FOTOT/ Bashkia dhe “Fundjava Ndryshe” rikonstruktojnë shkollën e fshatit Shkallë-Dajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga një godinë e degraduar, ku fëmijët ishin detyruar që hapësirën e mësimit ta ndanin edhe për magazinimin e druve dhe materiale të tjera, shkolla “Ejona Dinga” në fshatin Shkallë-Dajt është rikonstruktuar me të njëjtën cilësi si shkollat më të mira të Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe nisma “Fundjava ndryshe” bënë të mundur rikonstruksionin dhe pajisjen me bazën e nevojshme materiale të shkollës, e cila ishte kthyer dhe në një nga shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi cilësinë e punimeve dhe theksoi se kjo shkollë është një tjetër dëshmi e vëmendjes që ka Bashkia ndaj zonave rurale. “Sot jemi në shkollën më të vogël të bashkisë së madhe të Tiranës, ndërkohë që vitin e filluam në shkollën më të madhe të bashkisë së Tiranës, te gjimnazi “Qemal Stafa”, me rikonstruksionin e godinës. Shkolla e fshatit Shkallë ka më pak nxënës se klasa më e vogël në Tiranë, por ka një parim: Një për të gjithë, të gjithë për një. Që do të thotë se duhet të ofrojmë të njëjtin shërbim, si në qendër të Tiranës, si në Bllok, si brenda Unazës, si në zonat periferike, deri në stacionin tonë të fundit që është shkolla e fshatit Shkallë”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për kontributin që kanë dhënë vullnetarët dhe aktorë të tjerë në rikonstruksionin e kësaj shkolle, duke theksuar se vullnetarizmi është i nevojshëm në Tiranë. “Dua të falenderoj të gjithë kolegët që kanë kontribuar, sidomos “Fundjava ndryshe”, Arbrin, dhe miqtë e tjerë të fondacionit. Në Shqipëri njerëzit janë ndarë në dy kategori: ka një kategori që bën vetëm vërejtje, por ka një kategori tjetër që e sheh problemin dhe në vend që të bëjë vërejtje thotë, a mund të ndihmoj unë që kjo të zgjidhet. Kjo është kategoria që përfaqëson “Fundjava ndryshe” dhe gjithë vullnetarët fantastikë të qytetit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku gjeti rastin që të ftojë edhe bizneset dhe këdo tjetër që ka mundësi, të kontribuojnë për të ndihmuar qytetin për ta bërë atë më të mirë. Veliaj theksoi se dy vitet e dyta të mandatit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës do të jenë të fokusuara veçanërisht tek zhvillimi i infrastrukturës në fshat, si e vetmja mundësi për t’i trajtuar njerëzit me të njëjtin standard, pavarësisht nëse jetojnë në një zonë rurale apo në zonë urbane.

“Nëse çdo ditë bëjmë një punë konkrete, si për qytetin, si për fshatin, atëherë e gjithë bashkia e madhe mund të ecë me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Dua t’u uroj të gjithë engjëjve që kemi në këtë shkollë shumë sukses dhe t’u garantoj që ajo çfarë kemi në dorë është që secili të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në Tiranë, dhe mënyra se si e bëjmë këtë është duke u siguruar që infrastruktura të jetë kudo njësoj, pa bërë diferencime”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesi i nismës “Fundjava ndryshe”, Arbër Hajdari falenderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë për të bashkëpunuar, ndërsa shprehur besimin se ai do të vazhdojë edhe në projekte të tjera. “Është bërë restaurimi i plotë i shkollës, janë siguruar kushtet e nevojshme që fëmijët të bëjnë mësimin në gjendje normale. Ky është hapi i parë që kemi marrë në rehabilitimin e një shkolle dhe shpresojmë që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës nismat e radhës të jenë për të gjithë shkollat që frekuentohen nga nxënësit në fshatrat e Tiranës”, u shpreh Hajdari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-1.jpg","attachment_id":"781988"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-2.jpg","attachment_id":"781987"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-3.jpg","attachment_id":"781986"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-4.jpg","attachment_id":"781985"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-5.jpg","attachment_id":"781984"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-6.jpg","attachment_id":"781983"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-7.jpg","attachment_id":"781982"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-8.jpg","attachment_id":"781981"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-9.jpg","attachment_id":"781980"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-inspekton-rikonstruksionin-e-shkolles-se-Shkalle-Dajt-10.jpg","attachment_id":"781979"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *