Spiropali tallet me Bashën: Humbësit serial i kujtohet që është kryetar opozite sa herë merr habere trafikimi e arrestimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali përmes një statusi në facebook ka ironizuar Bashën ku thotë se… “Humbësit serial Lulzim Basha i kujtohet që është kryetar opozite sa herë merr habere trafikimi e arrestimi!”.

Më tej ajo thotë se Basha për çdo të arrestuar gjen lidhje me Edi Ramën; zbulon kushërinj deputetë; akuzon kundërshtarë politikë,  për çdo plagë të vjetër,  e ve gishtin tek qeveria e re.

Statusi i plotë

Humbësit serial Lulzim Basha i kujtohet që është kryetar opozite sa herë merr habere trafikimi e arrestimi!

Për çdo të arrestuar ky gjen lidhje me Edi Ramën; zbulon kushërinj deputetë; akuzon kundërshtarë politikë.

Për çdo plagë të vjetër, ky e ve gishtin tek qeveria e re!

Lum si ky njeri! Nuk merr asnjë përgjegjësi si shqiptar, qytetar, politikan, kryetar, por ngaqë s’ka çfarë të bëjë tjetër ngaqë shqiptarët i besuan çelësat e kashtës, nis e bën qysh tani një gjë që duhet ta bëjë të paktën pas tetë vitesh, fushatë elektorale jashtë kohe me shpresë se në këtë mënyrë do vijë në pushtet pas nja 16 vjetësh.

Lul Basha ka shkëputur komplet lidhjet me orën dhe busullën, kohën dhe hapësirën.

Që Lulzim Basha është fatkeqësia e Partisë Demokratike e kanë thënë themeluesit e PD me zë e me figurë. Po qenka më keq. Nga humbja në humbje, po kthehet në fatkeqësinë e institucionit të opozitës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Spiropali tallet me Bashën: Humbësit serial i kujtohet që është kryetar opozite sa herë merr habere trafikimi e arrestimi”

  1. Mihali says:

    Mas 16 vitesh Jo se nuk e Len me kryetari partie mbasi te humbasij zgjedhjet e radhes.Ne se nuk ndryshohet si kryetari PD-ja do te vazhdojme humbese deri ne zhdukje.
    Po te ket ndonje vizjonar dhe largepames me idera ka mundesi qe te fitoj.
    Sipas batheve Jan large pashket .-tha Prifti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *