Pajtohen PD dhe LSI, Vasili “shpërthen” në fyerje ndaj Ramës: I lajthitur, do jemi të bashkuar si front opozitar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza të forta dhe fyerje personale ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Përmes një konference për shtyp, Vasili e ka cilësuar shefin e qeverisë si të lajthitur, të paditur apo edhe gënjeshtar.

Ish-kreu i LSI-së paralajmëroi se forca politike që ai bën pjesë do të bashkohet me pjesën tjetër të opozitës në një front të vetëm kundër qeverisë “Rama”.

“Grupi mori në shqyrtim qëndrimet e mbajtura lidhur me biznesin e vogël dhe vendosjen e tvsh-së nga kryeministri. Kemi dëgjuar edhe lajthitjet e kryeministrit që rrjedhin nga ajo që ky është i paaftë, i paditur, s’di ç’thotë, e të tërë ata që bëjnë sikur dinë diçka, gabojnë.

Po citoj, kryeministrin në kohë të ndryshme:

Nëntor 2015 – Ja hiqte detyrimet biznesit të vogël thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ia dedikoj juve, këto para do të jenë për ju, për ata që vetëpunësohen. Binzesin e vogël e kemi aleat në luftën kundër informalitetit.

Tetor 2017: i Vë taksën, s’duhet që tvsh të bjerë në xhepin e një g rupi të pasurish, ka biznese që qahen si të vegjël, por nuk janë të tillë.

Këtu oligarkët u shprehën të lumtur, me këtë vendim.  Këtu rrezikojnë mijëra biznese, por ky kryeministër është i lajthitur| tha Vasili. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Pajtohen PD dhe LSI, Vasili “shpërthen” në fyerje ndaj Ramës: I lajthitur, do jemi të bashkuar si front opozitar”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë.

  2. Thanas Mustaqi says:

    Një ish-ministër Shëndetësie në kohën e Berishës i akuzuar për korrupsion me tenderët e ilaçeve, deri sa u bojkotua dhe nga Banka Botërore, Vasili është prototipi i hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.
    Në burrë pa pikë burrërie që pranon të “rrihet” nga Mona: pranon të bëhet kryetar partie dhe pastaj jep dorëheqjen.
    Dhe është njeriu më i shëmtuar në opozitë që bën të fortin, të diturin, ai që mbaron për mjekësi dhe bëhet ministër Drejtësie.

  3. ina says:

    Po ik more kryehajdut

  4. Fati says:

    TVSH duhet ne kuader te reformimit te tregut po ku merr vesh ti

  5. zani partizani says:

    Edhe pse per qeverine e re, ministra e zevendesministra, jam teper i zhgenjyer, si per cilesine ashtu edhe per kontributin dhe largesine qe nje pjese e mire e tyre kane me Partine Socialiste, kur degjoj halera te tilla si Vasili and co, Edit ia fal shume mekate.

  6. saliu says:

    Je nje trap dhe nje i paafte qe terhiqesh prej hunde nga Meta dhe asnjehre nuk ke dal zot vetes . Je perdorur shume nga i zoti si qeni prandaj mos kerce shume perpjete se e dime se dime sa i zgjuar dhe sa trim je.

  7. Gri says:

    Poitikan pa kredibilitet eshte qy Vasili!
    Talli loqet Moni dhe Iliri! 1 muaj krietar i Lsi! Dhe i ….thane: Largohu8….se Lsi ka humbur! Servili dhe i padinjitet Vasil! Iku si dhjere! Aman Moni, Aman Liri me lini ne politike- tha Vasili!
    Dhe ky i padinjitet flete!
    Vaso, qytetaret i imagjinojne keto gjera! Ty te duhet sinqeritet dhe transparence! Pastaj…..fol po te la Moni! Sot je nje sherbetor i peshtir i dyshes gjoja Meta! Me mira eshte te heshtesh nja nje vit..
    Per dinjitet personal!

  8. Bozen says:

    Opozitar , kujdes grate , ruajini nga Petriti se eshte si skifteri . I tmerrshem….

  9. M says:

    Nuk e arin dot as tek koka e k…. Ramen o i pa edukuar, imoral, buf kenete i trembur je ipa aft edhe per dipllomat qe ke, do te besh politik dhe ti o injorant c’ far ke aritur kaq vjet ne ministi vetem ke vjedhur dhe u mban iso padroneve o teveqel, nuk e kupton se tallin k…. me ty dhe te mbajne ne vend te gumenit vetem per te lehur, oteveqel.

  10. niko says:

    Ran ne ujdi dy hajdutet .tani cdo problem do Te zgjidhet per Te perspsur vjedhjen

  11. egla says:

    po nuk ke per ta marr me kryesin e lsi o vasillaq, per ca del kaq shpesh tani? aq e kishe lulzimin tend 1 muaj krietar, bere dhe nje spot me onin. ca do me nga lsi? ik tani mos na hap barkun me kto idiotlliqe qe flet se nuk te degjon njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *