Përmbushet amaneti i fundit i albanologut Robert Elsie, do prehet në Alpet Shqiptare

16 Tetor 2017, 13:55Kulturë TEMA

Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që të trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare.

Në përmbushje të amanetit të tij të fundit trupi i albanologut Elsie do të qëndrojë nesër, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00 dhe më pas do të përcillet për në Shkodër.

Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundje të rrallë, në moshën 67-vjeçare.

Albanologu Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21.

I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

 

2 komente në “Përmbushet amaneti i fundit i albanologut Robert Elsie, do prehet në Alpet Shqiptare”

  1. Itreg says:

    Shqipetar i vertete Rob zoti. I lehte te qofte dheu qe e deshe dhe i sherbeve.

  2. X says:

    O zot (folklorik) sa keq po me vjen. Jo për njeriun, se njeriu nuk është asgjë, por për Shqipërinë (shuma e nejrëzve në shekuj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje