FOTOT/ 52 atraksionet turistike të Tiranës, dominojnë objektet e periudhës së Zogut dhe komunizmit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teksa grupe të mëdha turistësh po e vizitojnë Tiranën gjithnjë e më shumë, shumë prej nesh janë kureshtarë të dinë se çfarë ofron Kryeqyteti për udhëtarët e Europës së qytetëruar dhe vizitorët e Azisë së largët.

Bashkia e Tiranës ka listuar 53 objekte dhe vende të cilat sugjerohen për tu parë nga turistët. Kjo ofertë turistike e kryeqytetit dominohet më së shumti nga objektet e kohës së Zogut dhe ndërtesat e periudhës së komunizmit, teksa mungojnë muzetë dhe objektet me histori më të hershme.

Pjesë e guidave janë ndërtesat qeveritare të kohës së Zogut, që përfaqësohen me rezidencën mbretërore dhe shumë objekte me pronësi publike dhe private që janë ndërtuar kryesisht në periudhën e Mbretit Zog. Pallatet e shallvareve, Pallati i Brigadave, Banka e Shqipërisë, Godina e Universitetit, salla e Kuvendit, Biblioteka etj, janë me tipiket.

Ndër objektet e kohës së Zogut, spikat edhe Ambasada e Selisë së Shenjtë, Vatikanit në Shqipëri, që është ndërtuar në vitin 1931 dhe ka qenë shtëpia e Abedin Libohoves.

Gjithashtu si atraksion turistik nga periudha e Zogut janë sarajet e Toptanëve të cilat u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental.

Më pas atraksionet turistikë të Tiranës vijnë me një seri objektesh nga koha e komunizmit duke nisur që nga rezidenca e diktatorit, Piramida,  ish -kombinati tekstil, Godina e Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, Pallati i Kongreseve, Pallati i Kulturës, etj

Siç shihet nga atraksionet që Bashkia e Tiranës i konsideron të admirueshme për turistët mungojnë tërësisht muzetë. Tirana është e varfër në këtë aspekt. Edhe disa prej tyre që funksionin para vitet 1990 nuk janë të vizitueshëm. I vetmi, Muzeu Kombëtar i vizitueshëm nuk është i listuar në listën e atraksioneve.

Më tej Bashkia e Tiranës ofron si atraksione edhe parqet natyrore, si Parkun e Liqenit, parkun Rinia, Kopshtin Botanik dhe atë Zoologjik.

Agjencitë turistikë pohojnë se me të vizituarat në Tiranë janë Ish-vila e diktatorit, Enver Hoxha  dhe monumenti i Komunizmit me bunkerin në krah të Kuvendit. Shoqëruesit e grupeve turistike pohojnë se,të huajt janë shumë të interesuar për historinë dhe objektet që lidhen me periudhën e komunizmit.

Lista e atraksioneve turistike në Kryeqytet e ofruar nga Bashkia e Tiranës

1-Ambasada e Vatikanit

2-Banesa e Shijakasve

3- Banka e Shqipërisë

4-Biblioteka-Kombetare

5-Galeria Kombëtare e Arteve

6-Sheshi Skënderbe

7-Instalacioni “Reja”

8-Bulevardi Dëshmorët e Kombit

9-Instituti “HarryFultz”

10-Ish Ambasada Jugosllave

11-Ish vila e Enver Hoxhës dhe Blloku

12-Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”

13-Ish-Kombinati Tekstil

14-Këmbana e Paqes

15-Kopshti Botanik

16-Kopshti Zoologjik

17-Mauzoleu i Familjes Mbretërore Shqiptare

18-Medreseja e Tiranës

19-Memoriali “Post Bllok”

20-Memoriali “Vëllezërit Frashëri”

21-Monumenti i Partizanit të Panjohur

22-Mozaiku i Tiranës

23-Ndërtesa e vjetër e Bibliotekës Kombëtare

24-Pallatet e Shallvareve

25-Pallati i Kongreseve

26-Pallati i Kulturës

27-Pallati Presidencial (Pallati i Brigadave)

28-Parku i Madh (Liqeni Artificial)

29-Parku “Rinia”

30-Pazari i Ri

31-Pedonalja “MuratToptani”

32-Piramida

33-Monumenti i Skënderbeut

34-Rezidenca e Familjes Mbretërore

35-Kuvendi, Salla Plenare e Kuvendit të Shqipërisë

36-Sarajet e Selim Pashë Toptanit – Selamllëku

37-Selia e Akademisë së Shkencave

38-Selia e Kryeministrisë

39-Selia e Presidencës

40-Shtëpia e Lindjes “Mbretëresha Geraldinë”

41-Teatri Kombëtar

42-Teatri Kombëtar për Fëmijë (Teatri i Kukullave)

43-Tyrbja e Kapllan Pashës

44-Tyrbja e Nuses

45 -Universiteti i Arteve

46-Universiteti i Tiranës

47-Ura e Brarit

48-Ura e Tabakëve

49-Varrezat e Dëshmorëve dhe monumenti Nëna Shqipëri

50-Varrezat e Ushtarëve Anglezë

51-Varrezat e ushtarëve gjermanë

52-Varri i Faik Konicës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Palazzo_della_cultura_opera_di_tirana_00-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Palazzo_della_cultura_opera_di_tirana_00.jpg","attachment_id":"782038"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/mozaiku-i-Tiranes-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/mozaiku-i-Tiranes-2.jpg","attachment_id":"782034"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/76_big-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/76_big.jpg","attachment_id":"782047"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/10_big-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/10_big.jpg","attachment_id":"782046"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/33_big-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/33_big-2-1.jpg","attachment_id":"782045"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Teatri_Komb\u00ebtar_WPWTR16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Teatri_Komb\u00ebtar_WPWTR16.jpg","attachment_id":"782039"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/l_e08cd42d2bb872d81c454c426deb0405-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/l_e08cd42d2bb872d81c454c426deb0405.jpg","attachment_id":"782044"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/64743227-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/64743227.jpg","attachment_id":"782043"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/varri-i-deshmoreve-anglez-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/varri-i-deshmoreve-anglez.jpg","attachment_id":"782042"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Palazzo_della_cultura_opera_di_tirana_00-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Palazzo_della_cultura_opera_di_tirana_00.jpg","attachment_id":"782038"}]
        
        Loading...
        

3 komente në “FOTOT/ 52 atraksionet turistike të Tiranës, dominojnë objektet e periudhës së Zogut dhe komunizmit”

  1. Politikane kurva says:

    Duhet te jene turiste ZOMBI !

  2. shvejku says:

    Per cfare pordhesh te kohes se Zogollit derdellitni kur te gjitha ato ndertesa qe permendni nuk i ka bere Zogolli,por Italia fashiste!
    Shumica nga keto objekte qe permendni jane aq vogelsira pa asnje vlere turistike,sa eshte turp t’i zesh ne goje!
    Muzeu historik kombetar qe duhet te ishte kryesori nuk permendet!
    Po pallatin e Kultuyres per cfare do ta shohin turistet,kr aty pervec operas dhe bibliotekes kombetare(qe nuk e zini ne goje fare) nuk ka asgje per kulturen!
    Po rrenojat e ish kombinatit te tekstilit qe dikur punesonte 10 mije punonjes dhe tani i ka hedhur ne rruge,per cfare do t’ua tregoni turisteve?
    Po shtastoren e Ahmet Zogollit pse nuk e permendni,apo me kete vrast beni sikur e harroni edhe Ismail Qemalin,Nene Terezen etj!
    Po Bunk Artin per cfare e keni?
    Apo per t’u treguar turisteve idiotizmin e shtetareve qe ne vend te monumenteve te kultures,qe nuk ka mbetur sasnje,doni t’u mbushni mendjen me idiotesi!
    Vetem turiste nga Zululandi,Guinea,Kongo,Uganda etj mund te habitet me keto “cudirat” tuaja!
    Bashkia e Tiranes do bente mire te fuste ne objeket turistike edhe Yzberishtin(KMY),qe te njiheshin se si shtedti demokratik ka ndertuar GETOT e “zezakeve” te bardhe qe jetojne si ne ish sektoret e fermave te dikurshme,te internimit ku nuk ka asnje kopesht e cerdhe,asnje shkolle,rruge pa shtuara me balte e pluhur,qente rrugace si lukuni,plehra pa fund,pensioniste qe nuk dine ku te futin koken,ku nuk ka asnje lulishte e kend lojrash,etj,sepse krye bashkiaku investon vetem atje ku i behet reklame punes se tij!

  3. Flamur says:

    Shvejku keshtu ti kan mesuar vjershat kurvat komunist e

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *