A është gati politika të pranojë “standardin” Tahiri?

17 Tetor 2017, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përgjimet e dy banditëve shqiptarë dhe kapardisjet e tyre në telefon, duke përdorur emrin e një ministri të plotëpushtetshëm nuk më impresionojnë. Kam dëgjuar plot të tilla. Kam parë përgjimet e bandës së Lushnjës kur përmendnin Fatos Nanon dhe deputetë socialistë, kam parë lazaratasit që përmendnin Sali Berishën edhe kur flinin me gruan, kam parë të tjerë që përmendnin ryshfetet e Lulzim Bashës për leje ndërtimi. Kam dëgjuar histori të fortësh nga  ata që flasin në emër të Edi Ramës, apo nga Balilajt që flasin në emër të Metës. Dhe mbi të gjitha, nuk dua të debatoj për një dosje të ofruar për t’u përdorur, por për dosjen e plotë.

Në këtë pikë, vetë Saimir Tahiri ofroi gatishmërinë e tij për një hetim të thellë të çdo pikëpyetje rreth tij, dhe ky debat mbyllet këtu. Ai është sot njeriu më i papushteshëm në Shqipëri dhe mund të hetohet lirshëm, duke e dorëzuar vetë imunitetin e deputetit.

Saimir Tahiri nuk ishte fajtor për përhapjen e drogës në Shqipëri. Viti 2015, kur droga filloi të mbillej pas goditjes së Lazaratit, ishte viti kur Koço Kokëdhima u bë predikuesi i liberalizimit të hashashit, biles dhe me një përpjekje për të krijuar një lob parlamentar pro tij. Tek shqiptarët, të cilët e shihnin Kokëdhimën si njeri të afërt të Edi Ramës, ky ishte një sinjal që ata mund të mbillnin. Është e qartë se ministri Saimir Tahiri e humbi betejën me kanabisin, e humbi mbajtjen larg të policisë ndaj tij dhe mbi të gjitha, duket që ka humbur dhe kontrollin e disa banditëve mbi policinë.

Ajo që është evidente dhe që është përgjegjësi e ministrit Saimir Tahiri, është se këta dy banditë dhe ndoshta dhe të tjerë, ja kanë dalë ta përdorin policinë e Saimir Tahirit për punët e tyre. Fakti që ata kanë arritur të eksportojnë drogë, të ruajnë kontaktet me mafian italiane dhe të vazhdojnë të punojnë si trafikante droge, duke qenë të afishuar si të afërm të ministrit, tregon se ministri Saimir Tahiri, është më fajtor se sa qytetari Saimir Tahiri në këtë histori.

Defekti i tij serioz, lidhet me mënyrën se si ai filloi ta perceptojë policinë si një dashuri të tij, të cilën jo vetëm e besonte, por dhe nuk të lejonte t’ia prekje. 12 drejtorët e tij, ishin si 12 dishepuj të tij, por në fakt rezulton se idhulli i tyre në shumë raste ka qenë më shumë ndonjë tip si Habili, se sa Tahiri. Dhe kjo e bën përgjegjës si ministër Saimir Tahirin, sidomos në betejën kundër drogës. Ai është sot një viktimë e majme e saj.

Dhe i vetmi debat në këtë rast është nëse do të vendoset një standard i përgjegjësisë politike bazuar në fakte të tilla.

Koha ka treguar që standarde të tilla të forta janë shumë morale, por shpesh ato janë përdorur më shumë për larje hesapesh.

Në vitin 2007, ish- zëvendëskryeministri Ilir Rusmali dha dorëheqje nga detyra edhe si ministër Drejtësie, pasi njerëz të lidhur me djalin e Berishës, publikuan një regjistrim, ku vëllai i tij po i kërkonte një zyrtari të favorizohej në një tender që nuk u bë kurrë.

Rusmali dha dorëheqje dhe më pas iku dhe nga politika, duke tentuar të vendosë një ‘stekë’ shumë të lartë në standardin moral të asaj shumice dhe politikës shqiptare. Ditën që ka dhënë dorëheqje, kam shkruar dhe komentuar në një studio televizive, që ky është një standard shumë i lartë për t’u respektuar nga Kryeministri, nëse del që djali i tij merret me armë diku afër Vorës, apo dikush tjetër del që keqpërdor pushtetin….

Dhe gjashtë muaj më vonë, shpërtheu Gërdeci dhe ne pamë se si Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur djalin, i cili dilte së paku në tabulate, se gjysëm ore pas tragjedisë, kishte folur 25 minuta me “ortakun” Mihal Delijorgji, duke qarë hallin që i gjeti. Pra shteti u tall me standardin Rusmali dhe më vonë, Lulzim Basha, e mbylli procesin gjyqësor për “Rrugën e  Kombit” me procedurë, Fatmir Mediu u shpëtoi gjashtë viteve burg, kërkuar nga Prokuroria, duke djegur afatet e gjyqit, më 21 Janar, Berisha dhe Basha vranë katër vetë dhe as u paraqitën fare në Prokurori, e kështu me radhë.

Rasti Tahiri po duket interesant pasi në katër vite që shkuan, nuk pati asnjë ministër të qeverisë ‘Rama’ nën akuzë, pasi asnjë prej tyre nuk bëri ato që bënë ministrat e Berishës, përfshi Bashën e Mediun, në mandatin e parë.

Tani zgjidhni çfarë do të bëni me këtë histori, nëse do ta vendosni si standard ndëshkimin, me përgjime të tilla. Duhet të jemi gati të respektojmë tani e tutje këtë standard për çdo politikan të përfolur. Duhet të zbardhin tabulatet e çdo krimineli dhe kushdo që ata përflasin, mund ta kryqëzojmë.

Ja vlen të debatojmë nëse këtë histori do ta marrim për standard akuze.

Por mos e bëni si Berisha me Rusmalin, që i tha “bëj si të them unë, por mos bëj si bëj unë”.

52 komente në “A është gati politika të pranojë “standardin” Tahiri?”

  1. tomi says:

    ej o Mero. Mos e dhit o burre i dheut. Se kupton qe je bere qesharak me kete pacavure standartesh, sikur skemi pare pergjime me ze, figure e me bllok ne dore te ketij qe kemi president shume vite me pare? Gjeja me e mire eshte te mos nxitohesh se kush e di, po vjen kohe e keqe. Le qe c’them dhe une, ti je vete i zgjuar ?

    1. Lugati says:

      jahahahajaajajjajaja o mero mu ke bo si tfgs edhe spartaku qe jane provokatore qe paguhen nga ti ke komentet e ksaj gazete..po si nuk te vjen turp qe je gazetar o mero djali..mero ti duhet te bazohesh ke fakti qe ka ndodh dhe jo te besh krahasime me individe te tjere jo basha..jo berisha..jo meta..ktu perqendrohu ke tahiri mero mos rreshkit nga argumenti jo e lagu jo se lagu..tamom skuth

      1. Vlora1912 says:

        I nderuar Lugat!

        Mero, edhe pse calon ne analizen e tij, ka te drejte….

        A e di pse…????
        ……………….
        Sepse nuk mundet qe, ne te njejtin shtet(te organizuar dhe funksional nen NJE Kushtetute), te perdoren dy standarte te ndryshme;
        ……………………………………………..
        Standardi 1- Ilir Meta, i pare me ze dhe figure, i akuzuar nga ministri i vete, per nje korrupsion me bllok, te pakten ne nje rast, me vlere minimale 700 mije euro, …..behet Kryetar i shtetit(Me ndihmen e Rames)!!!!(Harroje Bashen, Mediun, Berishen, Imamin….rrulin…Balliun, H. Cilin…Frangajt Brishen e ri/re…..etc)

        Standardi 2 – Saje Qorri, vetem me biseden e dy te treteve, ku permendet emri i tij, te denohet me burg!

        ………………….
        Po ku calon Mero
        Un gjykoj qe Sajmiri e ka shkelur, ndoshta jo aq sa te marr lek nga keta Palacot, por e ka shkelur.

        Gjithsesi ka vend per nje STANDARD Unifikues te trete i Cili eshte:

        Ndiq Parat – Dhe nese Saje del me para te pajustifikuara, atehere te plaset ne burg si pjese e Bandes.
        ………….
        Por ky Standard duhet te ndiqet per te gjith politiqenet ne kete vend te “Shqiponjave”, qe na e kane kthyer ne vendin e Sorrave.
        …………………
        Te fillohet sa me pare Vettingu me politikanet. Kuptohet i qe i pari eshte Kryetari i shtetit, Leshidenti me BLLOK. Dhe pas tij te verifikohen te gjith Zyrtaret, qe jane apo kan qene, ne Funksione Kushtetuese;

        2-Prokurori i Pergjithshem(Sepse po nuk del i paster Ky Dhalla, ateher cfar te drejte ka te ndjek Tahirin!!??)
        3-Kryetar Parlamenti(Ishët dhe Aktuali)
        4-Kryeministri(Ishët dhe aktuali)
        5-Ministrat(Ishët dhe Aktualët)
        6-Kryetaret e gjykatave/Gjyqtare/prokuror.
        7-Doganiret dhe te gjith Ish Drejtoret dhe Drejtoret e Agjensive kryesore Shteterore(Qe ishin mbi 1 mijë)

        Mero Trimi, nuk e di se pse harron se;
        Duhet te verifikohet pasuria e Sajmirit, dhe e nja 2 mije Funksionarve dhe ish Funksionarve te ketij shteti, mbi menyren se si kane bere kete pasuri..

        Aty ndahet shapi nga Sheqeri.

        Pak a shume, kjo ishte shifra dhe funksionet qe u hetuan nga Zyra Kroate e Antikorrupsionit…Ndaj dhe Kroacia eshte sot Anëtare e BE.

      2. adi says:

        Mero
        1) rilindja rezultoi thjesht nje bande qe meret me vjedhje grabitje trafik droge e prostitutash dhe ne kohen e lire ben ndonje rrethprerje te erdogani e kuptohet ndonje xhami turke.
        2) pergjimi nuk ishte telefonik po ambiental, dhe ata banditet nuk po mbureshin, por po ndanin parate e droges ku nje pjese e te cilave i shkonte ministrit me te sukseshem te rames saimir tahirit
        3) nga pergjimet e tjera njeri nga banditet takohet me te “madhin” .pra mjafton te kontrollohen tabulatet telefonike te ministrit ose njerezve te tij te ngushte ne kane folur ne tel me vellanine kapos se trafikut dhe vertetohet edhe ligjerisht perfshirja e tij. Pastaj ti si mendon, vellai do genjete vellain se takoi dhe foli per situaten me te madhin?????????
        4) nuk ka asgje per tu habitur ne gjithe kete histori sepse: e di gjithe bota se shqiperine e mbyti me hashash rilindja , e di gjithe bota se rilindja kishte deputete vrases, e di gjithe bota se rilindja kishte deputete trafikante droge e prostitutash, e di gjithe bota se rilndja kryetaret e bashkive i kishte perdhunues e trafikante droge, e di gjithe bota qe lul berishen e liroi rilindja , e di gjithe bota qe banda e elbadanit qe i trajtonte policet si legene eshte e rilindjes se qazim sejdinit, e di gjithe bota qe banda e emiljano shullazit kishte aq mbeshtetje sa donte qe te percaktonte dhe rektorin e universitetit, e di gjithe bota qe te kerkuarin e deas amerikane klemend balilin e mbrojti e strehoi rilindja bile i vente dhe per qoka te hoteli, e di gjithe bota qe rilindja ri nga mengjesi ne darke me trafikante bandite e vrases .
        Prandaj nuk ka asgje per tu cuditur qe edhe ligjerisht vertetohet se rilindja eshte thjesht nje bande e strukturuar kriminale.
        5) si perfundim Mero nuk eshte ne nderin tend qe te besh avokatin e bandes me te madhe kriminale ne shqiperi, rilindjes .
        PS: nuk keni pare asgje akoma.

      3. XheJ eN Bi says:

        Lugato …..
        Do ishe nje “gazetar” I persosur, po me nje difekt fare,fare te vogel.
        Difeti fare I vogel eshte se nuk do analizoje dot nje teme, po do shkruaje si kodra pas beregut

    2. Sit back and relaks says:

      Bravo Mero, po perdor teorine e njohur te pergjthesimit si forme presioni kunder atyre qe jane hedhur ne sulm. Me nje fjale shkrimi yt mund te permblidhet me thenien e Jezusit, kush nuk ka mekatuar le te hedhe gurin e pare por vec me nje ndryshim, ti nuk je Jezusi or mik. Me kete teori shpetuan dhe bllokmenet, e mban mend Saliun kur hodhi teorine e bashkevuajtjes dhe bashkkefajesise. E sigurte eshte qe nqs Saja ka marr gje nuk e ka marre per ver po per Partine e duke ndjekur llogjiken pjese e atyre parave kane shkuar per te blere linjat editoriale te mediave vizive e te shkruara e ndoshta nje pjese e tyre kane perfunduar edhe tek ty o Mero qe te besh keto lloj artikujsh e te tjere si ky. Nejse gezoi keto kohe se me sa duken bathet dite te veshtira po vijne perpara.

      P.S
      Beji si te besh, veri nje gur zemres dhe botoje komentin

    3. Sit back and relaks says:

      Bravo Mero, po perdor teorine e njohur te pergjthesimit si forme presioni kunder atyre qe jane hedhur ne sulm. Me nje fjale shkrimi yt mund te permblidhet me thenien e Jezusit, kush nuk ka mekatuar le te hedhe gurin e pare por vec me nje ndryshim, ti nuk je Jezusi or mik. Me kete teori shpetuan dhe bllokmenet, e mban mend Saliun kur hodhi teorine e bashkevuajtjes dhe bashkkefajesise. E sigurte eshte qe nqs Saja ka marr gje nuk e ka marre per ver po per Partine e duke ndjekur llogjiken pjese e atyre parave kane shkuar per te blere linjat editoriale te mediave vizive e te shkruara e ndoshta nje pjese e tyre kane perfunduar edhe tek ty o Mero qe te besh keto lloj artikujsh e te tjere si ky. Nejse gezoi keto kohe se me sa duken bathet dite te veshtira po vijne perpara…

      P.S
      Beji si te besh, veri nje gur zemres dhe botoje komentin

    4. Radio loja ....Luli-Lili-Luja says:

      Nqs se politika dhe euro-atllantiket
      do ndiqnin “standartin Tahiri”
      me vogla do ishte qe Governori Donald Lu
      duhet te shpallte neser ne listen e zeze;
      .
      Sali Rom Berishaj
      Lul xhelal Bashaj
      Xen Sal Berishaj
      Fatmir Mahmut Mediu
      Azem Shpen Hajdaraj ketij te fundit
      duke i hequr lapidaret dhe heqjen e xhenazes nga varrezat e deshmoreve te kombit.
      .
      Ka nje ngjashmeri perfekte te arrestimit te Ermal Ilir Enver Hoxhes
      dhe arrestimit te mundshem te Saimir Tahirit qe nuk eshte momenti ta argumentojme.
      .
      Ajo qe bie ne sy eshte hedhja e fishekzjarrve dhe masterbimi i Monika Gazidedes dhe Lul
      Bash ndyresires dhe nqs do vepronin keshtu ne ndonje vend tjeter te botes do te arrestoheshin te pakten
      per thirrje qe te terhiqet zvarre Edi Rama dhe prangat Saimir Tahirit…..pa folur akoma drejtesia edhe pse eshte e tyre.

      Ajo per te cilen duhet ti vije turp dipllomacise nderkombetare dhe mazhorances aktuale jane akuzat e Izet Haxhise ndaj superkrimeve te Berishes sepse me kohe duhej shpallur terrorist te pakten per sulmin ndaj kontigjentit gjerman e Rinas dhe bombardimi i ambasades amerikane i mbetur ne tentative.
      .
      Pra lind pyetja:

      Pse Donadl Luja i rradhes toleron tonelatat e krimeve te berishes dhe ben namin per breket e grisura te Shukri Xhelilit per shishet e birres te Elvis Roshit apo per tabulatet e Tahirit qe duket se sherbime inteligjente te dyshimta i vene para Lul Bashes qe ky i fundit te behet heroi i dites ashtu si Berisha pas 2 prillit 1991 qe dihet kush e dhe pse e beri skenarin.

      Por ky artikull i SHINASI RAMES NE mars 2013 nxjerr lakuriq euroatllantiket dhe Edi RAMEN
      qe heshten per hashishin berishian te lazaratit dhe tani vuajne pasojat nje popull i tere
      .
      Shenasi Rama – E GJITHË SHQIPËRIA SI LAZARATI: ZGJEDHJET DHE BUJQËSIA INDUSTRIALE DIGJITALE E BIMËVE MEDICINALE”
      .
      Nja pesë ditë më parë, në Gjirokastër shkoj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me ze të plotë dhe fuqishëm, gjenerali deklaroi se nxjerrja e Lazaratit nga harta e zezë e prodhimit dhe importimit të drogës, është një ndër objektivat kryesore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Gjenerali e kishte hallin tek Lazarati. Aty tha se asnjë kilogram hashash nuk duhet të dalë jashtë kufirit të vendit tonë. I kemi fotografuar fushat dhe nuk ka gjë tha gjenerali. Mirëpo hashishi është në kubik, dhe policia i ka bërë fotot natën thonë gojët e liga. Aq më shumë që Kryeministri e përmendi Lazaratin si bastion të PD-së. Lazarati është një fshat që ka një kaluar patriotike të lavdërueshme. Por edhe më shumë se aq. Lazarati është fshati që ka arritur të bëjë atë që nuk ka arritur asnjë katund apo qytet në shtetin shqiptar. Lazarati është një fshat shumë i zhvilluar, me ekonomi model, i njohur si qëndër e prodhimit dhe e përpunimit të bimëve medicinale e me marredhenie shoqerore shume te mira. Por edhe pse nuk përflitet fare në media, Lazarati është në qëndër të vëmendjes së shqiptarëve, të politikës dhe të parisë së Tiranës.
      Një Eldorado Moderne Shqiptare
      Njëra nga qëndrat më të rëndësishme industriale dhe të bujqësisë bashkëkohore shqiptare, Lazarati ka buqjësi të zhvilluar si dhe teknologji moderne dhe të avancuar. Komuna e Lazaratit gjendet në Malin e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë, rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6500-7000 banorë. Prodhimi i Përgjithshëm lazaratas saktësisht nuk dihet, por dihet se shteti shqiptar dhe shtetet fqinje si Italia e sidomos Greqia, kapin afërsisht një miliard euro vlerë në vit mall që nuk zhdoganohet nga Lazaratasit që e konsiderojnë doganën një mjet vjedhje e pasurimi nga ana e shtetarëve. Kjo vjen vetëm nga hashish, sepse heroina e përpunuar nuk numërohet. Si e dimë këtë? Po ja, në gjsymën e parë të vitit 2012, policia ka kapur drogë Lazarati (me famë botërore, e preferuar nga Hollandezët e të tjerët) me peshën 5,000 kilogram ose pesë ton të destinuar për Itali e Greqi. Një ton hashish kushton 93 milionë euro. Pesë ton bëjnë 465 milionë euro vlerë shitjeje në rrugë. Po në një vit? Ja të themi se po kaq kapen edhe në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse atëherë bëhet rritja e përpunimi. Pra, nuk është ekzagjerim të thuhet se vlera e hashishit të Lazaratit që kapet nga policia i kalon 930 milionë eurot në vit. Shto këtu edhe heroinën, sepse policia kapi edhe 50 kilogram heroinë me vlerë shitjeje në rrugë 3-4 milionë euro e shumë ngarkesa të tjera e të tjera e dalim tek një milliard dollar mall ‘humbje’ të sekuestruar nga shteti.
      Pra, edhe sikur humbjet të jenë edhe 50%, Prodhimi i Përgjithshëm Lazaratas i kalon dy miliard eurot në vit. Kështu që përafërsisht, cdo lazaratas kontribuon me rreth 200,000 euro në ekonominë shqiptare. Në terma formal, Lazarati, edhe pse nuk është i regjistruar kund, dhe pjesë e ekonomisë informale, kontribuon afërsisht 5% të të gjithë prodhimit kombëtar të deklaruar shqiptar. Mirëpo, duke e ditur se sa e korruptuar është policia shqiptare, druhem se përqindja është ku e ku më e lartë. Nga përvoja personale e di që policët shqiptarë të kërkojnë para për një kundravajtje, dhe nuk besoj se druhen shumë që të kërkojnë para për ngarkesa të mëdha. Duke e ditur se ka për të gjithë, duhet vlerësuar me keqardhje se sasia e drogës që kalon duhet të jetë nja 10 herë më shumë se ajo që kapet. Por kjo është një hipotezë që e hedhin dashakeqësit. Vetëm Lozarati e di të vërtetën. Por, po supozojmë se humbja është diku tek 50%.
      Në shumë drejtime, prodhimi bujqësor në Lazarat është i nivelit të dëshëruar nga kryeministri. Lazarati është shumë i modernizuar dhe përpunimi i produkteve bujqësore është i digjitalizuar. Në Lazarat ka 23 laboratore të përpunimit të bimëve medicinale. Nerëzit jetojnë me standartet më të larta të mundshme, kanë shtëpi e vila që nuk i gjen as në zonat e pushimit të miliarderëve të botës. Vilat e Lazaratit janë blu nga bulerat e ujit dhe janë kështjella të vërteta, me mure, tela, dhe me dyert e rënda. Pasuria e familjeve në Lazarat është përrallore.
      Por Lazarati është model i liberalizmit. Në Lazarat nuk ka nevojë për shtetin sepse nuk ka krim. Në Lazarat nuk ka polici. Në Lazarat nuk vjedh njeri. Të gjithë i kanë dyert hapur dhe kush bën krim gjykohet “fshatce” sepse janë të gjithë të lidhur me martesa, krushqi, shoqëri e interesa ekonomike. Në Lazarat nuk ka uri. Në Lazarat nuk ka piramida financiare apo universitete private. Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike sepse shenjti i Lazaratit është Qytetari i Nderit, Azem Hajdari të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë por që u rivendos me dinjitetin e duhur. Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe dashuria e Lazaratasve për të është e dukshme. Të gjithë lazaratasit punojnë bashkë, ndajnë detyrat dhe të ardhurat me drejtësi dhe kontribuojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë së katundit më të madh e më të pasur të shtetit shqiptar e të botës. Sic tha edhe kryetari i Komunës, Lazarati ka ndërtuar rrugët më të mira, dhe ka bërë investime të dukshme sepse ka ujësjellës, energji, rrugë të shtruara e siguri absolute. Por ka edhe një standard jetese të lakmueshëm. Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga market e makinave. Lazaratasit nuk emogrojnë. Përkundrazi atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashishit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicinale.
      Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara sic ishte fjala vizita e Lulzim Bashës, asokohe Ministër i Brendshëm, që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010, se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës, Genc Ruli, për të dërguar një mesazh të fortë Europës, sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati. Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar, dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare. Prandaj edhe Kryeminsitri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses për vendin.
      Influenca e Lazaratit është e thellë edhe në kulturë, sepse Lazarati ka hyrë edhe në mitologjinë popullore. Për shembull kur flitet për dikë që përsërit fjalët e politikanëve thuhet, “Nga Lazarati e merr mallin që tymos ky njeri apo nga ndonjë vend tjetër?” Mirëpo e vërteta është se Lazarati ia ka dhënë fjalën Partisë Demokratike dhe personalisht kryetarit të saj, Dr. Prof. Sali Berisha, që nuk do të rrisë më hashish por vetëm sherbelë e caj mali deri në zgjedhjet e vitit 2013. Atëherë, hashishi që është në kubik bëhet gati për tu mbjellë dhe Lazarati nuk e shkel fjalën. Po fitoi PD, policia nuk shkel në Lazarat. Po fitoi PS, Lazarati merr armët dhe pushton të gjithë komisariatet e policisë.
      Problemi i Vogël i Lazaratit
      Edhe pse Lazarati ka 23 laboratore e punishte të përpunimit të bimëve medicimale, Lazarati ka vetëm një problem të vogël. Në Lazarat kultovihen hapur bimë aromatike e mjekësore si qepa, hudhra, e spinaqi, caji i malit e sherbela, por më së shumti hashish. Problemi i vogël i Lazaratit është se të gjithë zogjtë e minjtë janë të droguar nga hashishi. Në Lazarat nuk ka shumë gjarpërinj e nëpërka sepse mbasi hëngren minjtë e dehur me hashish, gjarpërinjtë ngordhën në vrimat e tyre. Ndoshta me Lazaratin në mendje, në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha foli shumë për bimët bimët aromatike e mjekësore. Sali Berisha theksoi rëndësinë e kultivimit e të përpunimit të këtyre bimëve për zonat malore, sepse në zonat si Kukësi, 46 % e popullsisë jetojnë me ndihma nga shteti. Ku është dallimi midis Kukësit e Lazaratit? Nuk ka dallime përvecse në pasurinë që kanë. Kukësi është i prapambetur, dhe Lazarati është me bujqësi digjitale. Mirëpo, duke qënë se rritja e bimëve aromatike si hashishi nuk është problem i madh, shqiptarët e tjerë nuk janë budallenj dhe nuk duan të mbesin të varfër. Pse të rrisin caj mali, kur mudn të rrisin hashish të cilësisë së lartë? Disa nuk e dinin se c’ishte hashishi dhe mbollën kërp, po tashti e dinë të gjithë. Në dhjetë vjet kanë hyrë të paktën 20 fjalë të reja për të përshkruar hashishin dhe marijuanën. Edhe pse Sali Berisha premtoi se qeveria do t’i mbeshtesë me “laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, prapë nuk tingëlloi bindës sepse ai po flite për luledelet, cajin e malit dhe sherbelën. Modeli i vetëadministrimit demokratik të Lazaratit është një shembull shumë tundues për shqiptarët e tjerë. Ky është modeli i zhvillimit nga poshtë. Të vijë një herë laboratori, dhe pastaj shohim e bëjmë.
      Jo vetëm kaq. Familjet e shquara e me traditë Lazaratase punojnë e kontribuojnë në shumë fusha, që nga industria ushqimore tek transporti dhe kontrollojnë interesa të mëdha në fusha të caktuara. Lazarati ka një traditë kulturore shumë të shënuar, një grup poetësh cilësorë dhe një grup polifonik që është nga më të mirët në shtetin shqiptar. Natyrisht kënga më e famshme është ajo për Azem Hajdarin që e gjeni ketu: http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=kYYSvKf9ëJE .
      Influenca e Lazaratit
      E vërteta është shembulli i Lazaratit po ndiqet me shpejtësi nga të gjithë katundet që kanë të njëjtën klimë dhe mundësi. Mirëpo, thelbi i suksesit është të kesh mbështetjen e shtetit. Dhe në rastin tonë, katunde të tëra që e kanë kuptuar se si luhet loja, nuk e kanë pasur shtetin në qendër të vëmendjes për e kanë vënë në qëndër të vëmendjes. Në se shteti nuk i mbështet në rritjen e legalizimin e drogës, që duhej ta kishte bërë me kohë, se Tirana qelbet nga drogat, se nuk ke lokal, pub e mejhane publike ku nuk vjen era e drogës, shteti duhet bërë që të mbyllë sytë. Dhe shteti, që në fund të fundit funksionon sepse ka ca njerëz që punojnë si zyrtarë, bëhet i verbër kur tunden shukat me para. Zyrtarët duan të cojnë fëmijët në shkolla jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime, duan të kenë dashnore, të blejnë makina e shtëpi, dhe të mbajnë vjehrrrën në azlin e pleqve. Pse me rrogën e shtetit do ta bëjnë këtë? Zyrtarët duan të kenë jetën e lazaratasve. Dhe zgjidhja që ne kemi gjetur është që të bëjmë atë që nuk e ka bërë kush tjetër. Cdo katund ka përfaqësuesin e vet në shtet që mbron interesat e katndit. Bile, kemi bërë një gjë që nuk e bën njeri. I kemi marrë kultivuesit e drogës dhe trafikantët, dhe … iu kemi lënë në dorë shtetin. se ky shtet është shteti i popullit dhe kush më mirë e njeh popullin se ata që dalin nga shtresat që kanë provuar burgjet e vendit e të huaja? Kush më mirë e kap hajdutin se ai që është mjeshtër me vjedhë vetë? Kush e gjen vrasësin me lehtë se krimineli? Askush. Kush më mirë e njeh kodoshin se vetë kodoshi? Askush. Prandaj kjo zgjidhje që kemi gjetur ne është ideale. Lisi cahet me pyken e vet dhe në krye të shtetit kemi vënë përfaqësuesit e bandave e trusteve të krimit. Mirëpo ajo që nuk parashikuam si duhet ishte se këta nuk kanë bërë kthesë por po punojnë bashkë me shokët e rrugës, të semaforit, të burgut, e të krimit.
      Politikanët Për Lazaratin
      Në se ne kemi para syve modelin e sukseshëm të bujqësisë digjitale industriale shqiptare Lazaratin, duhet të mos harrojmë edhe kontributin e politikës dhe të politikanëve. Heshtja e politikanëve nuk është e justifkueshme. Asnjëri prej tyre nuk e përmend Lazaratin. Por ne duhet të vlerësojmë këtë qëndër zhvillimi, sepse sukseset meritojnë vëmendje dhe fenomeni i Lazaratit meriton më shumë vëmendje në këto zgjedhje. Lazarati është modeli i suksesit, dhe për shumë shqiptarë Lazarati është modeli i së ardhmes që po imitohet me shpejtësi. Lazarati është ndoshta vetmi fshat që ka arritur të rrisë rendimentin 300%. Para ca vitesh morën një farë që mbillet në klimën e Malit të Gjerë dhe tashti nuk rritet më kacube por bëhet pemë dhe në vend të një kilogram, pema jep tre kilogram. MEgjithatë Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin. Hajdari ka qënë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia. Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë, mbas Brazilit e para Kinës, është turp me iu tregue gjermanëve e francezëve sukseset tona në rritjen 300 përqind të rendimentit të pemës së hashishit. Lëre më po iu treguam Gjermanëve që punojnë nga 10 orën në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot ne Lazarat dhe ne Tropoje. Por i ka te dy zonat ne zemer.
      Paria e Tiranës po e rrethon Lazaratin me heshtje. Gjatë tetë viteve të shkuara, Sali Berisha nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ‘E gjithë Shqipëria si Lazarati!.” Nga ana e vet, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Maqellarë, por në Lazarat dhe atje të parashtrojë programin e tij për rilindjen. Sepse edhe Lazarati e don Rilindjen dhe PS-së duhet një Rilindje për Lazaratin. E sa për Ilir Metën, që e ndrroi kauzën e integrimit për të punësimit, Lazarati duhej të ishte modeli i zhvbillimit edhe per Skraparin e Mokren, Goren e Gramshin. Një fshat mban me bukë një qytet e jo vetëm lagjen “Zinxhiria”. Se ato autobuzët që sjellin mëditëset nga Gjirokastra për 20 mijë lekë në ditë për të punuar në Lazarat janë kontribuesit e vërtetë të integrimit tonë në Europë. Lazarati është modeli i katundit të suksesshëm modern shqiptar që ka pushtuar qytetin dhe modeli i Rilindjes po të sillemi të gjithë si lazaratasit.
      Një Krahasim Mitesh
      Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qënë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit. Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet.
      .

      Në rastin tonë, si shqiptare, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.
      Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve. Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”
      .
      PSE DIPLLOMACIA EURO-AMERIKANE KA DY STANDARTE

      pse nuk arrestohet shkerdhen berisha si drog diller i dokumetuar por po behet kaq zhurme artificjale per Tahirin….
      .
      Pse ca dipllomate euro-amerikane ndikuan per arrestimin e fatos nanos ne 1993 si terrorist se kishte vjedhur 100 dollare nga ndihmat italiane ..kurse ylli ne ngjitje i faqeziut arvizu edhe pse vodhi gjysem miljardi dollare eshte dollibash i donald luse ne dekriminalizimin e leshit.
      .
      Me nje fjale zoti Mero qe ti nuk guxon ta thuash..eshte standarti i nderkombetarve dhe posacerisht i donald luse qe barazon gabimet e rames dhe tahirit me krimet e saliut dhe deviluleve te tij…Pra vazhdon akoma 21 janari 2011 ku u barazua viktima me vrasesin dhe kjo nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne ish kolonite e dikureshme

    5. Sit back and relaks says:

      Bravo Mero, po perdor teorine e njohur te pergjthesimit si forme presioni kunder atyre qe jane hedhur ne sulm. Me nje fjale shkrimi yt mund te permblidhet me thenien e Jezusit, kush nuk ka mekatuar le te hedhe gurin e pare por vec me nje ndryshim, ti nuk je Jezusi or mik. Me kete teori shpetuan dhe bllokmenet, e mban mend Saliun kur hodhi teorine e bashkevuajtjes dhe bashkefajesise. E sigurte eshte qe nqs Saja ka marr gje nuk e ka marre per vete po per Partine e duke ndjekur llogjiken pjese e atyre parave kane shkuar per te blere linjat editoriale te mediave vizive e te shkruara e ndoshta nje pjese e tyre kane perfunduar edhe tek ty o Mero qe te besh keto lloj artikujsh e te tjere si ky. Nejse gezoi keto kohe se me sa duken bathet dite te veshtira po vijne perpara…

      P.S
      Beji si te besh, veri nje gur zemres dhe botoje komentin

    6. DHL says:

      O Mero, po mos fol ma mire, ti di shume, ma mire mos fol se me fole pak.

    7. ela says:

      Shume dakort me komentin e tomit. Mero keto komentet e tua mbi standartet leri per gjinine pa shkolle jo per ne, he te lutem shume mos na ofendo inteligjencen. Qe je paguar per te shkruar ne kete menyre nuk do shume mend e kalem po do ishte mire qe mos te flisje fare. Te ka mbetur ora tek Berisha. Berishen ore i uruar e hoqem dhe dashte zoti nuk e riciklon perseri ky milet. Fol dhe shkruaj dhe per ate qe eshte e verteta qe te gjithe po e shohim, po pyet ndonje ne Vlore se te jep info me te zgjeruar. Hajde tung.

    8. spartaku says:

      Bravo zoti Mero.I kame zili shkrimet e tua se jane me permbajtje te mire dhe te verteta aq sa thua.Respekt.

  2. Jugu says:

    E para, Tahiri duhet urgjentisht te lere mandatin e deputetit. Kjo qeteson qytetar si mua e si ty o Mero. Ndryshe tregon qe eshte totalisht I perfshir ne trafik.
    E dyta, na thua qe Tahiri e humbi betejen me drogen, po ke vite qe na cave trapin duke propoganduar qe ai dhe Rama e kishin fituar betejen me drogen. Ke te besojme, te tanishmen apo 4-vjecarin?
    E treta, thua qe drejtoret e policise kishin idhull Habilin dhe ata si Habili. Po Tahiri qe kishte idhuj keta drejtora nuk na paska patur idhull trafikantet dhe del qe trafiku eshte bere me bekimin e drejtoreve te policise te cilet kishin bekimin e Tahirit. Pra Tahiri del teresisht I perfshire ne kete trafik dhe kjo qe na serviren Italianet eshte vetem nje pjesez e se teres.

    1. mirel says:

      Qetesohu qytetar. Tahiri lluku papashta do ta lere mandatin e deputetit. Po te qeteson ty kjo, je ne rregull.
      Problemi eshte qe ata te gjithe jane bande. .
      Po ti rri i qete, se dhe ata do qetesohen . Nje do ta bejne kurban per shqetesimin tend
      Peshqit e medhenj do vazhdojne punen

  3. sokrat sokrati says:

    Mire e ke e Mero.Pse e trazojne nje engjell si Saimiri.C’kane me te ?! AI para per PS mbolodhi.Sa te tjere te tile ka ne politiken shqiptare.

  4. Rashela says:

    Po Mero ke te drejte frymezuesi i hashashit ka qenen Koço Kokedhima, me skenat qe bente neper burgje me te denuarit dhe lobimi per kanabisin mjekesor. Ai duhet gjykuar i pari, pastaj Tahiri me shoke.

    1. rruspija ripjelljes says:

      a se paska fajin basha berisha meta…na doli i tjeter tashi kokdhima epo mire vetem ripjellja nuk ka faj nai here vetem tjerat e kane fajin

  5. A says:

    Si gjithmone i ke rene pikes ,zoti Baze

  6. zi says:

    Historira te perjetuara nga shumica e inteligjences shqiptare ne tere keto vite
    te praktikuara nga te dyja anet e politikes.
    Mos respektimi,mos vendosja e instuticioneve te pa varura,
    shpejt apo vone con ne perleshje,kacafytje,eliminime,shpifje dhe denegrim
    te cdo njerit kushdo qofte Ai.

  7. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE ALA MERO BAZE !

    Fakte fermuese. Konkluzione shteruese… Hapesire mendime te lire.
    Kjo eshte gazetari, analize me kembe ne Toke e me mendje te mprehte.
    Fakti eshte themeli i cdo analize dhe gazetarie te vertete!
    Te tjerat jane llogje Kavaje e pallavra te Pazarit te te Marreve.
    Nuk ka thene kot babai i gazetarise bashkekohore boterore dhe i “ The New York Times “ Sulzberger:
    “ NJE FAKT FLET ME SHUME SE NJE THES ME PALLAVRA “ !

    1. Kapedani says:

      O Alban mavria,fakti eshte qe dy persona qe shperndajne droge permendin nje person te trete ,kaq.Dhe per kete gje duhet te denohet ky i treti thua ti.Plaku Mere po te permend krime reale te ndodhura ketu ne Shqiperi.Nqs Saimiri do dale i implikuar drejtesia italiane ta arrestoj dhe ta denoj ne baze te ligjeve ,deri atehere ai eshte nje person i lire si une dhe ti.

  8. Arjan Shabani says:

    O jugu , nuk u be bytha jote te cahet nga ato qe shkruan Mero nese te eshte care nga ndonje gje tjeter puna jote e drejta jote . Por lexoje dhe nja 10 here artikullin dhe ndoshta e kupton thelbin , per ta mbyllur te uroj : u befsh me i mencur sec je qe te kuptosh sa budalla ke qene !

  9. Grand says:

    Z. Mero!

    Po kur eshte me dhe figure a dihet pranuar si standart? Pyete te lutem edhe lir Presidentin! Thuj mones te rrij rehat! Burtin qe e ka lene beyem me presidence, populli e njeh si hajdut! Pavaresisht gjyqit farse…..

  10. Para Laci says:

    Hashash gjithmone ka pas. E mbaj mend kur ishim adoleshente ne vitet 90-te ne rrugen midis lacit dhe fushe krujes kishte ara te mbjella me miser dhe mes misrit kishin mbjelle hashash. Sa here qe shkonim ne tirane, dilnim nga makina shkonim ne are dridhnim nje cigare dhe pastaj futeshim ne makine. Kjo ishte jeta e viteve 90-te per ne.
    Kurse ne Londer kur policia kapi 2 nga shoket e mij te punes duke pire hashash nje nate prane nje parku policia ju tha nuk ka problem se tymosni hashash por te pakten hyni brenda ne park qe mos te vije era ne rruge. Policia vetem ju mori emrat dhe I la te lire. Po I kapen per here te 2-te ose te 3-te ata ose paguajne 90 paunds ose flejne 1 nate ne biruce.

  11. Zigur Qarri says:

    Nuk kemi te bëjm me akuzat dhe kunderakuzat ne strofullen e hienave te politikes shqiptare si deri më sot,por jasht saj,me rregulla tjera.
    Akuza vjen nga nje shtet fqinjë,qe i ra kambanave qe para tre viteve per kete problem,me nje deshmitare shqiptare,me oficerin e droges
    Dritan Zaganin.Perndjekja e tij dhe pranimi i kerkeses per azil politik,ve nepikpyetje te madhe besushmerine e Shtetit shqiptare.Nuk kalohet
    kaq lehte kjo situate,vetem me nje pergjegjes(Tahirin),sepse eshte implikuar Shteti ne tregtine e droges,si dikur me cigaret ne kohen e Dulles.

    1. nje shqiptar i vertete says:

      Po ti , Zagar Qorri , kujt i sherben ? Ike zhduku , se te erdhi turkofagosi , e te hengri me gjith lecka . Ai te vjen hakut ty .

      1. mirel says:

        Bobo ca legeni..qenke dhe laluc re

  12. Ylli says:

    O Meroooooooo !!! Nuk po e akuzo Berisha me Bashen .Me akuzat e politikaneve per njeri tjetrin ,shqiparet nuk shkojne as ne hale.Po e akuzojne sherbimet e shteteve fqinje.Po e akuzon prokuroria italiane.Kur e akuzoi Saimirin shefi i antitrafikut Dritan Zagani ,,patupersisht mbrojtet Saimir Tahirin.Saimiri nuk ishte dosido me Habilalilajt.Ceshte ky trapllik ,jau shita makinen pa letra dhe jau mora prap per xhiro.
    Nuk eshte si ato historirat me te forte qe permendin politikane.Eshte histori e paster tregtie droge ,nen kujdesin e Ministrit te brendeshem.
    Me e tmerrshme eshte deklarata e Habilaliajt …..atij (Saimir Tahirit) nuk i dalin 20 mil € per fushate.
    Tmeeerrrr.!
    Nese keni Gerdecin si etalon te ndeshkueshmerise te politikaneve….Samir Tahirin beheni hero.
    Thjesht jeni per turp o Mero Baze.

  13. Albi_I says:

    Mero, lexo pergjimet e leri pallavrat.

    Jane pergjime te sherbimeve sekrete italiane, te bera qe ne dhjetor 2013, ne diskutime te fshehta mes vellezerve Habilaj. Kujt po i mburren ata se njohin ministrin, njeri-tjetrit? Ata jane pergjuar ne diskutime totalisht te fshehta, askujt nuk po i mburreshin pervec vetes. Emri i Sajmirit del ne menyre te vazhduar, ne menyre konkrete, per shifra konkrete.

  14. Lani says:

    Hipokrite!!!!!!!!!!!!
    . Jeni ngritur te gjithe politikane e gazetare e beni sikur po habiteni me kete qe paska ndodhur me Tahirin. Po pse vertet e keni pasur te veshtire te kuptoni se biznesi i droges do behej vetem nga barinjte e Vlores e te Thethit pa i dhene ok ata qe ia kane hypur shqipetareve? Apo nuk perfitonte Berisha me PD- nga leket qe nxirreshin ne Lazarat?

  15. Iliriani says:

    Turp nuk ju vjen qe mbroni Tahirin ?!

  16. Mentari says:

    Mero Baze; Nuk mbrohet Tepelenasi Sajmir Droga duke bere barazime me lazaratin etj,etj,etj, Ne ketu kemi te bejme me Ajroplanat e droges qe Sajmir Tahiri me Edi Ramen I quanin Mushkonja .Ne kemi te bejme me makinen me target e Tahirit qe trasportonte droge nga Greqia (kokaine) ne shqiperi dhe Kanabis nga Shqiperia ne Greqi , dhe tani kemi petrgjimin e nje shteti tjeter qe nxjerr me emer Tahirin e sa para ai do te marri nga shitja e droges qe Moisiu do te shiste ne Itali.Nuk mbulohet muti me shurr I thot populli I jone.Tahiri duhet ti dorezohet Italise per hetim dhe pike. Ai kerkohet ne Itali si bashkepunetor I droges me Banden e Moisiut dhe kushdo qe kerkon ta e mbroje do te deshtoje me turp.

  17. VETING says:

    TI MERE BJERI DREJT JO PESHT PESHT.
    SAJA DHE GJITHE SAJET E TJERE PARA DHE PAS TIJ NE RRJESHT PER NJE NE HALE PUBLIKE KU DUHET TE ISHIN PARA SH KOHEVE DUHET TE SHKOJNE DHE SHPEJT E SHPEJT. PSE S THUA KUSH I VE HALET ATJE NE MAJE? PO VURE BYTHEN GUZHINIER MUT DO GATUAJ. TI E DI PO S TA MBAN BYTHA TA THUASH.

  18. @ says:

    @ Zigur
    Ke te drejte o zigur. Ky shtet esht i kapur prej shume kohesh, por kush do ta shpetoje? Beson ti te shqiptaret?

    1. Zigur Qarri says:

      Po te ishte Shqiperia e mbyllur si para 90-tes,ndoshta nuk do kishte shprese,por tani eshte
      pjestare e rregullave te nje loje qe nuk i dikton ajo,heret a von,laku do te ngushtohet.Edhe
      nese Shteti yne deshton totalisht(si rasti ne fjale),jan Shtetet Perendimore ata qe nderhyjne.
      Pa angazhimin e Italise,ky rast do te ishte mbyllur,dhe HEROI Dritan Zagani do te tregohej
      deri ne fund si tradhtare.Me mire do te behet.Fati yne qe jemi gjeografikisht prane Perendimit,
      jo si Armenia qe nuk ka nga ja mban.Tung.

  19. @autori says:

    Nuk lahet muti me shurre, o Mero djali!
    Bjeri ne koke kupoles mafioze te te gjitha ngjyrave! Derri do sacme derri!

  20. Shaba says:

    Pse i duhej trafikantit te permendte emer dhe jo pseudonim? Kjo bije ere si regjistrim i mafjes qe drejtohet nga Berisha. Krimi i orgaizuar ne Shqiperi ka komadat Berishe deri ne ate shkalle sa manipulpn edhe krimi e organozuar italian qe ka penetruar ne polici sekrete.

  21. Meta ik says:

    Opozita kujton se shqiptaret jane analfabet dhe te trredhur, por edhe ka te tille sepse po shikoj nje komentues qe i kerkon te lej mandatin e deputetit nga Sajmiri ?????

  22. ert says:

    Xhepist ordiner jeni te tere si Tahiri si dhe Pravda Tema. Deri sa Rama ti pagoje shkollen e djalit te Meros, Tahiri eshte njeri i pafajshem.

  23. mirel says:

    Dhe une kam propozuar 10 here qe te legalizohet hashashi ne vend. Por nje propoxim liberal dhe me koncept evoluimi te trajtimit te hashashit nuk ka te beje me kontrabanden e paligjshme. Perkundrazi, ka te beje me rregullim ligjor te tij. Dhe kjo eshte ana e kundert e krimit.
    Ne bote hashashin po e perdorin mjeke dhe jane ata qe lobojne per ta ligjeruar perdorimin per efekte te pakrahasueshme kurative te disa nga semundjet me te pasherueshme.
    Te vetmit qe jane te interesuar per te mps e ligjeruar jane hajdutet dhe kriminelet qe vjelin te ardhurat nga shitja e ilaceve, nga kostoja e mjekimeve pa fund..si dhe nga shitja e droges kontrabande.Po qe Koco kriminel per kete, atehere ti Mero Baze je femer kurve e Ramutit dhe gjithe klases politike qe i ke sherbyer si buce.
    Te ngrihesh e te akuzosh Kocon per deklaratat kjo eshte paturpesia me madhe e jotja si gazetar lavir i politikes , sepse kontrabanda po del hapur qe luhet nga shteti, dhe ti thua qe e ka fajin koqua..

  24. sali lul ilir mehdi says:

    Zoti Mero. Per pyetjen qe ngre ne krye te ketij editoriali, pyet keto te kater, mbase te japin ndonje pergjigje per zullumin e madh qe i kane shkaktuar ketij populli. Mos e harro dhe Monaliza Kokemadhin, qe e hedh shurren perpjete per te na treguar se eshte me ndershmja ne Shqiperi.

  25. simo says:

    Ik ore, se shoku i tyre je edhe ti.

  26. Dritan says:

    Mero sot e dhjeve fare plako. Po si e mbron sajen o te hengert mortja. Flet dia e katanias kisbin 2 muaj qe i kishin vene cimken ne makine kusherinjve te sajes…atehere car flet o katnar delvine.

  27. Peço says:

    Pse, u markan rilindasit me drogë? Allah, Allah!!!Vdekjen e dija, por që Tahiri të merrej me drogë nuk do ta besoja kurrë. Ja kanë hedhur kushërinjtë të shkretit, i vogël dhe fare i padjallëzuar. Gjynah!!!!!

  28. Catania says:

    Pallavra me e madhe ne hsitori eshte kjo qe ti shkruan sot.
    Une jam qytetar i ketij vendi dhe standartet i vendos populli e ligji, nuk mbete ti te propozosh standarde.
    Populli nuk pranon asnje lloj standarti dhe kompromisi.
    Nese vota e popullit e rrezoj ate qeveri me ato stndarte qe ti citon sdo te thote qe duhet te pranojme kete standartin e ri te Tahirit.
    Ti ndoshat e pranon sepse eshte ne interesin tuaj dhe te kesaj gazete qe shkruan si Kulla e Rojes se Jehovait, por te kujtoj qe nuk jemi te gjtihe si ty. Turp te te vij per nivelin nen-mesatar te formimit dhe kultures qe ke qe pranon nje stadnart te tille, ku i referohesh 2007 dhe pergjiemve te asaj kohe nga institucionet tona hale dhe i krahason me keto sot, mbi te gjitha te publikuara nga prokuroria italiane e cila fshin menderen me qvereine, prokurorine, dhe gazetarine tone,

  29. LORA says:

    Mero vellai,
    standarti Tahiri eshte standarti me I qarte I funksionimit real te shtetit te se drejtes ,qe duan dhe aspirojne shqiptaret ne shumice.Si I tille ,ai eshte nje standart qe mbeshtetet nga vullneti i shumices se shqiptareve;prandaj me hir apo me pahir politika do t’a jetesoje,,,si cecua.Nuk ka nga ia mban,,,,,edhe pse po I del tym nga bytha e perbashkume shqup-se + lesh-e-liste + mediave gebelsiane + llallerise + gjin-gjonerise,,,+ edhe ca cirakeve te pajtuar jashte Shqiperise,,,qe llogarisin edhe ata te zhvasin nga parate e shqiptareve.
    Saimir Tahiri eshte ,sot per sot,politikani me kredibel ne raport me shqiptaret,,,,,e ngriti nga gjirizi I inkriminimit dhe antishqiptarizmit Policine e Shtetit dhe e shnderroi per kater vjet ne institucionin me te besueshem per shqiptaret; ne shumice.Kush tjeter ka tagrin e kredibilitetit publik per te vendosur standarte te qendrueshme me shume se Ai ??? Eshte kjo dhe vetem kjo arsyeja perveluese e sulmeve mbi figuren e tij ,,,,me pacavure te fabrikume me keq se letrat anonime te luftes se klasave.
    Standarti I punes atdhetare dhe profesionale qe vendosi Saimiri ne Ministrine e Rendit eshte nje investim mese I qendrueshem,,,,me te cilin nuk matet dot asnje bande ,vecas apo te perbashkume,,,,qe sot per sot I thone vetes opozite.
    Vetting-u ,dhe implementimi I prekshem nga njerzit I Reformes ne Drejtesi dhe pa vonese,,,jane kyci I betonizimit te standarteve te shtetit te se drejtes,,,,dhe per keto duhet te kontribojme te tere Mero vellai,,,,me aq sa mundemi.

    1. mirel says:

      Seriozisht e ke ti?
      Ku je ketu, ne mbledhjen e efektivit me partine?
      Ik se late nam. Policet jane xhepistat e furgoneve.
      Ashtu si rri langua afer koshit te plerave ashtu rrine dhe policat pas deres se shoferit per gjoba. Ku ti shikosh ata fare letyrash fytyreshtrember qe nuk ju eshte artikuluar shprehia akoma..
      Jane shembelltyra e shtetit.
      Shtet legen qe rend pas fukarait dhe pensionisteve qe nuk kane leke te paguajne dritat.
      Shtet kriminel. Dhe ti me flet per punen e shkelqyer te Tahirit. Ik moj .are femer.

  30. elvi says:

    I thoni politikes te mos beje prokurorin dhe gjykatesin! Lereni drejtesine te nxjere te verteten! Por ,kur vrasesit therresin “drejtesi” per te varur te tjeret pa gjyq,ky eshte nje krim tjeter! Kur Berisha-Likja,floriri apo me bllok ne dore dhe Basha i rruges se kombit,i shitjes se detit i vrasjeve ne bulevard flet, ky eshte kulmi i mafias qe po mundohet te shpetoje dhe te marre revanshin! Basha me Monen po na bejne drejtesine tani?! Mjere Shqiperia ku ka arritur!

  31. shoku says:

    Ore une vrase mendjen dhe nuk arrij te kuptoj si nuk i ka shkuar ne mendje Sajmirit ( mire qe pranoi gabimin e shitjes?? se makines atyre), qe te pakten si njeri publik e njohim se si artikulon fjalen dhe po ashtu zgjuarsine qe ka, se per te ruajtur integritetin, pastertine, ndershmerine, etj,etj, pasi çliroi Lazaratin te merrej menjehere me BANDEN E MADHE DHE TE SHTRIRE GJERE E GJATE NE JUG e cila drejtohej nga shoket e tij,( se kusheririn e shtate apo te dhjete, une nuk e njoh, po dhe ne e njohsha e kam shok).
    Te mendoj se nuk e dinte se ekzistonte kjo BANDE???
    Te mendoj se ka pritur qe ajo te shkrihej??
    Te mendoj se populli nuk di gje??
    Te mendoj se ata bejne shaka??
    Te mendoj se ka menduar se ka qene ende heret per te vepruar??
    Personalisht nuk e marre fare ne konsiderate ate pergjim ( se s’ka nevoje te mesoj ky popull se kush jane KRIMINELET dhe kush i MBRON).

  32. Jugu says:

    Arjano, Shabano, Tahiro, lluku babashta.
    E kupton thelbin e komentit apo jo? Lexo komentet e tjera dhe do e kuptosh se per cfare flitet dhe si flitet. Mero ka dashur te mbroj trafikantin Tahiri, duke ber pergjithesime dhe duke shkruar si Zeri Popullit njehere koha. Ka kater vjet qe shkruan me keq se Fahri Balliu dhe prandaj ja permendim. Nuk e ka me fajin Saliu, por e ka pushteti, Rama, Tahiri, etc. E verteta eshte e hidhur por duhet pranuar.
    Shko laji makinen Meros tani dhe kontrollo stopin nga ana e majte se nuk I ndizet drita. Sufler si ti e demtojne me shume ate.

  33. john says:

    saje qorri ka marre 20 milion per ti perdorur per fushate! Ed Roma skermit dhembet: Po mu ky legeni vetem per 5 milion me raportoi, i paska honger vete 15 milion Euro. Perfundimi: Te hetohet pa meshire saje qorri (tani i shef 20 milion Euro fushate ky biri kurves)! Legen burre! Dhe ju te tjeret ta nigjoni, qisni paret e hashashit qe nuk i keni raportu, se qeveria te kap edhe kur mendo se ia ke hudh! Haj turqeta fshatit tuj! Megjithe byzylyke per grate rrota nga 2000 Euro copa! Katnart e dreqit!!!

  34. Na morri me qafe ndershmeria says:

    Gabimi kryesor i Tahirit ishte mbajtja e paprekur e te emeruarve berishjane ne polici !
    Shume drejtues socialist,pasi jane emeruar ne detyre, jane joshur nga eksponete te koruptuar te PD,duke “haruar” reformat.
    Etja per tu pasuruar brenda nates, qenka ender e çdo shqiptari te koruptuar.
    Komunikimi me pseudonime dhe perdorimi i emerit te Tahirit,te bejne te mendosh se e kane hedhur ne treg,per te provuar, se a kane qene nen pergjim !
    Ky grup ka pervoj gati 20 vjecare,ka kaluar neper koridoret e politikes,te djathte dhe te majte,duke i joshur me shuma marramendese per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje