Xhafaj me drejtuesit e policisë kriminale: Do të reformojmë dhe riorganizojmë strukturën e hetimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale. Burime nga takimi me dyer të mbyllura pohuan për “BalkanWeb” se është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim. Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit por ka dhënë disa paralajmërime të forta.

Ministri lajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. “Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’”, mësohet se ka thënë ministri Xhafaj gjatë takimit.

Ministri u ndal në analizë me shefat kundër Krimit të Organizuar tek disa nga ngjarjet e fundit. Ai paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe.

“Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”, ka deklaruar Xhafaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Xhafaj me drejtuesit e policisë kriminale: Do të reformojmë dhe riorganizojmë strukturën e hetimit”

  1. iku qorri erdhi mut i says:

    Haha haha haha haha ah a,korak sunnut, patjeten.

  2. qoka bo nomi says:

    Shih, si tallet njoni…

  3. s says:

    Policia di vetem te terrorizoje njerzit e pafajshem kurse kriminelet levizin pa ju trembur syri.
    Meqe artikulli eshte per policine,shpresoj qe komenti im te lexohet nga Ministri I Brendshem dhe po I them Atij qe dergoje nje grup kontrolli ne posten e policise ne fshatit Barbullush te Komunes se Vaut te Dejes sepse aty nuk ke police ,por ke nje cerdhe bozibozukesh qe eshte turp te ballafaqohesh me to.Te njejtat fjale edhe per shefin e krimeve qe mbulon kete poste policie.
    Jam shume I indinjuar qe sot,pas 27 vite demokraci ,te kete ne entin e Policise se Shtetit, te tille police te pa arsimuar,te pa edukuar e bark-derra.
    E kuptoj qe eshte veshtire te kemi nje polici profesionale si ajo qe ka bota perendimore,por ama te kemi injorante,dhe njerez qe duan te perfitojne nen uniformen e policit ,kjo eshte e pa tolerushme.

  4. Adela Biba says:

    Vullneti i mir dhe puna profesionale do ta coj perpara policine e shtetit

  5. Astrit Alushi says:

    Mendoj se eshte shume i nevojshem nje riorganizim i tille i policise qe me ne fund te kemi polici profesionale.

  6. fredi says:

    Policia do te kthehet shume shpjet atje ku i takon te jet. ME shume siguri rendi dhe siguria ne vend do te jet e lart. Kriminelet do te zhduken nga rruget dhe do te perfundoje ne biruca

  7. VeraDoci says:

    Kjo esht nje fryme e re per policine e shteti, fryme qe do ndryshoj nje here e mire rrenjet e policis per te arritur nje polici me standarte sa me te larta

  8. Vasken Nuri says:

    Policise i eshte dhene nje mbeshtetje shume e larte per luften kunder krimit dhe shpresoj qe shume shpjet gjithcka te shkoj ne normalitet

  9. altea hoxha says:

    Te tilla masa bejne qe te rritet rendi dhe siguria ne vend gjithashtu dhe puna e policise do jete shumhere me frytdhenese.

  10. kleda baruti says:

    me kete pune serioze e te palodhshme qe po behet shqiperia do behet me ne funde me nje polici te standarteve evropiane

Lini një Përgjigje te kleda baruti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *