullohet ne dete, dhe pastaj me nje goditje tjeter, fundosjen e saj bashke me gra dhe femije ne fund te detit ne thellesine 800 metra, dhe ku italianet menduan se te gjithe u fundosen ne fund te detit, pasi ishte nate dhe nuk do te kishte deshmimtare(por disa shpetuan duke notuar,ku nje nga te mbijetuaret, jam edhe une).Nje fakt tjeter i paster qe, masakra kunder 120 shqiptareve nga nje anije e marines Italiane eshte kryer me qellim ,eshte dhe pranimi i vrasjes nga kryeministri ne ate kohe, Romano Prodi, i cili pranoj ne nje tv shqiptare qe, ne e kryem vrasjen, por jo me qellim(shiko top channal 15 nentore 2015) .Ne fakt ne dosjen hetimore jane te gjitha faktet ku vrasja u krye me qellim, per tja faturuar Greqise ,sepse flitej per nje konkurrence,se kush do te futej ne Shqiperi mbas perfundimit te luftes civile.Historia tjeter me e temershme eshte historia e procesit gjyqesore, ku mbas perfundimit prej 20 vjetesh te nje procesi fallco ,autoritetet italiane te ndihmuara nga ato shqiptare nuk denojne asnje person ,por grabisin edhe demshperblimin prej 250 milion dollaresh, qe autoritetet italiane duhet te demshperblenin te afermit e viktimave, sipas ligjeve nderkombetare,pasi shqiptaret jane masakruar nga anija italiane ne ujerat nderkombetare, midis Italise dhe Shqiperise.Por kjo masaker zoti Ilir ka edhe nje histori tjeter, perfundimin e procesit te ngritur nga te afermit e viktimave, qe eshte edhe ky perfundim shume trondites.Me 9 Maj 2014 ky proces perfundon, dhe deklarohet nepermjet medjave qe,Shqiptaret u mbyten Vete, dhe mbas ketije perfundimi, nuk denohet asnje person, dhe grabitet edhe demshperblimi(mbas ketije perfundimi une mendoje se italianet nuk jane tallur me shqiptaret ,por jane tallur me te gjithe institucionet ndrekombetare).Ne perfundim te procesit avokati qe perfaqesoje shqiptaret ku u fallsifikua cdo dokumente dhe u grabite dhe demshperblimi ,sot eshte keshilltare i zotit Rama.Ketu eshte edhe nje gje tjeter tronditese qe ,si ka mundesi qe nje person te beje avokaturen e mbrojtjes ndaj personave qe nuk e kane autorizuar dhe nuk e njohin fare,dhe si ka mundesi qe gjykata e larte italiane e ka pranuar kete person te beje avokatin, pa firmat e te afermeve te viktimave.Ky eshte nje skandal nderkombetare.Pra une mendoje zoti Ilir, qe heren tjeter ne shkrimet tuaja kur i referoheni masakrave qe kane pesuar shqiptaret ne shekullin e kaluar,masakra me e temershme, eshte Masakra e Otrantos,jo sepse e them une, por sepse e kane klasifikuar institucione nderkombetare,pasi faktet jane me ze dhe me figure ne dosjen hetimore.Persa i perket shkrimit tuaj mbi futjen ne Europe, une jam dakort me ju, sepse Shqiperia nuk futet ne europe ,pasi eshte e mberthyer nga nje grup personash qe e shqyejne perdite si qene te terbuar,dhe qe kane mberthyer shqiptaret prej fyti dhe nuk i leshojne.

  17. Bozen says:

    Kjo qe po ndodh tani, eshte si ajo fjala ” Terhiqe perin, por mos e keput”. Amerika dhe Europa bejne sikur i bejne presion Beogradit, por nga ana tjeter i lene asaj terren qe te ndikoje si ne Kosove ashte edhe ne Shqiperi.Ketu tek ne Sali Berisha ka instaluar UDB , si ne Parlament vete ai , me Muli , me Fazlliçet e komp; qe ndikojne ne Energjine elektrike, ne ekonomi me miellin e helmuar etj. Europa dhe Amerika duhet tu tregojne burgun ketyre krimineleve. Ata duhet te na ndihmojne ne kete drejtim sepse drejtesia ketu tek ne nuk funksionon, ajo eshte e korruptuar plotesisht duke filluar qe nga Presidenti. Ai u kap me bllok ne dore si hajdut , ne te njenjten kohe ne heshtje si Amerika dhe Europa e pranuan. Kerkojne qe te bejne Veting, por kunder kujt do ta bejne , kunder meje?

  18. Shqiptari says:

    O zoti Yzeiri, ke bere nje shkrim te hidhur antishqiptar. A mund te na thuash, kush ta ka porositur dhe sa te kane paguar.
    Ben mire te mendohesh dy here para se te ulesh e te shkruash, perndryshe me mire mos shkruaj fare.
    Mos i sherbe krimit!

    1. ppa says:

      …ne fakt , ky portrethidhur, gjithnje keshtu hidhur shkruan …Eshte i pandreqshem , edhe sepse me gjithe perpjekjet qe ben te futet ne kazanin e medias, e kane lene jashte tij!

  19. gora says:

    Shkrim vari lesht po ne shqipri sbehet fjale per islamizm,2) po ne sistemin e Enver hoxhes pse na rrinte evropa larg edhe pse sishim myslimanizem. 3 mos Valle ju gazetar je ortodoksizem ndonje pjelle e janullatos kto Jane me the rrezikshem se erdoganizem. 4 ) me qe myslimanizem Si ka mundesi evropa irri larg rusise apo ata Jane myslimanizem? 5 Sa te kemi ne tirane qeverri qe miratohen nga athinizma nuk ka evrope. Dhe kjo eshte arsyeja qe syme dot be Europe more vesh o analist leshi.

    1. DOKLEATI says:

      Koment i shkelqyer !

  20. Europa largohet kur ndigjon emra ilir me mbiemer yzeir,kreshnik me spahi,e sa e sa emra qe i kane zili dhe arabet me fanatik,dhe nuk jane vetem emra mbiemrat por ,mbushja e Shqiperis me xhamira,sheshet me sumperpjet dhe mjekra pa lare,dhe ku hoxhallaret pellasin nga ora 4 e mengjezit e deri ne darke.
    Te mos flasim per standartet e prodhimeve bujqesore e blegtorale si ne mesjete,te mos flasim per vjedhjet e politikaneve dhe pasurimin e tyre brenda nje nate si me magji.

  21. SHQIPETAR-MYZEQAR says:

    Ilir Yzeriri PATRIOT: Ajo qe thoni ju eshte “Maja” e Aisbergut..POR TE MOS HARROJME SE EUROPA E DI SE SA “POLITIKANE” Jane Politikanet Amatore tanet..
    1-Lulezim Basha,NUK LE GURE PA LEVIZUR KUR VJENE RASTI NE TE GJITHA INSTITUCJONET E EUROPES APO AMERIKES..Vjelle vetem vrere kunder shqiperise dhe shqipetareve….???Qija nene.. themi ne Jugoret…pra NE I NXJERRIM SYTE NJERI-TJETERIT…
    2-Europa ka te Drejte kur shikone se NE SHQIPETARET VETE NUK KEMI NJE STRATEGJI UNIKE KOMBETARE TE PARTIVE POLITIKE PER VIZJONIN EU..pra
    jemi “Haleja” e Eu-se….
    3-Europa VJENE DHE NA I THOTE KREREVE POLITIKE NE SHQIPERI..se si duhet te Votojne Ligjet..dhe si..si…ect…PRA I MESON SE DUHTE KOMPROMISE PER CESHTJETE E RENDESISHME…po kujte i thua:Lulic Bashovivit..ketij Motter Qiri..qe e bene jeten ne Hollande???Qe ka Pasaporte Amerikane dhe Mbrojte Amerikane PER DOSJET QE BERI KUNDER LUFTETAREVE TE UCK-se???Inxhinjeri i UDB-se Serbe??Me kete do te hyhet ne Europe??Lulezim Basha po talle bythen me Shqipetaret AI VETE E KA SIGURUAR ME MILJONAT QE KA VJEDHUR…Ai po LUFTON QE SHQIPERIA TE MOS HYJE NE EUROPE..te mos kete Drejtesi qe te ruajne Miljonat e Vjedhura…DHE SHERBIMI QE PO I BENE UDB-se eshte Pikerisht ..lenja e Shqiperise ne Hije..dhe “Hale te Europes”..ME SPIUNE NUK SHKOHET NE UEROPE…lol

  22. Nemezi says:

    se qelbesh dhe te vjen era, prandaj te largohet

  23. helmes says:

    Nuk ka Europe per turko arabo mongolet ,kaq e thjeshte eshte ,Je Yzeir nuk je europian ,je mehmet nuk je europian,je ismail apo muhedin nuk je europian,je osmani apo xhezmi e kadri nuk je europian ,je sali je xhevit je abdyl apo halil je turk nuk je europian .ndroni mbiemrat edhe emrat ne menyre masive dhe europa eshte shume afer.

  24. maloki says:

    o shqiptare leshi!
    po nuk eshte Europa gjithcka o debila.
    po nuk u bet vet shtet tamam nuk beheni dot europ.
    zvicra ka ber veten e vet, nuk e ka ber zvicxren dikush tjeter. dhe ata,zvicerranet tash nuk dun t hyjn n europ. sepse jan me lart.
    kurse shqiptarbubrrecat q!hen n byth me u fut n europ sepse se bejn e dot vetveten. dhe duan t ja hyping qyl europes, si bicim me hyp n autobuz pa bilet I thojn ksaj.
    Europa ka kusuret e saj si gjithkush po me shqiptart s ka gjo . I ka dal borxhit qindar her. ajo ju hap deren shqiptart perpiqen me ja vjedh shtpin,.
    esht si puna e asaj historis se atij zotnis qe pasi njohu nje strenxher e ftoj ne shtpi si mik. kurse ai I huaji filloj ti shifte grun nga bythet.
    edhe Europa,i fton shqiptart si njers dhe si basheuropjan qe te jetojn ne komunitet,kurse shqiptart I shesin drog I vjedhin I vrasin I kurvnojn…
    prandaj,persa koh qe krimi shqiptar do jet kryepeshues ne relatat me europen per aq koh shqiptart do jen te pakendshem dhe jasht saj.
    e kushj e fton kurvarin n shtpi? vec bythqimi.
    behuni t mir o shqiptare dhe do shifni se s do ja keni me nevojen europs madje ka mundsi te mos pranoni me u shkri ne europ..

  25. shushica says:

    Nuk marr persiper tu pergjigjem egersirave antishqiptare qe Tema u ben vend ne komente.
    Yzeir ,je nje provincial per te kuptuar thelbin e problemit .
    E para ,Europa perendimore dhe ShBA qe pas viteve 90 ne Shqiperi kane perkrahur vetem Berishen dhe berishizmin ,ne emer te luftes kunder komunizmit.Por Berisha dhe banda e tij ishin anarkofashiste anadollake ne sherbim te lobit grekoserb ne SHBA.Rrjedhimisht Shqiperia u shkaterrua ne nivelin e nje shperthimi berthamor ,u vodh ,u degradua ,u cpopullua.Shqiperia ra ne nje humnere te tmerreshme .Ne Shqiperi mjaftonte te ruhej baza prodhuese dhe garantoheshin investimet e huaja dhe ekonomia mund te gjallerohej ne menyre vertikale.
    E dyta ,BE realizoi futjen e vendeve te bllokut lindor vetem duke u nisur nga gjeostrategjia antiruse .Realisht ,me perjashtim te Cekise e Sllovakise ,asnje vend lindor nuk i realizoi kushtet .Per me teper afro nje e treta e vendeve anetare te BE jane jashte parametrave ,bile edhe te falimentuara ,por askush nuk i perjashton .Edhe perparimi i Serbise ,vend qe shkaktoi qindra mijra te vrare ,deri edhe genocid ne fund te shekullit te 20 si dhe shtetit komplet mafioz te Malit te Zi ku kryeministri drejtonte direkt kontrabanden e cigareve,,eshte thjesht interes gjeostrategjik ,evitimi i renies se tyre si shtete sllave nen ndikimin rus,
    E treta,per klasen politike…doja te theksoja se me fjale ajo jo vetem eshte properendimore ,por servile deri ne peshtirosje ndaj tyre .Perendimi ,duke qene i sigurte se shqiptaret kane vetem nje shteg ,i le ata te enderrojne ,te kene shprese qe nje dite do te dalin atje ku duhet .Ndersa te gjithe te tjeret ,Serbia ,Mali i Zi ,Maqedonia,por edhe ato qe jane pjesetare te BE bejne politike 360 grade ,marrin nga te gjithe ,perfshi Kinen ,Rusine ,pra nuk zvarriten si lypsa por bejne politike elastike .Nderkohe ne kemi nje opozite shembullore per shpirtin antishqiptar ,praktikisht opozita jone eshte e njejte ne thelb e njejte me bashkepunetoret e nazifashisteve ,nuk ka asnje atom europian modern ,liberal.Megjithate akoma perendimi i pranon ne tavoline,pra te njejtet ,ata qe ishin edhe para 27 viteve ,Berishen dhe klanin e tij .Sa per variantin e ndikinpmit turk dhe mysliman ,te pakten ne Shqiperi ky eshte absolutisht ne nivel te paperfilleshem .

  26. a.f. says:

    Shkrimi eshte realist, por e verteta eshte e hidhur. Megjithate, me mire te njohim veten se sa te mburremi per ato qe nuk i kemi. Analizoni edhe komentet qe te kuptoni aresye me shume se pse nuk jemi te pershtatshem per familjen europiane. Nje bashkesi njerezish te pa bashkuar qe ka harruar origjinen, qe mohon simbolet kombetare (te cilat e lidhin me Europen) per hir te nje feje te importuar, qe prodhon historikisht qeveritare hajdute te cilet nuk e duan as popullin e vet.

  27. TOMA says:

    VLLAZE na jemi shkatart e kombi,EVROPA Sasht e qorrt, po na jemi te qorrte; bisedoni si te doni,kshillonjuni si te doni kacafytni me njani tjetri sa te doni; rrethe konvertimit islamik edhe nakan nda,ketu asht kryefjala aj qe tradhton te verteten e vet,aje trdhton edhe EVROPEN, SALI BERISHA ASHT PASARSI I AXHI QAMILIT,KU ME 1912,ne vende pertu bashkua sbashkut dhe ta forcojm pavarsin aj lypte kthimin e turqis ne atdheu ilir.pohohet se as ISMAJL QEMALI SKADA ta coje flamuri e pavarsi ne vlore, vec flamurin e turqis perta lype nje autonomi nar turqi simbas te dhanunave,nga FRIT RADOVANI,qe nepte signalizimit te fjales te ndjerit MARK KAKARRIQI te gjithe ata qe lypshin lirin u vran tradhtisht nga dora e zeze Anadolli po fillojm qysh LUVIGJ KURAKUQI i cili nxorri patllaken ne ni ode qe ishin bashkua per pavarsi,ne vlore me 28 nandor te vitit 1912 dhe u tha ndigjoni ju qe ini te prenishim ketu neket ode posu cua flamuri i pavarsis asni sdote dalim gjadhe prej ksaj ode, ku edhe sot jemi tye i ba tradhti orgjis son,ku po vaxhdojme konvertimin okupues turko osman

  28. O policet e meros po shkrimi im ku eshte .
    nuk kishte ofendime,pervec disa te verteta per sumperpjetet qe na mbushin sheshet dhe hoxhallaret qe bertasin dit e nate duke na trembur,dhe nga ana tjeter duam te shkojme ne Europe me uzeira me sherefedina,hasan hysena e mahmuta….

  29. katarakti says:

    Nje analize vertet e qelluar dhe e drejte e Yzeirit. Nuk ke çfare t’i heqesh apo t’i shtosh. I ka thene te gjitha drejt, bukur dhe me guxim. veçse eshte per te ardhur keq nga niveli i disa komentuesve ketu qe po tu shash baba Erdoganin kercejne sikur i ka pickuar neperka.

  30. kleptofagos says:

    Autori ka ngritur probleme te drejta, per Europen edhe per Butrintin. Se pari, na duhet nje referendum, ku te pyeten shqiptaret nese e duan apo jo Europen (Perendimin). Mbase u pelqen me shume Turqia. Ne boten e qyteteruar, cdo opinion paraprihet dhe bazohet ne statistika dhe sondazhe. Sa per politikanet tane, duke qene se jane te gjithe te korruptuar, ne te vertete nuk u interesojne rregullat dhe ligjet e Bashkimit Europian. Tek ne, sikurse edhe ne Turqi e gjetke (sidomos vendet islamike), opinionet dhe vendimet i bejne vetem autokratet. Nje shprehje e autokracise, e arrogances, por edhe injorances dashakeqase te pushtetit eshte edhe ajo qe po ndodh keto dite ne Butrint. Nje popull qe nuk di te ruaje dhe respektoje traditat dhe trashegimine, nuk mund te prodhoje vecse qeveritare te tille.

    1. DETI JON says:

      @ (kleptofagos),
      1. SHQIPTARET JANE ME SHUME SE 95 % PROAMERIKAN.
      2. SHQIPTARET JANE ME SHUME SE 99% PROEUROPIAN.
      3. SHQIPTARET JANE ME PAK SE 59% MUSLIMAN.
      Ti me pseudonim GREK JE MAVRI KATRAN.

      1. kleptofagos says:

        “DETI JON” eshte i thelle, mos u hidh nese nuk din not..
        Bej njehere sondazhet dhe pastaj flasim bashke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje