VIDEO/ Shikoni si vidhet BMW-ja për 1 minutë

15 Tetor 2017, 17:54Lifestyle TEMA
VIDEO/ Shikoni si vidhet BMW-ja për 1 minutë

Ky është momenti kur dy hajdutë vjedhin për 60 sekonda një makinë BMW që kushton 50 mijë Paund.

Ata përdorën një pajisje të veçantë që çakordon sistemin e sigurisë së automjetit dhe bllokon rënien e alarmit.

Ngjarja ka ndodhur në Londër, ku kanë ndodhur disa vjedhje të automjeteve luksoze duke përdorur këtë pajisje të veçantë.

Pronari i makinës, një biznesmen, tha se kishte rreth një muaj që e kishte blerë automjetin. Ai thotë se po flinte kur dëgjoi zhurmën e motorit të makinës së tij. Biznesmeni tregon se e kuptoi menjëherë që ishte BMW-ja e tij dhe shkoi në oborr.

Por, shumë vonë. Dy hajdutët tashmë ishin larguar së bashku me makinën.

Ekspertët e sigurisë thonë se pajisja e përdorur nga hajdutët çakordon alarmin e sigurisë dhe mundëson hapjen e dyerve.

Më pas gjithçka është shumë e lehtë, pasi makinat e reja ndizen me buton pa pasur nevojën e një çelësi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje