REPLIKAT/ “Sa shumë të rrethojnë servilat o burrë”, Rama batuta me qytetarët

Tashmë të gjithë jemi të njohur me faktin se kryeministri Edi Ramë është mjaft aktiv në “Facebook”.

Nga ana tjetër të shumtë janë qytetarët që i shkruajnë dhe i komentojnë lidhur me statuset që Rama publikon.

Por një qytetar duke lënë mënjanë statusin që ka publikuar Rama, i shkruan se rrethohet nga shumë servilë.

Por nga ana tjetër vetë kryeministri nuk ka nguruar pa iu përgjigjur.

Qytetari:  Edhe kur skemi ndermend me te shajte nuk rrime dot kur lexojme komentet e ketyre servilave qe te krefin qe ne pike te mengjesit , sa shume te rrethojne mer burre.

Rama: Elvis Kosturi Shqipërisë nuk i duhet një vepër e madhe po mijëra vepra të vogla

Replikat e plota:

Qytetari: I vetmi vend ne rajon qe me teper ka shkolla sesa nxenes dhe student…. dhe pjesa me e mire jane Sh…private. te gjith dalin me diploma dhe perfundojne ne bar kafe,,dhe restorante… se ska vend te lire pune per ta ..

Rama:  Valter Shehi miliona polake, çeke, bullgare e me radhe kane emigruar njesoj si ne, per nje jete me te mire qe mund te arrihet me shpejt! Mjaft qate per emigracionin, sepse nuk eshte as semundje as fatkeqesi, po nje proces ku kane kaluar te tere dhe lavdi zotit qe s’jemi me ne bunker te mbyllur nga bota!

Qytetari: Z kryeminisrer ju pershendes dua tu them dy fjale per punimet ne kanine ajo shtepi kulture eshte me pronar nuk mund ta mari bashkia si i do qejfi komunistet e vrane te zotin e shtepise ne 44 i vrane dhe djalin 19 vjec prandaj mos u beni pjed e ati regjimi

Rama: Ajo shtepia e kultures nuk ka si te kete pronar se eshte ndertuar nga shteti, keshtu qe nese toka ka pronare do shpronesohet sipas ligjit demokratik te shpronesimit per interes publik.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “REPLIKAT/ “Sa shumë të rrethojnë servilat o burrë”, Rama batuta me qytetarët”

  1. Petrit says:

    E pse duhet te beje Eni Vasili sì thua ti?Zj/Aliçko!Ky lloj komunikimi qe sugjeron ti eshte tipik komunist ku i thuej tjetrit se duhet te beje punen e te mendoj si ti…..!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *