Ekonomia shqiptare, Sejko takime vjetore në FMN dhe BB: Jemi në trend pozitiv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në datat 13-15 tetor, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjey vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij aktiviteti, Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme kokë më kokë me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ku bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare.

Guvernatori theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur në kuadër të hapave që duhen ndërmarrë për të përshpejtuar aktivitetin e ardhshëm ekonomik të vendit.

Përsa i përket sistemit bankar, Sejko u shpreh se sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, si dhe me një nivel të kënaqshëm kapitalizimi dhe likuiditeti.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e dy institucioneve ndërkombëtare vlerësuan me nota pozitive rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ekonomia shqiptare, Sejko takime vjetore në FMN dhe BB: Jemi në trend pozitiv”

  1. tiku says:

    Nje lajm shume i mire per ecurinë e ekonomisë shqiptare :).

  2. liza says:

    Bravo, me shume se kushdo tjeter po tregoni se keni vullnetin per ti sjelle gjithnjë e me shume përmirësime ekonomisë, shume suksese ne punën tuaj ne vazhdim.

  3. tomi says:

    Nje lajm shume pozitiv per ekonomine e vendit dhe nje bravo per tgjitha institucionet financiare qe kane mbeshtetur reformat e rendesishme pa te cilat nuk mund te bej hapa para as ekonomia, vazhdoni me keto ritme pasi me te vertete po ka shenja te qarta permiresimi dhe rimekembjeje.

  4. Hamzai says:

    Nje lajm qe na ben krenar, eshte bere nje pune shume e mire me menaxhimin e fondeve dhe me punet ne te gjithe vendin. Kjo eshte nje nga faktoret qe ka ndikuar pozitivisht ne ekonomi.

  5. Lueli says:

    Lajme dhe raporte te tilla pacim gjithmon. Me vullnet per te punuar dhe per ti ndryshuar gjerat gjithcka arrihet. Suksese per punet dhe reformat ne vazhdim.

  6. ANISA says:

    Qe jemi ne trend pozitiv kjo nuk diskutohet pasi kemi jetuar dhe ne kohen e qeverise se shkuar ku askush nuk paguante taksa dhe shteti u mbyt ne borxhe. Gjithcka ka ndryshuar tashme dhe ka nisur nje rruge e drejte drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

  7. Taso says:

    Vazhdoni me propagande ju, se do ja shikoni tymin shume shpejt ” mrekullise ” ekonomike Shqiptare. Genjeni veten o te mjere dhe askend tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *