Vendos UEFA, asnjë tifoz serb në Elbasan. Partizan i Beogradit: Mund të përjashtohemi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Frika për trazira të mundshme dhe përplasje mes tifozëve, për shkak edhe të ngjarjeve të 2-3 viteve më parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka shtyrë UEFA-n që të ndalojë tifozët udhëtues në duelin e ndërsjellë të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Konfirmimin e ka dhënë klubi serb nëpërmjet një njoftimi publik, ku u ka shpjeguar mbështetësve që nuk mund të udhëtojnë drejt Elbasanit për të ndjeklur takimin e kësaj jave.

Përveç kësaj, klubi i Partizanit të Beogradit ka paralajmëruar tifozerinë se në rast incidentesh, skuadra rrezikon seriozisht të përjashtohet nga kompeticionet ndërkombëtare.

“Të dashur tifozë të Partizanit. Ne do të dëshironim t’ju informonim se në bashkëpunim me strukturat e sigurisë të UEFA-s, ashtu si edhe me klubet e Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, është vendosur që tifozët udhëtues të mos ndjekin ndeshjet në Beograd, Elbasan dhe Kiev.

Ky vendim u mor në bazë të vlerësimit të sigurisë nga organet përkatëse të cilat e shohin këtë ndeshje në grupin e atyre me rrezikshmëri të lartë. Ndaj si rrjedhojë e këtij vendimi, ne i informojmë tifozët tanë se FK Partizan nuk nuk do të shpërndajë bileta për sektorin e tifozerisë mike në stadiumet e Kievit dhe Elbasanit.

Ne u kërkojmë gjithashtu edhe të gjithë tifozëve tanë që të mos përpiqen që të blejnë në mënyrë individuale biletat për këto ndeshje pasi ata mund të dëmtojnë më shumë klubin e Partizanit. Kjo, duke ju kujtuar që vuajmë një dënim të pezulluar për momentin, që do të thotë se çdo incident në vijim mund të na kushtojë shumë, potencialisht edhe përjashtimin nga aktivitetet europiane”, shkruhej në njoftimin e klubit të Partizanit të Beogradit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *