Biznesi i vogël, Rama përshëndet analizën e Braçes: Si ka tradhëtuar kurrë interesat e më të dobtëve

16 Tetor 2017, 13:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur analizën e deputetit socialist Erjon Braçe lidhur me taksat e biznesit të vogël.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se Braçe nuk i ka tradhëtuar kurrë interesat e më të dobtëve.

Statusi i plotë

Erion Braçe është padiskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhëtuar interesat e më të dobtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milion lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjëlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjëlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjëlit”.

Më qartë se kaq nuk ka! Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurencë të ndershme në ekonomi?????

6 komente në “Biznesi i vogël, Rama përshëndet analizën e Braçes: Si ka tradhëtuar kurrë interesat e më të dobtëve”

  1. Arsen says:

    Po po ky bishtuku i di mir gjerat sidomos ato te AMF….kusar xhepash.

  2. Lugati says:

    hahahaahahhaaj e nxorri ne sulm ciauan personal lugati Km

  3. Faro says:

    Bracia eshte model i deputetit popullor. Ah, sikur te kishte me shume te tille. Po PD “zeza”, ke ka te tille?

  4. Melisa says:

    Normal qe do ta pershendesi erjoni ka kaq kohe po cirret per njerezit dhe ekonomine atje

  5. Veri says:

    Ket bracen e kam qejf se vetem I ka kundershtuar ata qe na rendojne

  6. Demiri says:

    Ekonomia o mir m pse na remoni ju.. jemi mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje